Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vende të reja pune në kohë krize – a është e mundur?

Foto: Архив
Të dhënat e statistikës evropiane lidhur me papunësinë e madhe në Evropë (mbi 24 milionë veta) tregon se, ekonomia po hyn në një fazë të re të recesionit. Sipas ekonomistëve nga Instituti i Ekonomisë së Tregut, Bullgaria, siç duket, nuk do të mbetet mënjanë nga procese të ngjashme. Dhe kjo ndikon negativisht mbi tregun e punës, në të cilin gjatë muajt e fundit vihet re një shtim i ndejshëm i të papunëve.

“Ende vendi ynë zyrtarisht nuk është në recesion, kemi një rritje pozitive ekonomike – thotë Desisllava Nikollova, eksperte në institut. – Por, në qoftë se gjykojmë në bazë të kësaj se me çfarë vonese ekonomia bullgare reagon ndaj recesionit të mëparshëm nga fundi i vitit 2008 dhe fillimi i vitit 2009, me fjalë të tjera me një vonim prej 3-4 muajve, mbase ne do të ndiejmë lëvizjen negative të ekonomisë evropiane përmes të dhënave të statistikës për tremujorin e parë të këtij viti.” Fakti shqetësues, sipas znj. Nokollova, është se, tashmë ka të dhëna për një zhvillim të tillë negativ të ekonomisë bullgare. Vonesa dhe rënia e ekonomisë në raport me ritmet e shpejta në Evropën Perëndimore automatikisht ndikojnë mbi eksportin e Bullgarisë. Bile dhe te skenari më i mirë për ekonominë tonë gjatë këtij viti, mbase eksporti do të mbetet në nivelet e veta të vjetshme, me fjalë të tjera nuk do të shënojë asnjëfarë rritjeje, mendojnë ekonomistët nga instituti.

“Në gjendje, kur ekonomia në Evropën Perëndimore kufizohet, ne nuk ka se si të eksportojmë me këto ritme të shpejta. Me qenë se dega bazë e eksportit në Bullgari është industria, dhe për më tepër ajo përpunuese, kjo automatikisht ndikon dhe në të dhënat për prodhimin industrial. Për muaj të dytë të radhës gjatë shkurtit këtu po vëmë re një ulje të prodhimit industrial, e cila i dedikohet pikërisht industrisë përpunuese.” Për shkak të ritmeve të ngadalta të industrisë përpunuese, ajo nuk ka se si të refuzojë një pjesë nga të punësuarit, të shfrytëzuar deri tani.

Cila është mundësia e sektorëve të tjerë ekonomikë të krijojnë vende pune?

“Sektori i ndërtimit nuk është mes tyre – ve në dukje Desisllava Nikollova. – Ai ende është në krizë, në fakt fare nuk ka dalë nga kriza, në të cilën hyri që nga fillimi i vitit 2009. Disa spekulojnë se akoma ka sinjale të qarta për rimëkëmbjen e sektorit të ndërtimit në fillim të këtij viti, me qenë se kishte një rritje pozitive gjatë muajit janar, por gjithsesi pësoi një ulje të thellë gjatë shkurtit. Për momentin sektori i ndërtimit përbën vetëm 6% prej PBB-së në raport me 23% të atij të industrisë. Me fjalë të tjera flasim për një degë relativisht të vogël, e cila vetë për nga vetja e vet ta kryesojë ekonominë.”

Mbase nuk mund të mbështetemi mbi turizmin i cili të krijojë një zënie më të madhe, më qenë se të dhënat për të ardhurat nga turizmi janë të krahasueshme me këto nga vitet e mëparshme, thotë Desisllava Nikollova. E njëjta gjë lidhet dhe me konsumin e brendshëm, që po kështu si ndërtimi, pas vitit 2009 është kufizuar shumë. Sipas ekonomistit Petër Ganev mundësi për zhvillimin e tregut të punës gjatë rrethanave të tanishme do të japë pakësimin e kërkesave burokratike në legjislacionin e punës. Sipas tij kjo nuk ndihmon krijimin e vendeve të reja të punës. Në fakt, propozimet e Institutit të Ekonomisë së Tregut vlerësohen si të diskutueshme. Mes propozimeve janë pakësimi i kërkesave administrative sa i përket kushteve të punës tek firmat me rreziqe të ulëta, si dhe zhdukja e kushteve minimale të punës. Ndaj kësaj sindikatat kundërvihen me vendosmëri. Mes propozimeve të tjera janë rënia e mundësisë së marrëveshjeve kolektive të punës të përfshijnë sektorë të rinj. Tani për tani marrëveshje të tilla ka në industrinë përpunuese të drurit, të industrisë si letrës, në industrinë e pijeve dhe të minierave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Jana Stamenova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD