Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa “Uromë një libër!” e inkurajon leximin

Ditën e fundit të vitit të kaluar lindi iniciativa e bukur “Uromë një libër!” Ajo u është drejtuar të gjithë adhuruesve të librave. Çdonjëri duhet të shënojë të paktën pesë shkaqe për të cilat e rekomandon librin e tij të dashur. Qëllimi është që të inkurajohen sa më shumë njerëz gjatë muajit, të cilët ta lexojnë këtë libër. Ai, i cili arrin ta bëjë këtë më mirë, do të fitojë çmim – një libër të bukur. Iniciativa tashmë gëzon një interes të madh dhe vetëm brenda dy javëve të para u bënë afro 30 oferta të ndryshme.

“Fajtorët” si të thuash për iniciativën “Uromë një libër” janë dy entuziastë të rinj – Fani, studente në kursin e katërt në degën “Sisteme dhe teknologji kompjuterike” në Universitetin teknik në Sofje dhe Vasko, specialist në fushën e ueb dizajnit. Kjo është vetëm një prej ideve të tyre, të cilat janë publikuar në sajtin www.cheti.me Të dy e krijuan para rreth një viti, me idenë të këmbejnë informacion me miqtë e tyre për librat e ndryshme. “Duam të merremi me gjëra të dobishme, të cilat na sjellin kënaqësi”, na tregon gjithashtu Fani për motivet e tyre për ta krijuar këtë bibliotekë virtuale. Për ta sajti cheti.me është “shprehje e lirisë së fjalës, e dashurisë ndaj librit dhe letërsisë”. Në sajt mund të lexohen lajme interesante nga bota e letërsisë dhe kulturës. Atje ka një sektor special “Vepra”, ku çdo një personalitet krijues mund të publikojë lirisht vepra të veta – poezi, prozë... Ka dhe një forum, ku diskutohen tema interesante dhe zhvillohen shumë debate letrare. Më shumë hollësi për mënyrën, në të cilën zhvillohet këmbimi i librave, na solli Fani:

“Titujt e librave, të cilat do që t’i ndash me njerëz të tjerë, pavarësisht nëse ata janë miqtë tuaj, apo jo, publikohen në sajt. Ka një buton “Dua ta lexojë këtë libër”. Në qoftë se libri është botuar në letër, atëherë merreni vesh me njeriun, i cili do që ta lexojë librin, nëse t’ia dërgoni me anë të postës. Kjo do të kushtonte rreth 1 euro. Mendoj se ky është një çmim shumë i ulët. Në qoftë se libri është elektronik, atëherë ia dërgoni me anë të postës elektronike. Merreni vesh nëse ta ktheni prapë librin, nëse të vazhdoni t’ia dërgoni lexuesve të tjerë. E di se tashmë ka pasur shumë këmbime të tilla.”

Për një vit sajti cheti.me ka tërhequr afro 8000 fansa në faqen e tij në Facebook. Sipas Fani më aktive janë femrat dhe njerëzit e moshës nga 20 deri në 45 vjeç. “Ka njerëz, të cilët lexojnë shumë dhe mendojnë se nëpërmjet librave mund të mësojnë shumë gjëra të reja dhe të zhvillohen” – është e bindur Fani.

Çfarë kërkohet më shumë në bibliotekën virtuale?

“Ka një artikull “Si të fitojmë miq dhe të ndikojmë mbi të tjerët?” të Dejl Karnegi. Ky artikull lexohet më shumë dhe shkakton interes më të madh ndër vizituesit e sajtit – thotë Fani. – Më bën përshtypje gjithashtu se kohët e fundit lexohen shumë libra për zhvillimin e personalitetit, për biznesin, për marketingun. Këta janë librat, të cilat shkaktojnë një interes më të madh, si dhe romanët klasikë. Lajmet dhe informacioni për ta në sajt gjithashtu janë shumë të vizituara.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD