Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Realizimi profesional i bullgarëve

Foto: BGNES
Më 1 maji është Festa e punës dhe e solidaritetit kombëtar të punëtorëve. Mirëpo në Evropë ndjenja festive mezi do të jetë e plotë, duke marrë parasysh numrin rekord të njerëzve pa punë.

Sipas Komisionit Evropian amullia e ekonomisë evropiane vitet e fundit u bë shkak për këtë “nivel të papranueshëm të të papunëve”. Muajin shkurt të këtij viti, sipas Evrostatit, njerëzit në asistencë ishin 10.8 për qind, përqindja më e lartë që nga krijimi i Zonës evropiane. Papunësia ndër të rinjtë gjithashtu është shumë e lartë – 22 për qind. Më se 24 milion evropianë, që humbën punën e tyre brenda tre – katër viteve të fundit presin përfundimin e krizës financiare ekonomike me shpresën për realizim profesional. Greqia është rekordere në këtë fushë – të papunë janë 21.8 për qind nga popullsia e aftë të vendit.

Bullgaria si një ekonomi e vogël dhe e hapur, është pjesë e statistikës negative evropiane. Gjatë shkurtit të papunët te ne ishin 12.4 për qind nga bullgarët e aftë për punë. Kjo do të thotë, se më se 376 mijë bullgarë, që mbetën pa punë, u regjistruan në zyrat e punësimit. Mirëpo, shifra do të rritet, nëse në këtë grup njerëzish do të shtohen njerëzit në asistencë prej vitesh dhe ata, të cilët nuk janë të regjistruar në Zyrat e punësimit. Papunësia u shndërrua në një nga problemet më të mëdha të shoqërisë, sepse në këtë mënyrë shtohet varfëria. Tepër e rëndë është gjendja në bashkitë e vogla, ku pothuajse 80 për qind nga popullsia është pa punë. Në këtë sfond duhet të theksohet, se ka vendbanime, në të cilët megjithëqë çdo i katërti është pa punë jo vetëm që ka vende të lira të punës, por ka edhe firma, të cilat mezi gjejnë personel. Shkaqet janë ndryshme – disa mendojnë, se rrogat janë të ulëta, të tjerë preferojnë të jetojnë nga asistencat sociale.

Duke marrë parasysh situatën e pasigurt ekonomike gjatë vitit 2012, mobilizimi i të gjitha mundësive për sigurimin e zënies është me rëndësi të dorës së parë për rimëkëmbjen dhe stabilizimin e tregut të punës. Kjo do të thotë krijimi i vendeve të reja të punës dhe shfrytëzimi i financimit të programeve evropiane. Mirëpo, zënia e subvencionuar mezi do të zgjidhë problemin, sepse siguron një numër të kufizuar vendesh të punës. Rrugëdalja e vërtetë nga situata shqetësuese është motori i ekonomisë të vihet në lëvizje të plotë.

“Ngrihuni ballin e vet, ju heronj të punës, ju jeni krijues të mirëqenës, rroftë puna!” Bullgarët mbajnë mend ato fjalë shkruara nga Georgi Kirkovi, socialist, publicist dhe parlamentar në fillim të shekullit XX, vjersha këto të cilat më vonë u kthyen në këngë. Mirëpo, sot heronjtë e punës janë mijëra njerëz të zakonshëm, që kanë humbur shpresën. Ata vetëm presin, që kriza financiare ekonomike të kapërcehet sa më parë dhe me avancimin e ekonomisë të zgjerohen mundësitë për punë të denjë dhe për rroga më të larta.

Studimi i fundit ndër punëdhënësit nuk është tepër optimist. Vetëm një nga pesë punëdhënës ka ndërmend të hapë vende të reja të punës dhe të emërojë punëtorë të rinj për tremujorin e dytë të vitit 2012. Më të mëdha janë mundësitë në sektorët e sigurimit, pronës së paluajtshme, shërbimeve financiare, turizmit. Krahas kësaj nuk mjaftojnë specialistë në teknologjitë e larta dhe njerëz, që zotërojnë dy ose më shumë gjuhë të huaja për punë në kompani shumëkombëshe. Ata kërkojnë realizim jashtë shtetit duke kërkuar shpërblim më të ndershëm të punës dhe kushte më të mira për jetesë. Tashmë ndjehet pamjaftueshmëria e kuadrove edhe në fushën e shëndetësisë. Mjekë dhe infermiere vazhdojnë të braktisin vendin për po ato arsye.

Edhe Evropa ka nevojë për një strategji për krijimin e vendeve të punës. Për përballimin e kësaj situate të rëndë, tashmë u caktuan masa konkrete. Vitet e ardhshme ekonomia e gjelbër, shëndetësia dhe teknologjitë e reja do të jenë sektorët, të cilat do të krijojnë më se 20 milion vende të punës. Prandaj shtetet anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe Bullgarinë, duhet të krijojnë kushte të përshtatshme për hapjen e vendeve të reja të punës nëpërmjet subvencionimit të zënies, përkrahjes së zënies me vete dhe uljes së tatimeve. Theksohet domosdoshmëria e investimeve të përhershme në kualifikimin dhe zgjerimin e aftësive të punëtorëve. Kështu shtohen shanset të gjendet krahu më i përshtatshëm dhe më i mirë, për të cilin nevojitet ndonjë sektor i ekonomisë.

Lufta për zënien dhe të ardhurat edhe në Bullgari po vazhdon. Nuk do të kapërcehet lehtë rënia e tanishme e ekonomisë. Për shkak të recesionit konsumimi i brendshëm vazhdon të ulet, eksporti gjithashtu është në rënie. Rritet deficiti buxhetor dhe kjo rrezikon edhe financat publike. Ndjenja festimi festuese shoqërohet si me shqetësime, ashtu edhe me shpresa për ruajtjen e vendeve të punës dhe për shtimin e të ardhurve. Dhe në se në zemrat ka prehje shpirtërore, ajo ka të bëjë me shpresën, se këtu në Bullgari do të ketë punë për të gjithë, ndërsa të rinjtë e arsimuar dhe të kualifikuar nuk do të kërkojnë të ardhmen më të mirë jashtë, por do ta gjejnë këtu në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD