Sipas traditës zëri i këngëtarit të madh operistik bullgar Boris Hristov tingëllon që në minutën e parë të çdo Viti të Ri. Kënga kishtare “Për shumë vjet” përbën një bekim drejtuar popullit bullgar. Këngëtari operistik Boris Hristov kurrë nuk doli në skenën bullgare, por u la bullgarëve interpretime të famshme të këngëve ortodokse kishtare. Incizimet u bënë në Tempullin Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ku në vitet 30-të të shekullit të XX Boris Hristovi këndonte në korin.
Boris Hristovi lindi në Plovdiv, por rriti në kryeqytetin Sofje. Që nga vitet rinore ai shfaqte një interes të theksuar ndaj këndimit. Me gjithë atë u regjistrua të studiojë drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Në po atë kohë u bë solist i Korit “Gusla”. Vitet e para të Luftës së Dytë Botërore shërbente në ushtrinë si kalorës dhe rregullisht merrte pjesë në koncertet ushtarake. Edhe mbante recitale në sallën “Bullgaria”. Është e dukshme, që talenti i tij bënte përshtypje të fortë, sepse familja mbretërore i siguroi atij një bursë dhe më 18 maji të vitit 1942, ditëlindjen e tij, me bekimin e familjes nisi për Itali. Aty ai filloi të mësojë këndim te baritoni i famshëm Rikardo Straçiari. Në vazhdim të dy viteve punonte me këmbëngulje dhe arriti të zotërojë partitë kryesore të basëve në repertorin italian. Gjatë viteve 1944 dhe 1945 ai ishte në Austri, ku merrte pjesë në koncerte dhe bënte incizime për radion.
Pas përfundimit të luftës Boris Hristovi prapë u kthye në Romë, ku kishte koncerte në Akademinë “Santa Çeçilija”. Ato shfaqje basi i madh bullgar i konsideronte fillimin e vërtetë të karrierës operistike. Debutimi në skenën e operës ishte në teatrin “Rexho Kallabrija” me rolin e Kolinit nga “Bohemi”. Të ngazëlluara ishin jo vetëm duartrokitjet e publikut, por edhe reagimet e kritikëve muzikorë. Pas kësaj në skenën e Operës së Milanos “La Skala” radhiten rolet e Pimenit dhe mbretit Boris nga “Boris Godunovi”, i Dosifejit nga “Hovanshtina”, i mbretit Mark nga “Tristani dhe Izollda” dhe i Hagenit nga “Perëndimi i hyjnive”, i Orovezos nga “Norma”, i Kasparit nga “Qitësi çudibërës”, i mbretit Henri nga “Loengrin”, i Fieskos nga “Simone Bokanegra”, i Rokos nga “Fidelio”. Vetëm për tri sezone Boris Hristovi fitoi një popullaritet botëror dhe u radhit ndër këngëtarët më të kërkuar dhe më të afirmuar. Gjatë kësaj periudhe ai pasuroi repertorin e personazheve operistikë, realizoi shumë incizime në radio, merrte pjesë në koncerte. Shpesh herë interpretonte partitë e basit në vepra të kompozitorëve Hendell, Hajdn, Betoven...
Brenda këtyre viteve të para të karrierës Boris Hristovi me ambicie të madhe përsoste tingëllimin e zërit, pasuronte talentin artistik dhe muzikor. Pasi zbuloi pasionin e vet ndaj muzikës sllave, këngëtari depërtoi në shtresat më të thella të shpirtit, filozofisë dhe psikologjisë së kompozitorit rus Musorgski. Me një pasion të madh ai studionte dhe grumbullonte botime dhe autografe të kompozitorit dhe krijimtarinë e tij të këngëve. Brenda viteve 50-të dhe 60-të të shekullit të XX-të Boris Hristovi fitoi popullaritetin e basit më madh të planetit. Ai u afirmua si një mjeshtër dhe interpretues i afirmuar dhe i respektuar i muzikës klasike ruse.
Në mesin e shekullit të XX-të Boris Hristovi ishte një këngëtar i autoritetshëm, i cili zotëronte të gjitha skenat operistike. Një bas, të cilin e krahasuan vetëm me Shaljapinin. Këngëtari, i cili e vuri fillimin e erës së basëve, të cilët deri atëherë mbeteshin nën hijen e tenorëve dhe sopranove. Në ato dekada Boris Hristovi arriti majat më të larta të artit të këndimit dhe të artistit. Ai ishte një këngëtar i njohur, i kërkuar dhe i preferuar nga të gjitha teatrot e mëdha operistike të të dy kontinenteve – Evropa dhe Amerika. Me sukses të madh ai këndonte në Teatrin “La Skalla” të Milanos, në “Grand Opera” të Parisit, në Operën Mbretërore “Kovënt Gardën”, në Operën e Vjenës. Ai dha shfaqje të shumta në Rio de Zhaneiro, në Çikago në “Lirik opera”, në San Francisko, Uashington. Krahas kësaj jepte koncerte të shumta dhe prezantohej në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare. Dhe kudo kritika muzikore gjithnjë theksonte pasurinë e madhe të zërit të tij të kultivuar, forcën dhe gjerësinë e shprehjes, thellësinë e basit të tij. Një figurë e fuqishme, një personalitet plotë joshje, një zë pushtues, një diksion i padiskutueshëm, një rikrijim adekuat i personazhit – kjo është karakteristika më lakonike të basit të madh bullgar Boris Hristov. Shumë nga rolet e tij e deri më sot mbeten një model i rikrijimit, i interpretimit dhe i shprehjes së plotë vokale, muzikore dhe artistike. Si për shembull Boris Godunovi, Filip II nga “Don Karlosi”, Mefistofelli nga “Fausti” dhe nga opera me të nijetin emër nga Bojto, Xhovani da Proçida nga “Forca e fatit” e kështu me radhë...
© Foto: arkiv
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..