© Foto: BGNES
kazusin e centralit të dytë bërthamor . “Duhet të vihen të gjitha faktet mbi tavolinë, studimi i tregut, nëse pas 7-8 vjetëve do të ketë kërkim të energjisë në regjion dhe sa do të kushtojë centrali “Belene”, komentoi ministri Dobrev. Kryeministri Bojko Borisov shumë herë me radhë ka deklaruar pozitën bullgare, se projekti bullgaro-rus nuk do të ndërtohet. Qëndrimi i qeverisë bullgare është se, në qoftë se nuk gjendet një investitor i madh evropian ose amerikan, i cili të diversifikojë projektin për centralin e dytë bërthamor, ai nuk do të zgjatet. Deri në fund të marsit pritet vendimi përfundimtar i konsulentit mbi projektin HSBC, i cili duhet të bëjë një analizë të plotë për rentabilitetin, çmimin e centralit të ardhshëm, tregjet potenciale për korrentin e prodhuar prej tij dhe shanset për tërheqjen e investitorëve të huaj. Në të njëjtën kohë shqyrtohen dhe mundësi të tjera. Njëra është reaktori i prodhuar nga Rusia për “Belene” të instalohet në sheshin e Centralit “Kozlloduj” si bllok i shtatë. Ka dhe variant i dytë që ky reaktor të shitet në vend të tretë.
Korporata shtetërore ruse “Rosatom” ka gatishmëri të shqyrtojë një aneks të ri ndaj marrëveshjes për ndërtimin e Centralit “Belene”, pas deklarimit të pozitës zyrtare të Bullgarisë. Shefi i “Rosatomit” Sergjej Kirienko ka shprehur interesimin e Moskës të gjendet zgjidhje dhe projekti të realizohet. Ekspertë rusë pohojnë se, konsulenti i projektit e ka përfunduar punën e vet, duke parashikuar për projektin afat të rikthimit prej 20 viteve.
Do të rikujtojmë se gjatë muajit dhjetor të vitit 2006, Sofja dhe Moska nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e centralit atomik me dy blloqe dhe kapacitet të përgjithshëm 2000 megavate. Marrëveshje përfundimtare për ndërtimin akoma nuk ka. Ndërkohë një pjesë nga pajisja e centralit ishte porositur, në shesh filluan punimet përgatitore, kurse përpara disa ditëve drejtori ekzekutiv i projektit, “Atomstzrojeksporti” njoftoi se, blloku i parë për Centralin “Belene” është gati dhe në mesin e muajit prill mund të mbërrijë në Bullgari. Pas deklaratave të shumëhershme të kryeministrit Borisov gjatë ditëve të fundit se Bullgaria është në rrugë të heqë dorë nga ndërtimi i Centralit “Belene”, kompania ruse tërhoqi specialistët e vet nga sheshi i centralit dhe në praktikë ndaloi punën mbi projektin bërthamor, derisa Bullgaria nuk merr një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Dhe ky vendim është i vështirë, por vetëm sepse për vit të tretë të radhës Bullgaria nuk mund të gjejë një investitor tjetër për mega-projektin, që të mos të mbetet ai, sipas fjalëve të kryeministrit “vetëm bullgaro-rus”, por dhe sepse çmimi i tij gjatë viteve u rrit deri në afro 6.4 miliardë euro – një shumë, të cilin çdo një investues i madh do të paguante në kohën e krizës, vetëm në qoftë se është i sigurt se projekti është rentabil në regjion. Projekti “Belene” nuk mund të mbetet vetëm “bullgaro-rus” edhe për shkak të faktit se, gjatë realizimit të tij energjetika bullgare do të bëhet 80% e varur nga teknologjitë ruse dhe nga resurset energjetike ruse.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) e uli përsëri normën bazë të interesit në vend. Që nga 1 maji, do të jetë tashmë 2.24 për qind. Rënia krahasuar me prillin është 0.15%, kur ishte 2.39 për qind. Ky është muaji i tetë radhazi i një uljeje të normës së..
Përgatitjet për migrimin e pagesave me karta nga leva në euro dhe aderimi përkatës i sistemit të pagesave me karta BORICA në TARGET deri në fund të vitit janë në një fazë të avancuar, tha për BTA-në zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare..
Rreth 4 miliardë borxhi në euro u mor nga tregjet ndërkombëtare me dy emetime, konfirmuan analistët e tregut për Radion Kombëtare Bullgare. Obligacionet janë për 9 dhe 13 vjet. Kjo është hyrja e parë e Bullgarisë në tregun e jashtëm këtë vit...