Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I ashtuquajturi “hater” – terminator i vërtetë në rrjetin e internetit

Sipas një studimi, për 80 për qind të nxënësve bullgarë sjellja agresive në internet është thjeshtë një argëtim.
Foto: EPA/BGNES

Në shikim të parë ata duken si moshatarët e vet në oborrin e shkollës, por pasi futen në rrjetin e internetit bëhen terminatorë të vërtetë, plot negativizëm dhe agresion. Këta janë të ashtuquajturat “hater” (përkthyer shqip: urrejtës).

Hater-i është shumë negativ dhe tërbohet nga sukseset e të tjerëve dhe nga çdonjëri, i cili është më i ndryshëm. Zakonisht adoleshentët dhe fëmijët shkojnë në këtë ekstrem. Është normale që adoleshenti të dojë dhe të urrejë fort. Në këtë moshë të rinjtë ende nuk e kanë arritur pjekurinë emocionale dhe nuk mund të kontrollojnë gjithmonë emocionet e veta – thotë psikologu Ivan Igov. Kjo nuk do të thotë se këta fëmijë janë të ashpër dhe të paedukuar edhe në jetën reale. Në fakt në internet fëmijët kërkojnë mënyra për t’u çlodhur nga stresi dhe negativizmi i grumbulluar. Hater-ët te ne madje kanë një sajt special, ku çdonjëri mund të shkruajë pa problem anonime kërcënime dhe fjalë të ofenduara kundër bashkënxënësve dhe mësuesve të tyre. Në këtë sajt mund të shihni video-spote, ku nxënësit sillen arrogante me mësuesit dhe bëjnë në orën e mësimit çfarëdo që të duan.

Ivan IgovKur të grinden adoleshentët në shkollë, ose në rrugë, ata shumë shpesh këmbejnë ofendime, rrahin njëri tjetrin me grusht, por pasi këto emocione zbehen, të nesërmen këta fëmijë mund të jenë përsëri miq. Mirëpo, situata në internet është e ndryshme – thotë psikologu Ivan Igov. – Për fat të keq, para erës së kiber-hapësirës – një botë e dytë, në të cilën jetojnë fëmijët tanë, këto fjalë zhdukeshin pas shqiptimit të tyre në rrugë, ose në shkollë. Por tani ato mbeten në hapësirën e internetit për një kohë më të gjatë. Në këtë mënyrë ofendimet e shprehura para pak kohe mund të shkaktojnë dëme të mëdha në një etapë më të vonshme. Studimet tona në kuadrin e një projekti të UNICEF-it tregojnë se një e treta e dhunës midis vetë fëmijëve tashmë është në këtë kiber-hapësirë. Këto janë mesazhe dhe letra ofenduese, të cilave njerëzit e moshuar nuk u kushtojnë vëmendje, sepse ato janë në një botë më të ndryshme nga bota e tyre!

Sipas një studimi, të zhvilluar para pak kohe, për 80 për qind të nxënësve te ne sjellja agresive në internet është thjeshtë një argëtim. Sipas psikologëve, në shumicën e rasteve terminatorët e mitur nuk duan të ofendojnë me të vërtetë, në fakt në këtë mënyrë ata vetëm eksperimentojnë me identitetin e vet, por prapëseprapë e gjithë kjo mund të ketë pasoja negative.

Në këto sajte mund të shihni fotografi dhe tekste, të cilat nuk janë aspak të përshtatshme për fëmijë të moshës nën 18 vjeç – vë në dukje Ivan Igov. – Në të njëjtën kohë shteti është i detyruar t’i mbrojë fëmijët në rrugë. Në qoftë se ndonjë fëmijë në rrugë është kërcënuar në ndonjë mënyrë ne jemi të detyruar ta mbrojmë, pra ne jemi të detyruar t’i mbyllim sajtet, të cilat janë të rrezikshme për fëmijët tanë. Kështu qe organet përkatëse, të cilat janë të ngarkuara me detyrën për të vëzhguar se çfarë ndodh me fëmijët tanë në internet, duhet të ndërmarrin masa serioze! 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD