Rene Ranev është një djalë 24 vjeçar. Në fillim të vitit ai promovoi projektin muzikor “Alone” në konkursin për këngën bullgare në Eurovizion 2012. Me interpretimin e tij ai e bëri jurinë dhe publikun për vete dhe u klasifikua mes 12 finalistëve. Finali do të transmetohet më 29 shkurt, kur Bullgaria do të përzgjedhë këngën, me të cilën vendi do të prezantohet në konkursin prestigjioz të muzikës, Eurivizion. I riu Rene Ranev vetë i është autori i këngëve. Që prej moshës së fëmijërisë merret me muzikë. Si adoleshent ka interpretuar në një grup në vend. Talenti i tij i vërtetë doli në dritë gjatë 2011-ës, kur u dekorua në dy festivale ndërkombëtare, të cilat janë mbajtur në Bullgari. Vitin që shkoi Rene Ranev mori pjesë në festivalin e kulturës muzikore të të rinjve “Net të bardha” në Shën Petersburg të Rusisë. Mes të pranishmit ishin Woody Allen dhe muzikantët nga grupi “The Doors”. Anëtar i jurisë ishte Liz Mitchell nga “Boney M”, me të cilin bullgari ka folur rreth projekteve të ndryshme muzikore.
© Foto: arkiv
Një zë tjetër që u spikat ndër interpretuesit e rinj të skenës muzikore bullgare është ai i Aleks Zhekovës. E reja këndonte në grupin e fëmijëve “Talasëmçe” dhe ka marrë pjesë në shumë turne të muzikës në Bullgari dhe jashtë vendit. Studion për regji kinematografike dhe televizive në Sofje. Në shoun televiziv “Music Idol” ajo pushtoi zemrat e publikut me zërin e tij specifik.
© Foto: arkiv personal
Talenti tjetër që u zbulua në skenën e muzikës moderne në Bullgari është Steliana Hristova. Vajza 17 vjeçare fitoi edicionin e parë të shout “The Voice of Bulgaria”. Duke shkelur rrugën e suksesit, Steliana do të punojë shumë dhe do të shpresojë të ketë fat. Ëndërroj të incizojë një album më vete. Preferon stilin pop. E reja këndon që prej moshës së fëmijërisë. Ka marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka interpretuar në formacionin muzikor “Patilanci” në vendlindjes së saj Gorna Orjahovica, Bullgari Veriore. Me këngën “Rruga” ajo do të prezantohet në finalen e konkursit të këngës bullgare në Eurovizion 2012.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...