E pasur me shije, aroma dhe simbolikë është tryeza tradicionale e bullgarit. Megjithë ndryshimet e recetave, ajo ka ruajtur koloritin dhe anën autentike të traditave tona popullore. Në themel të saj, kuptohet janë vezët e ngjyrosura dhe të zbukuruara për festën e Pashkëve. Në Bullgari shfrytëzohen teknika të ndryshme dhe mënyra për zbukurimin e tyre. Vezët janë simbol i ringjalljes së natyrës dhe të shpirtit, të fitores së jetës mbi vdekjen. Tradicionalisht disa vezë janë krejtësisht të kuqe dhe një prej tyre vendoset tek ikona e Shën Mërisë si mbrojtëse e shtëpisë. Vezët e tjera, të renditur me kujdes, gjejnë vend në qendër të tryezës festive.
Karakteristike për tryezën festive është sallata jeshile pranverore. Për përgatitjen e saj shfrytëzohen sallata jeshile, rrepa të vogla të kuqe, spinaq, qepë e freskët, majdanoz... Sallatës i hidhet zakonisht vaj ulliri dhe limon dhe zbukurohet me vezë të ziera fort. Përbërja dhe renditja e sallatës pranverore jo rrallë janë sipas shijes së shtëpiakes. Përsëri ajo zgjedh dhe pijet – më shpesh me sallatën jeshile zgjidhet rakia prej rrushi ose prej kumbulle. Kuptohet që në festën e Pashkëve bullgari pëlqen të hajë mish qengji. Mishi i qengjit është një lloj kurbani, flijim për nder të festës. Nëpër fshatra theren qengja të rinj dhe piqen të tëra në hell ose në furë. Banuesit e qytetit po kështu përgatisin mish qengji: me spinaq, një mish qengji të pjekur pikant, ose të mbushur. Shumë e shpërndarë është dhe kapamaja prej mishi të qengjit, në të cilën vihet qepë e njomë, karota, domate, patate, spinaq, majdanoz. Mbi të gjitha vihet kripë, piper i kuq dhe i zi, kapardiset dhe jepet për t’u ngrënë me shumë humor dhe urime për shëndet dhe bereqet.
Në disa rajone të vendit japin dhe supë me të brendshmen e qengjit, përgatitet dhe sërma prej qengji (një gjellë e cila piqet në furë me oriz dhe të brendshmet e qengjit, që në fund i vihet një kapak prej vezëve të përziera, qumësht, pak miell dhe vazhdon të piqet). Në vende të tjera e zëvendësojnë mishin e qengjit të pjekur me mish lepuri të pjekur. Takohet dhe receta për një pulë e pjekur pashke me verë të bardhë. Për përgatitjen e saj, përveç pulës dhe verës së bardhë, janë të nevojshme piper i kuq dhe i zi, si dhe karota, selino dhe hudhër. Në fund i hidhet një sos i përgatitur me miell, të verdha veze, kos të trashë dhe majdanoz.
Tradicionalisht në tryezën festive të bullgarit me rastin e Pashkëve merr pjesë dhe kozunaku (një lloj buke e ëmbël me rrush të thatë, me shumë vezë dhe gjalpë, me copëra të vogla prej llokumi ose dhe me reçel). Në fakt kozunaku zëvendëson bukën e ritit, të cilën e kanë përgatitur nënat dhe gjyshet tona, kurse disa i përgatisin dhe sot në shtëpi. Kozunaku i gatuar me miell, qumësht, sheqer dhe vezë, ka modifikime të ndryshme në varësi nga preferencat dhe mundësitë – mund t’i shtohen me stafidhe, badem, llokume ose dhe çokollatë e shkrirë... Sa i përket bukës tradicionale bullgare të ritit, brumi për t’u gatuhet në Ditën e së Enjtes së Madhe. Në krahinat e ndryshme folklorike të vendit emërtimet e tyre janë të ndryshme – kravaji i Pashkëves, pitja e Zotit, kosharë, harman, kvasnik, jajçenik, pletenica... Zakonisht zbukurohet me një numër tek prej vezëve të ngjyrosura dhe një brumi rreth e rreth. Gratë përgatisin dhe bukë më të vogla pashke me nga një vezë të kuqe në mes, të cilat i jepen miqve, të afërmve dhe kumbarëve.
© Foto: BGNES
Në Bullgari, Pashkët është një nga festat më të bukura të krishtere, e cila mbledh rreth tryezës fise të tëra. Sipas traditës në ditët festive vizitohen prindërit dhe kumbarët, duke u shpënë kozunak, ëmbëlsira dhe vezë, që të dëshmojnë dashuri dhe nderim. Shumë kolorite janë festat në disa fshatra bullgare, të cilat kanë ruajtur dhe deri më sot traditat dhe jetesën e vet. Dhe sot në Ringjalljen e Krishtit, banuesit e fshatit Mihnevo afër kufirit grek, mblidhen të festojnë bashkërisht. Tradita në Mihnevo është që në tryezë të ketë bukë riti me vezë të kuqe brenda, byrek me djathë, oriznik (një gjellë e përgatitur me oriz të zier, mbi të cilin lart vihen vezë të përziera dhe të pjekur në furrë), vezët e pashkës, mish qengji të pjekur dhe drob-sërma prej qengji. Pas dite i gjithë fshati del në vendin të quajtur “Velikdena” (Pashka). Çdo një fis ka vendin e vet të caktuar për tu ulur. Prifti i fshatit e kalon tryezën me thimjam dhe gratë këmbejnë nga ushqimi i përgatitur. Më të rinjtë i puthin dorë më të moshuarve si dhe kumbarëve. Burrat ulen në grupe, pinë raki dhe hanë sallatë jeshile. Fëmijët “thyejnë” vezët njëra me tjetrën dhe shikojnë se cila është veza më e fortë, kurse pas kësaj fugojnë dhe luajnë përreth. Pasi mbledhin ushqimin pas ngrënies, që të gjithë kapen dorë më dorë dhe luajnë valle.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..