Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mund të heqë dorë nga Centrali bërthamor “Belene”

Foto: EPA/BGNES
Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi shumë herë përpara mediave gjatë ditëve të fundit se, Bullgaria është në rrugë të heqë dorë nga ndërtimi i centralit të dytë elektrik atomik “Belene”. Reaktori rus i prodhuar për centralin do të paguhet dhe do të instalohet si bllok i shtatë në centralin “Kozloduj”. Kjo bëhet dy javë përpara se të skadojë afati, brenda cilit qeveria duhet të marrë një vendim për të ardhmen e projektit. Kështu lajmi se, Bullgaria heq dorë nga projekti “Belene” kaloi nëpër agjencitë botërore.

“Unë personalisht e dërgova ministrin e energjetikës Trajço Trajkov dhe zëvendëskryeministrin Simeon Djankov përpara një muaji në Moskë, që t’u thonë partnerëve rusë, se nuk do të ndërtojmë centralin “Belene”, ishin fjalët e kryeministrit, i cili shtoi se, “do të paguajmë reaktorin dhe do ta çojmë në centralin “Kozlloduj”. Bojko Borisov nuk la pa theksuar faktin për herë të radhës se, për këtë projekt janë harxhuar 1.38 miliardë leva, “të taksapaguesve bullgarë”. Kryeministri përsëri rikujtoi mungesën e arsyetim financiaro-ekonomik dhe diversifikimit, “me fjalë të tjera – të mos të jemi të varur vetëm nga rusët”. Kërkesa e Bullgarisë qe shqyrtuar dhe te takimi i parë i Borisovit me Putinin në Sofje. “Mendoj se ai më kuptoi”, komentoi sot kryeministri. Për vit të tretë të radhës Bullgaria kërkon dhe investitorë të tjerë të përfshihen në ndërtimin e centralit, që të mos të jetë projekti, sipas fjalëve të Borosovit – “vetëm bullgaro-rus”. Kompania ruse “Rosatom” tërhoqi ndaj projektit me nga 1 % pjesëmarrje dhe opsion për shtimin e kompanisë finlandeze “Fortumit” dhe të asaj franceze “Alltran”. Ndërkohë në hapësirën publike u shfaq informata se, “Uestinghaus” amerikane mund të bëhet furnizuese të lëndës bërthamore, kurse fondi i investimit amerikan tregon interes ndaj anës financiare të projektit. Pavarësisht se deri tani firma nën marrëveshjen nuk ka, oferta është e mundshme.

Reagimi i palës ruse nuk u vonua. Kompania realizuese e projektit “Atomstrojprojekt” ndaloi punë në sheshin e centralit elektrik atomik “Belene” për shkak të “mospërcaktimit të qeverisë bullgare për të ardhmen e centralit”. Erdhi dhe lajmi se, korpusi i reaktorit të parë prej 1000 megavat dhe nga brezi i ri “3+” tanimë është montuar dhe pajisja do të dërgohet në Bullgari në mesin e muajit prill. Bullgaria ka paguar tanimë dy të treta nga çmimi i tij.

Në fakt, ky është blloku i parë “i dytë”, i prodhuar për këtë centralë nga Rusia. Akoma gjatë viteve 80-të të shekullit të kaluar, kur qeveria socialiste vendosi të ndërtojë mega-projekt, reaktori i parë është transferuar në vend, por jo dhe i instaluar. Gjatë gushtit të vitit 1991, tanimë në kohën e ndryshimeve demokratike, Bullgaria hoqi dorë nga ndërtimi i centralit të dytë atomik. Sipas të dhënave të ndryshme, shuma e parave të investuara në projekt përpara mbylljes del në 1 miliardë dollarë. Vite të tëra me radhë reaktori qëndron në depot dhe mezi përpara 5 vjetëve është i blerë përsëri nga kompania ruse “Atomstrojeksport” dhe e instaluar në centralin atomik rus në Kaliningrad. Ndërkohë qeveria e Lëvizjes Kombëtare Simeon i II-të rinovoi projektin, kurse gjatë vitit 2006 Bullgaria dhe Rusia nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene”. Dy vjet më vonë kabineti Stanishev bëri një gërmim të dytë “të parë”. Që atëherë bisedimet janë në një vend, kurse çmimi i projektit arriti sipas llogarive ruse afro 6.4 miliardë euro.

Ideja për instalimin e reaktorit në vend në sheshin e Belenes, në centralin “Kozlloduj” ka si përkrahës, ashtu dhe kundërshtarë. Mbrojtësit e “Belenes” argumentohen se, Bullgaria ka nevojë nga kapacitete të reja, kurse elektroenergjia e prodhuar do të jetë me një çmim konkurrues. Ata i akuzojnë lobistët e bllokut të shtatë në “Kozloduj” se, faktikisht punojnë për interesat e Rumanisë dhe të Turqisë. Sepse ndërtimi i reaktorit të ri në centralin e vjetër atomik do të harxhojë 10-15 vjet, kurse gjatë kësaj kohe shtetet tona fqinje do të ndërtojnë kapacitete të reja dhe do ta konkurrojnë Bullgarinë në tregun energjetik. Sipas të emëruarit për ministër të ri të energjetikës, Deljan Dobrev, situata është e ndërlikuar, aq më shumë se, është nënshkruar marrëveshje pa u ditur çmimi i centralit “Belene”. Instalimi i reaktorit në “Kozloduj” është mundësi, por më e rëndësishme është diversifikimi i projektit, komenton ministri i ardhshëm energjetik. Ekspertët energjetikë frikësohen se, gjatë refuzimit nga ana e Bullgarisë të ndërtojë centralë të re, zgjatja e ardhshme e jetës të reaktorëve të vjetër në centralin “Kozloduj” do të bëhet problematike, për shkak të faktit të thjesht se, fjalën e rëndë do ta kenë rusët për shkak të teknologjive ruse në central.

Por prapë së prapi, dera mbetet pak e hapur, sepse pritet analiza përfundimtare e projektit konsultativ HSBC – banka më e madhe evropiane, për rentabilitetin e centralit “Belene” – çmimi i korrentit të prodhuar dhe nëse në të ardhme në regjion do të ketë “uri” për elektricitet. Pavarësisht nga ana kategorike e vet, kryeministri shtoi se, do të kërkohen mënyra që projekti të deversifikohet si pronë ose furnizim të lëndës, “që të mos të jetë i varur vendi ynë kaq nga rusët”. Të gjitha këto janë shenja të drejtpërdrejta se, Bullgaria mbase do të kërkojë zgjatje të marrëveshjes, e cila përfundon më 31 mars të këtij viti, për marrjen e vendimit përfundimtar mbi projektin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në Eurozonë

Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..

botuar më 25-01-07 9.18.PD

Një apartament 100 metra katorë në Bullgari kushton 199 paga mesatare

Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..

botuar më 25-01-06 10.19.PD

2025-ta parashikon mbijetesë të vështirë për biznesin mes paqëndrueshmërisë politike dhe sfidave të politikës së jashtme

Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..

botuar më 25-01-04 11.15.PD