Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Starton një projekt për trajnim të prokurorëve të specializuar për luftimin e kriminalitetit të organizuar

Ambasadori i Holandës në Sofje Karel van Kesteren, kryetari i Prokurorisë së specializuar Svetllozar Kostov, përfaqësuesi i RiskMonitor Georgi Petrunov dhe ministrja e drejtësisë Diana Kovaçeva.
Foto: RiskMonitor
Prokuroria e specializuar bullgare starton një trajnim për hetimin e krimeve të rënda të grupeve të organizuara kriminale dhe të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Trajnimi financohet nga Fondacioni “Amerika për Bullgarinë” në kuadrin e projektit “Superioriteti i ligjit dhe kriminaliteti i organizuar” dhe zbatohet nga fondacioni RiskMonitor, Prokuroria e specializuar apelative dhe nga ajo e instancës së parë.

Sipas ministres së drejtësisë Diana Kovaçeva pas krijimit të gjykatës dhe të prokurorisë së specializuar në fillim të vitit 2012, ky është një hap i rëndësishëm drejt një lufte më efektive kundër kriminalitetit të rëndë. Ky hap është në përgjigje të rekomandimeve të raportit të fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë në fushën “Drejtësi dhe rend i brendshëm” nga muaji korrik i vitit 2011. Një vlerësim pozitiv i Komisionit Evropian për të gjatë muajit korrik të vitit 2012 do të japë shans edhe për aderimin tonë në zonën Shengen.

Qëllimi kryesor i projektit është kualifikimi më i lartë profesional i prokurorëve të specializuar. Trajnimi i prokurorëve do të vazhdojë 15 muaj dhe do të përfshijë seminare prej 1 dhe dy ditësh mbi tema aktuale, me pjesëmarrjen e lektorëve bullgarë dhe të huaj. Projekti parashikon gjithashtu publikimin e një manuali për zbulimin e kriminalitetit të rëndë dhe për përgatitjen e një studimi krahasues juridik të institucioneve dhe legjislacionit, të specializuara në luftimin e kriminalitetit të organizuar në vende nga BE-ja dhe Ballkani.

Projekti startoi me temën: “Ndiq rrugën e parave: si t’i zbulojmë organizatat kriminale në thellësi”. Ndër lektorët ishte dhe Rob Livërmor, prokuror nga Departamenti i Drejtësisë, SHBA. Sipas fjalëve të ministres së drejtësisë Diana Kovaçeva ky lloj trajnimi është një metodë e mirë për përfitimin e më shumë kualifikimi nga prokurorët e specializuar në luftimin e krimit të organizuar – një prej gjashtë treguesve, sipas të cilëve tashmë 5 vjet me radhë Bullgaria vëzhgohet nga Komisioni Evropian. Sipas fjalëve të ministres kjo temë e parë shqyrtohet me kohë, jo sepse përvoja e huaj në këtë fushë është e dobishme, por edhe sepse shqyrtohet midis leximit të parë dhe atij të dytë të ligjit për konfiskimin e pasurisë me origjinë të paqartë në Kuvendin Popullor dhe do ta ndihmojë përgatitjen e teksteve. Mbi këtë temë punon dhe Ministria e Drejtësisë, vuri në dukje Diana Kovaçeva:
“Ministria e Drejtësisë krijoi një grup pune, i cili punon mbi krijimin e një metodike për vlerësimin e punës mbi raste të mëdha. Ai përgatit bazën për punën edhe të ekspertëve të huaj, të cilët i presim për të mbërritur gjatë muajit qershor të këtij viti në Bullgari. Qëllimi është që të ndihmohet analiza për shkaqet e zhvillimeve më të ngadalta rreth rasteve të rënda, përfshi këtu dhe mashtrime me mjete evropiane, të cilat janë me rëndësi të lartë shoqërore dhe tërheqin pa dyshim vëmendjen e Komisionit Evropian. Detyra është që të konstatohen faktorët dhe rrethanat e vonimit të tyre. Ekspertë nga Franca, Gjermania dhe Holanda do ta ndihmojnë punën e magjistratëve bullgarë dhe unë mendoj se do të kemi suksese më të mira. Pritjet e shoqërisë edhe ndaj Ligjit për konfiskimin janë shumë të mëdha, për shkak të nevojës për më shumë drejtësi. Ligji do ta ndihmojë konfiskimin e fitimeve – rezultat i krimeve të rënda, si dhe punën më të mirë të Komisionit për konfiskimin e kësaj prone. Akoma nuk është e qartë se çfarë pikërisht do të jetë kjo mënyrë, sepse është në etapën midis leximit të parë dhe atij të dytë në Kuvendin Popullor. Por deputetët do të marrin parasysh kërkesën e Komisionit Evropian, se konfiskimi nuk duhet të bazohet mbi dënimin e hyrë në fuqi, por duhet të zbatohet nga Gjykata civile. Ky është një prej kritereve kryesore, sipas të cilave edhe në të ardhmen do të vlerësohet efikasiteti i ligjit.”

Në startin e trajnimit të prokurorëve të specializuar ishte i pranishëm dhe ambasadori i Holandës në Sofje Karel van Kesteren. Ky është i vetmi vend nga BE-ja, i cili ende bllokon aderimin tonë në Hapësirën Shengen, megjithëse i kemi zbatuar të gjitha kriteret teknike. Holanda tashmë e zbuti pozitën e vet dhe pritet deri në muajin korrik 2012 akoma një raport pozitiv i Komisionit Evropian, kryesisht për përballimin e problemit të kriminalitetit të rëndë dhe korrupsionit, që të thotë “po”. Për këtë qëllim ambasadori Kesteren propozoi zgjerim të bashkëpunimit midis dy shteteve në këtë fushë, i cili deri tani vlerësohet pozitivisht. “Sigurimi dhe superioriteti i ligjit janë sfera bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Holandës që prej shumë kohe, të cilat bazohen mbi pragmatizmin dhe besimin e ndërsjellë. Tregues për këtë janë rezultatet e mira të punës së ekipeve të përbashkëta të dy vendeve në hetimin e trafikimit të njerëzve dhe të larjes së parave të pista”, u argumentua ai dhe i uroi sukses projektit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD