Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A kanë yjet “moshë klimakterike”, ose si të flasim në mënyrë interesante për shkencën

Foto: Архив
Nikolla Karavasilev është vetëm 25 vjeçar, por tashmë është astronom profesional, udhëheqës i skuadrës kombëtare të nxënësve, e cila e përfaqëson vendin tonë në olimpiadat ndërkombëtare të astronomisë, si dhe një prej popullarizuesve më të mirë të shkencës te ne. Para pak kohe ai zuri vendin e tretë në konkursin “Laboratori i famës – Famelab”, organizuar nga Këshilli Britanik (vitin e gjashtë me radhë).

Konkursi ka për qëllim të dallojë shkencëtarët më të mirë të rinj, të cilët mund të paraqitin në mënyrë atraktive interesat e tyre shkencore para një publiku të gjerë. “Çdo një profesionist duhet të mund të paraqesë para shoqërisë shkencën, me të cilën merret dhe të shpjegojë rëndësinë e saj. Përveç kësaj, duke e paraqitur shkencën në një mënyrë atraktive, mund të provokosh interesin e shumë shkencëtarëve të ardhshëm” – thotë Nikolla Karavasilevi. Vetë ai tashmë disa vjet merr pjesë në mënyrë aktive në festivale të ndryshme shkencore dhe në kafene shkencore, ku flitet për diturinë në një mënyrë interesante. Astronomi i ri thotë se një prej pyetjeve më të shpeshta, të cilat i bëjnë është “A jemi të vetëm në Kozmos?”

“Nuk mund t’i përgjigjem kategorikisht kësaj pyetjeje. Në fakt tërë shkenca nuk ka përgjigje kategorike. Do të ishte e çuditshme në qoftë se jemi të vetëm – është i mendimit Nikolla. – Fiziku i njohur italian Enriko Fermi ka një mendim të madh – “Do të ishte një shkapërderdhje e madhe e hapësirës në qoftë se jemi të vetëm në Univers”. Mirëpo tani për tani nuk kemi prova të qarta për ekzistencën e qenieve të tjera të arsyeshme. Ndoshta ka qenie të tilla në ndonjë planet tjetër, por ai është kaq larg nesh se aktualisht ne nuk disponojmë mjetet e domosdoshme teknike, që të vendosim kontakt me to.”

NikollaNikolla filloi të merret me astronomi që në moshën 12 vjeç, pasi vëzhgoi eklipsin e diellit. Atëherë ai mori vendim se astronomia do të jetë profesioni i tij dhe filloi të lexojë libra dhe artikuj të ndryshëm shkencorë. Së pari mbaroi Gjimnazin për shkenca matematiko-natyrore me mësimdhënie të zgjeruar të fizikës, kurse pas kësaj u diplomua si master i astrofizikës në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. “Astronomia është një shkencë e jashtëzakonshme, e cila studion këndet më të largëta të Universit. Ajo i tregon njeriut sa i vogël është fizikisht dhe sa i madh është shpirtërisht. Domethënë ajo na tregon se sa të parëndësishëm jemi në Univers dhe në të njëjtën kohë sa e rëndësishme është mendja jonë, me ndihmën e së cilës mund ta njohim tërë këtë Univers” – na shpjegon shkencëtari i ri. Që ta paraqesë shkencën në një mënyrë origjinale, që të provokojë interesin e publikut, Nikolla e krahason jetën e yjeve me atë të njerëzve.

“Jeta e tyre ngjan shumë me jetën tonë – na shpjegon astronomi i ri. – Ato lindin nga një re e madhe prej gazesh dhe plehrash. Kur janë të reja, yjet janë të nxehta dhe jetojnë furishëm. Ato janë në njëfarë puberteti, sepse i ndryshojnë karakteristikat e veta shumë shpejt. Dalëngadalë me kalimin e kohës ato fillojnë të jetojnë më qetë, me parametra të përhershme. “Mosha klimaterike” e yjeve përbën një etapë karakteristike e evolucionit të tyre. Gjatë kësaj etape ato fillojnë të fryhet, të zvogëlohen. Këtë periudhë të zhvillimit të tyre unë e krahasova me “moshën klimaterike” të njerëzve, kur ata i japin bilanc jetës së vet. Në fakt ylli jeton në një mënyrë më të balancuar deri në momentin kur mbaron lënda e tij djegëse. Atëherë ai fillon të pleqërohet, të ftohet, të fryhet dhe në një moment vdes. Ylli vdes në mënyra më të ndryshme. Shumë njerëz mendojnë se dielli ynë do të shpërthejë. Jo, ai nuk do të shpërthejë kurrë. Ai do të fryhet si një gjigant i madh i kuq, do të lëshojë atmosferën e vet, e cila do të formojë një mjegullnajë të bukur rreth Sistemit diellor dhe nga ai do të mbetet një xhuxh i vogël i bardh. Në qoftë se ai ishte me dimensione më të mëdha pesë herë, atëherë do të shpërthente si një yll i bukur i ri, por kjo ndodh me jo më shumë se 2 për qind prej yjeve në galaktikën tonë.”

Fundi i botës nuk do të vijë në vitin 2012. Të paktën nuk ka shkak astronomik për këtë, na qetëson Nikolla. Pyetja tjetër, që i drejtojnë më shpesh është: pse ka vendosur të merret me shkencë në Bullgari dhe nuk ka kërkuar mundësi më të mira për realizim jashtë vendit? Shkaku është se shkencëtari i ri punon tashmë disa vite si pedagog dhe do që të vazhdojë të merret me këtë edhe në të ardhmen – të përgatitë shkencëtarët e ardhshëm, të cilët do të fitojnë medalje në olimpiadat ndërkombëtare të astronomisë. Përveç kësaj Nikolla është astronom në Institutin e Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Është pedagog dhe shkencëtar – për fat të keq këto janë profesione, të cilat tani për tani nuk gëzojnë respekt dhe pagim të mirë në vendin tonë. “Kur njeriu e do punën e vet, atëherë pagimi mbetet në sfond” – është i mendimit Nikolla. – Përveç kësaj, në botën e sotme globale, njeriu mund të marrë pjesë në projekte shumë të rëndësishme ndërkombëtare, pavarësisht se ku ndodhet” – shton ai. Motivi i Nikollës për t’u marrë me punë pedagogjike është kënaqësia se i ka ndihmuar të tjerët për ta zbuluar shkencën për vetveten.

“Në Bullgari ka fëmijë shumë të talentuar dhe mësuesit e tyre duhet t’i motivojnë, që të vazhdojnë përpara – thotë ai. – Do të them akoma një mendim, që më pëlqen shumë: “Mësuesi më i mirë është ai, që frymëzon”, ai i cili i motivon nxënësit e vet. Ndoshta nuk do të tingëllojë shumë modeste, por nxënësit e mi janë motivuar shumë mirë. Në shkollën e astronomisë, që organizoj, ata vijnë me dëshirë të vet. Unë nuk i detyroj, nuk shkruaj nota. Është fakt se ata janë motivuar dhe arrijnë me të vërtetë rezultate shumë të mira të një niveli kombëtar dhe botëror.”

Ëndrra e Nikollës është të shohë se si shkenca dhe arsimi bëhen prioritet për shtetin tonë. “Ëndërroj që kur të më takojnë në rrugë njerëzit dhe kuptojnë se jam mësues, ose shkencëtar, të më shohin me respekt dhe jo vetëm mua, por të gjithë kolegët e mi. Nëse kjo do të bëhet apo jo, kjo varet nga të gjithë ne.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD