Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka kartel për çmimet e lëndëve djegëse në Bullgari?

Foto: BGNES
“Monopolet janë fakt. Njerëzit nga të njëjtat degë mblidhen rrallë, por biseda e tyre në fund të fundit arrin deri në një farë dinakërie për rritjen e çmimeve”. E ka thënë babai i ekonomisë klasike Adam Smit akoma gjatë shekullit të XVIII-të. Tanimë 4 shekuj shoqëria lufton kundër këtyre strukturave, por... siç ka konstatuar klasiku, ato janë fakt. Përse e citojmë babanë e ekonomisë klasike? Sepse sot do të flasim për këtë, a ka kartelë për çmimet e lëndëve djegëse në Bullgari.

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës shpalli përpara disa ditëve, se katër kompani të naftës në Bullgari janë në kartelë për çmimet e lëndëve. Këto janë “Lukoil Bullgaria”, “Rompetroll Bullgaria”, “Nafteks Petroll” dhe “OMV Bullgaria”. Në një njoftim zyrtar shkruhet se, komisioni ka gjetur një “marrëveshje të ndaluar dhe një praktikë të koordinuar për përcaktimin e çmimeve,” të cilët kufizojnë ose shkelin konkurrencës të pazareve për benzinë dhe naftë. Kompanive u është dhënë një afat prej 30 ditëve të mbrohen, kurse sanksionet për kartel janë gjobë deri më 10 për qind nga qarkullimi për vitin e mëparshëm. Qarkullimet e katër kompanive për vitin 2010 përgjithësisht janë mbi 3.1 miliardë euro. Firmat e prekura të naftës nuk i njohin akuzimet për kartel. Ata e diskutojnë dhe vendimin e komisionit si pa bazë.

Rritja e çmimeve të lëndëve u bë temë e nxehtë akoma gjatë vitit të kaluar, pikërisht gjatë kësaj periudhe. Gjatë marsit të vitit 2011 protesta shumëmijëshe kundër çmimeve të larta të naftës bllokuan lëvizjen nëpër qytetet. Si një nga shkaqet atëherë tregohej kriza në Libi, e cila ngriti çmimin e lëndës në tregjet ndërkombëtare. Përsëri gjatë marsit të këtij viti, problemet me Iranin përsëri i rritën çmimet e lëndëve te ne dhe në Bashkimin Evropian. Për koment mbi temën kërkuam makro-ekonomistin Gjeorgji Stoev nga agjencia analizuese “Industry Watch”.

Çfarë tregojnë studimet tuaja krahasuese për çmimet e lëndëve djegëse në Bullgari dhe në Bashkimin Evropian?

“Sipas të dhënave të cilat i kemi nga mesi i muajit mars, vendi i vetëm me një çmim më të ulët të benzinës A-95 në Bashkimin Evropian nga Bullgaria është Rumania dhe ndryshimi është aty rreth 0.3 eurocent. Kjo do të thotë se, çmimi përfundimtar në Bullgari është 1.33 euro, kurse në Rumani 1.30. Te çmimi i naftës ka disa shtete në të cilat është pak më i lirë. Këto janë Letonia, Luksemburgu e të tjera. Por si tërësi Bullgaria është mes vendeve me lëndë relativisht të lira në sfondin e asaj që shitet në Evropë.

Tjetra, të cilën e ndjekim nga afër, është pjesa e taksave dhe të akcizave në çmimin përfundimtar të lëndëve. Në Bullgari kjo pjesë është më e vogël nga shumë vende evropiane, por prapë së prapi i konsiderueshëm. Posaçërisht te benzina ai është rreth 44 për qind nga çmimi përfundimtar. Kur furnizojmë në kolonat e benzinës, pothuajse gjysma nga ajo, që paguajmë shkon në buxhetin e shtetit.”

A është reale konkurrence në tregun e lëndëve te ne, a ka fitime të rritura nga ana e kompanive të naftës?

“Është e mundur dy veta të ulen në një tavolinë dhe të kuptohen, bile të firmosin diçka, tre – me pak më shumë përpjekje, por kur bëhen katër, bëhet e vështirë. Kjo është nga pikëpamja e teorisë së lojërave – shumë vështirë arrihet bilanc mes interesave dhe të stimujve të pjesëmarrësve në një proces të tillë. Në mënyrë thjesht hipotetike më duket pak e mundshme për treg, në të cilin 11 për qind nga çmimi përfundimtar duhet të shpërndahet midis rafinerisë dhe tregtarëve, kurse kjo është e ngjashme në të gjitha vendet evropiane. Nuk flasim për një fitim kaq të madh, i cili të jetë sfidë, kurse lojtarët në pjesën tregtare janë mjaft shumë, që të kërkojmë ndonjë farë forme të përshtatjes midis tyre.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para vendosjes së euros, njerëzit janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhshme ekonomike

Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..

botuar më 25-11-07 1.52.MD
Foto: Konfederata e Punës

Një nga sindikatat kryesore të vendit kundërshton Buxhetin 2026

Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat..

botuar më 25-11-06 11.22.PD

Biznesi bojkoton diskutimin e buxhetit të vitit 2026, duke e quajtur atë “të majtë”

Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për projektbuxhetin e vitit 2026, pasi biznesi në mënyrë të paprecedentë vendosi të mos marrë pjesë në..

botuar më 25-11-05 2.47.MD