Çdo qytet ka pamjen e vet origjinale dhe të papërsëritshme, gjë me të cilën ai dallohet nga vendbanimet tjera. Veliko Tërnovo është njeri prej këtyre qyteteve bullgare, i cili me atmosferën e vet aristokratike ndryshohet nga të tjerët. Dhe kjo nuk është ashtu vetëm për faktin, se gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare vitet 1187 – 1393, ai ishte kryeqyteti i shtetit bullgar. Shtëpitë e ndërtuara shkallë-shkallë në formën e gjysmërrethi mbi lumin Jantra sikur formojnë kurorën madhështore të njërit prej qyteteve më të vjetra të Bullgarisë. Kudo shihen gjurmët e historisë së lashtë bullgare. Krahas kësaj nuk mungon edhe modernizmi urban. Për dukjen më atraktive të këtij vendbanimi bullgar do të kontribuojë edhe projekti për rinovimin e ambientit qytetor.
© Foto: BGNES
Që para 30 vjetësh kishte ide, aleja që zvarrit buzë brigjeve të lumit Jantra të shndërrohet në një vend tërheqës për të gjithë, të cilëve u pëlqejnë pamjet e bukura, qetësia, shëtitjet romantike. Sot projekti prapë është në rendin e ditës. Pas një aktualizimi, në të parashikohet që në rrugën buzë lumit të formohen disa zona për shëtitje. Secila prej tyre do të ketë pamjen e vet e papërsëritshme arkitekturore. Shëtitore do të lidhin këndet e veçanta për argëtim dhe pushim. Do të rivendoset edhe një nga hapësirat më të preferuara të banorëve vendas. Ky është plazhi lumor, i cili gjatë verës do të ofrojë kushte të mrekullueshme për banja diellore. Do të caktohen edhe sipërfaqe për rregullimin e parqeve dhe kopshteve. Qyteti, shtëpitë e të cilit ngrihen në formën amfiteatrale mbi bjeshkën e malit në mesë të gjelbërimit natyror, janë një premisë për krijimin e shesheve fëmijësh, parqeve dhe një zone për ngjitje shkëmbore. Plani ambicion parashikon të ndërtohen edhe porte lumore për varka, ura të varura dhe impiante të tjera atraktive për shëtitje dhe kalim. Ndërtimi i zonës lumore të qytetit do të financohet me mjete të fondeve evropiane dhe me partneritet publik dhe privat.
© Foto: imagesfrombulgaria.com
Novitetet në hapësirën arkitekturore me siguri do të tërheqin më shumë turistë në kryeqytetin e lashtë bullgar. Interesi ndaj Veliko Tërnovos si një destinacion i turizmit kulturor edhe tani është i madh. Duke ardhur në qytet, turistët patjetër shkojnë për vizitë edhe në fshatin e afër Arbanasi. Këtu vijnë shumë miq nga jashtë – Rusia, Rumania, Gjermania, Franca, Britania e Madhe. Një popullaritet ndër miqtë e qytetit fiton festivali veror operistik “Skena e shekujve”. Ai zhvillohet në mesë të dekorit të natyrshëm të kështjellës mesjetare Carevec. Prej shumë vitesh në qytet organizohet edhe Festivali Ndërkombëtar Folklorik, në të cilin prezantohen grupe nga mbarë bota. Mirëpo interes më të madh te turistët provokojnë shfaqjet audio-vizuale “Tinguj dhe dritë”. Në qytet vijnë edhe grupe të organizuara, që të shikojnë këtë spektakël magjepsës dhe mahnitës. Ai është falas në ditët e festave kombëtare. Krahas kësaj në këtë vendbanim të lashtë organizohet edhe ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor”.
© Foto: imagesfrombulgaria.com
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..