Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervati Arkeologjik Jajllata është ndër objektet më të vizituara turistike në bregdetin verior të Bullgarisë

Foto: BGNES

Pushimoreve bregdetare bullgare mezi u nevojitet një reklamë e madhe. Ato prej kohe njihen për plazhet e bukura me rërë të imtë dhe për larminë e madhe të komoditeteve dhe argëtimeve, që ofrojnë. Mirëpo, kënaqësia e pushimit mund të jetë edhe më e plotë, nëse do të largohemi nga dëfrimet e zhurmshme të atraksioneve turistike dhe do të zhytemi në romantikën e fenomeneve natyrore dhe historike të bregdetit verior bullgar.

Ndër vendet më interesante është Kepi Kaliakra, i cili vizitohet nga më se 500 mijë turistë për vit. Për të tregohen legjenda të llojllojshme. Mirëpo, turistët e shumtë, që vijnë këtu mbeten të magjepsur dhe të mahnitur nga pamja e mrekullueshme, që hapet para shikimit drejt pafundësisë detare. Ky rajon prej kohe u afirmua si një nga emblemat e bregdetit tonë verior. Jo larg Kepit Kaliakra ka një këndë, i cili prej kohe tërheq si udhëtarët bullgarë ashtu edhe ata të huaj. Ky është Rezervati Kombëtar Arkeologjik Jajllata. Një shëtitje deri në këtë vend ku ndjehet atmosfera e historisë së moçme, e mbush njeriun me energji, që vjen nga deti dhe nga bukuria e natyrës së ruajtur.

Rezervati ndodhet në veri të kompleksit pushimor “Rusallka” dhe nja dy kilometra larg nga fshati Kamen Brjag. Ai shtrihet në një kodrinë piktoreske mbi detin me masive shkëmbore me lartësi prej 50-60 metrash. Pikërisht aty kalon rruga migruese e zogjve Via Pontika. Ky është edhe vendi i preferuar nga ornitologët, sepse mund të vëzhgojnë më se 180 zogj, që bëjnë foletë e tyre pikërisht në këtë rajon. Një joshje dhe magnetizëm ky rajon posedon në fund të prillit dhe në fillim të majit, kur kudo mund të shihen lulet bozhureje të çelura. Kjo është periudha, gjatë së cilës vijnë shumë turistë, që kanë interesa në fushën e biologjisë. Ka njerëz, të cilët vetëm dëshirojnë t’i kënaqen pamjes së bukur. Gjatë verës në ujërat e detit mund të shihen edhe shumë delfinë, sepse aty është një nga vendet, ku ata nuk janë të shqetësohen nga askush.

Shumë histori tregohen për rajonin Jajllata. Këtu u zbuluan rrënojat e një qyteti shpellor me 101 banesa, që ishin të populluara që në mijëvjeçarin e pestë para Krishtit. Në 12-03-16-07548_1.jpgpjesën veriore të rezervatit arkeologjik ngrihen rrënojat e kështjellës bizantine. Ajo përbën interes jo vetëm për specialistët, por edhe për admiruesit e historisë dhe arkeologjisë. Pjesërisht janë të ruajtura katër kulla të vjetra dhe rrënojat e portës së kështjellës. Gjatë kohës së mesjetës ato shpella ishin komplekse të murgjve. Nëpër muret edhe më sot ruhen shenje protobullgare, rune, kryqe, ikona gurore. Për fat të keq vetëm 10 nga shpellat mund të vizitohen. Ka dhe disa pika për vëzhgim mbi shkëmbinjtë, nga një lartësia afro 70 metra, vizituesit mund të shikojnë tërë rajonin Jajllata. Ky rajon është një objekt për vizita që nga pranvera e hershme deri në vjeshtën e vonshme. Siç thamë edhe më parë ndaj këtij vendi shfaqin interes ornitologët. Ata vijnë këtu që të vëzhgojnë shpendët e shumtë, që bëjnë foletë e tyre dhe rritin të vegjlit në këtë rezervat të bukur, i cili mund të krahasohet vetëm me një këndë të parajsës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: imagesfrombulgaria.com

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD