
© Foto: lostbulgaria.com
Në Muzeun Kombëtar Ushtarak Historik ruhen disa sende të princit Aleksandër Batenberg, që kujtojnë për pjesëmarrjen e tij në Luftën Ruso Turke, Çlirimtare për Bullgarinë. Ata janë dhuratë të muzeut nga bashkëshortja e tij kontesha Hartenau. Në vitet 1937-1938 ajo dhuroi kapotën, monoklin, këllëfin e letrave të bixhozit dhe potkua e kalit të tij të dashur Djushek, bashkë me të cilin princi kaloi tërë rrugën e luftës – nga qyteti bullgar Svishtov deri te qyteti turk Shën Stefani. Kudo nëpër vijat e frontit Aleksandër Batenbergu mbante me veten një lutje për mbrojtje. Kjo lutje me germa të bukura shkruara me zell ishte dhuratë nga motra e tij Marija Karolina, princesha Erbah-Shjonberg, kur ai nisi si vullnetar në Ushtrinë Ruse në vitin 1877. Deri në çastin e fundit të jetës ai e mbante këtë lutje pranë shtratit. Edhe më sot kjo lutje është një dëshmi për një dashuri të thellë dhe një besim të fortë. Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..