Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari jo tradicional bullgar Vasill Georgiev

“Shkrimin nuk e konsideroj qëllim ose profesion, nuk është ndonjë gjë pas së cilës endem dhe do ta ndjek deri në fund të jetës sime” – kështu u shpreh avokati Vasill Georgiv, pasi u botua vëllimi i tretë me tregime “Degrad”. Gjatë 2011-ës botimi i tij u dekorua me çmimin prestigjioz bullgar të letërsisë “Helikon”.

Autori Vasill Georgiev është shembull i thënies së urtë të popullit Oreksi vjen duke ngrënë. Brenda katër vitesh autori nxori në treg tri vëllime me tregime dhe sot tregon me humor se është duke shkruar një roman. Vasill Georgiev është njëri nga pak shkrimtarët bashkëkohorë, të cilët flasin për punën e vet artistike me shaka, por është ndër ata që ia përkushtojnë veten shkrimit. Ai sillet ndryshe se autorët e tjerë – e ka humorin të mirë, është plot ndjena pozitive dhe zbavitës. E veçanta e tij dallohet bile në mënyrën e

© Foto: arkiv personal

të folurit: “Gjithmonë më ka pëlqyer leximi, por kurrë nuk e kam ushtruar mirë shkrimin – thotë avokati shkrimtar 36-vjeçar. – Në shkollë vështirësish e kam zgjidhur çështjen letrare. Atëherë mendova se nuk e kisha intelektin kaq të spikatur për lëndët e arsimit të mesëm. Gjë normale për një nxënës. Secili prej nesh krahasohet me përvojën që ke në momentin e caktuar. Në fakt ky ishte gabim. Më tepër duhej të përballoj kufizimet e mendimit dhe t’ia tregojë botës mundësitë e mia reale. Por këtë e mora vesh pak më vonë, kur isha larguar nga mësimet. Për mendimin tim në shkollë duhej të na mësonin se si të mendojmë dhe të plotësojmë nevojat shpirtërore.”

Kur ka qenë fëmijë Vasill Georgiev ëndërronte të bëhej kozmonaut, pastaj – mësues. Në vitet e pjekurisë nuk e ka menduar veten si student, thjesht sepse nuk ka pasur besim në vetveten e tij. Dy vjet me radhë i ka mësuar përmendsh tezat e letërsisë për t’u pranuar në fakultet. Pas kësaj është regjistruar në degën e drejtësisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”. Sot Vasill Georgiev, përveçse është shkrimtar i dekoruar, është doktor i çështjeve të drejtësisë dhe pedagog në universitetin ku ka mbaruar. Karriera e tij e shkrimtarit filloi duke u futur në një garë artistike me shkrimtarin dhe mik të tij, Radosllav Parushev.

“Shumë herë e kam deklaruar se pikërisht ai është njeriu, i cili më nxiti që ta fillojë shkrimin. Nuk e kisha ndërmend. Emri i mikut tim, Radosllav, doli në dritë. Shkrimet e tij botoheshin në revista të ndryshme dhe mbase e kisha zili – me buzë në gaz thotë Vasill. – Që kur isha në shkollë bëra përpjekje të shkruaj poezi. Fatmirësish, kjo periudhë kaloi dhe përpjekjet e mia të pasuksesshme nuk do të dalin në dritë. Tregimit të parë i kushtova katër, pesë vite. Në fillim shkrova një faqe e gjysmë dhe m’u duk i mirë. Ky tregim shtrihet në faqet e para të vëllimit tim debut “Plazhi i budistëve”.

Ai u botua gjatë 2008-ës dhe që prej asaj kohe shkrimtari bullgar filloi t’i afrohej çmimit tonë prestigjioz “Helikon”. Mirëpo, një votë në favor të shkrimtarit me banim në SHBA, Zahari Karabashliev, e largoi nga shpërblimi.

“Jam i kënaqur me sukseset e mia dhe për mendimit tim këto janë rezultat nga hapat graduale që po bej në jetën profesionale. Që të inkurajosh një lexues të blejë librin tënd, në fillim duhet ta promovosh këtë shkrim në mënyrë interesante, sepse nuk mund të përcjellësh mesazhin tënd kur lexuesit mbështetet vetëm në përmbledhjen vendosur në fund të librit.” Vëllimi i dytë i shkrimtarit Vasill Georgiev titullohet “Rrugaç. Historia e rrugëve të Sofjes”. Duke shfletuar faqet, lexuesi njihet me ngjarjet dhe personalitetet, të cilat lidhen me emërtimin e rrugëve në kryeqytet. Ky vëllim doli nga shtypi më 2010. Në të gjejnë vend rubrikat e shkrimtarit, të prezantuara në revistën falas “Një javë në Sofje”. Libri i Vasill Georgiev-it u nominua për një çmim tjetër letrar. Rruga më e preferuar për shkrimtarin bullgar është ajo “Ivan Shishman”, mbase për shkak të klubeve tërheqëse që ka.

Sot Vasill Georgiev e konsideron shkrimin e vet social. “Besoj se botimet e mia, të cilat përfytyrojnë letërsinë sociale, bëjnë pyetjet e drejta, ndërsa nuk ngarkojnë lexuesin me sisteme ideologjike për t’u ndjekur” – thotë shkrimtari. A shpreson se librat e tij mund të shiten jashtë vendit? “Patjetër se e dëshiroj këtë. Por e di se duke sjellë vetëm tregime, kjo punë nuk do të bëhet. Një roman do të kishte sukses më të madh. Në fakt, çfarë kërkon një lexues perëndimor nga shkrimtari lindor? Akoma nuk e di” – thotë Vasill Georgiev. Figura e tij artistike merret me çështjet e mëdha të së voglës Evropë Lindore. Shkruan për mafi, për personazhin e femrës, para së cilës zbulon të fshehtat e njeriut të popujve sllavë. “Nuk është fare mirë që të përqendrohesh në historinë e vet të jetës. Me rëndësi është historia e përbashkët e njerëzimit, ku mendimet ballafaqohen me njëri-tjetrin, plasin konfliktet dhe diku andej lind e vërteta.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD