Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panairi pranveror i librit – takim i lexuesve me autorët

Foto: BGNES

Deri më 3 qershor Pallati Kombëtar i Kulturës përsëri është kthyer në shtëpi të fjalës përmes “Panairit pranveror të librit”. Mbi 80 janë ekspozuesit në të.

Mes miqve të huaj të ngjarjes është dhe njëri prej autorëve më të lexuar tani në Bullgari – shkrimtari argjentinas dhe psikoterapeut Horhe Bukaj, i cili për vit të tretë të radhës viziton vendin tonë – një precedent i vërtetë për një shkrimtar kaq të njohur dhe të suksesshëm modern. Gjatë kohës së qëndrimit të vet te ne Horhe Bukaj paraqiti librin e tij më të ri – “Rruga e lotëve”. Vida Ognenoviç – një shkrimtare serbe, dramaturge, regjisore dhe një nga emrat më të autoritetshme mes disidentëve në Serbi nga koha e Sllobodan Millosheviçit, po kështu është mes të ftuarve. Ajo është themeluese e Partisë Demokratike dhe zëvendëskryetare e saj e tanishme, kurse në këtë moment është ambasadore e Republikës Serbe në Danimarkë. Në Sofje ajo paraqiti romanin e saj “Dashnorë”. Një takim me lexuesit kishte dhe gazetarja ruse Natalija Gevorkjan, e cila prej viteve jeton dhe punon në Paris për shkak të mospajtimit të vet me autoritetet në atdhe. Te ne ajo paraqiti botimin “Hodorkovski. Një libër Autobiografik”, ku është bashkautor me një oligark rus. Pas vizitës së vjetshme dhe tani pjesëmarrës në ngjarje është Fërgëll Tobin, president i Federatës të botuesve evropianë. Siç rikujtojnë organizatorët nga Asociacioni “Libri Bullgar”, gjatë vitit të kaluar ai ka shprehur përkujdes përpara Federatës të botuesve evropian për nivelin e analfabetizmit në Bullgari dhe ka rekomanduar të merren masa për evitimin e krizës në botimin e librave. Mbase në lidhje me këtë në programin e tij sivjet janë përfshirë takim me zëvendësministrin e arsimit zonja Milena Damjanova mbi temën për inkurajimin e leximit si mënyrë për evitimin e analfabetizmit mes nxënësve, pjesëmarrje në seminarin ndërkombëtar Arrow Plus dhe leksion përpara studentëve nga Fakulteti i gazetarisë.

Më 30 maj është premiera e botimit të parë në gjuhën bullgare të revistës letrare me famë botërore “Granta”, e krijuar gjatë vitit 1889 nga student në Kembrixh. Në botimin bullgar do të ketë 60% përkthime nga revista origjinale dhe 40% letërsi moderne bullgare. “Shpresojmë që e gjithë kjo t’i japë shtysë të re zhvillimit në kontekstin modern letrar në Bullgari, duke siguruar mundësi autorëve bullgar të dalin në tregjet e huaja, kurse letërsia bullgare më në fund të zërë vend në hartën botërore letrare” – sqarojnë nga ekipi.

© Foto: BGNES


Zgjon kureshtje libri i parë bullgar “Libri për operetën dhe shfaqjen muzikore” nga Ognjan Stamboliev. Ai është një provë të mblidhet në një vend më e vlefshmja nga gjinia me pamjet më të mirë nga të gjitha stilet dhe shkollat kombëtare – nga Zhak Ofenbah deri tek Andry Llojd Uebër në përgjithësisht 150 tituj. Panairi pranveror i librit u jep mundësi lexuesve të marrin autografe nga autorët e njohur bullgarë. Në një varg takimesh ata mund të bisedojnë me Zahari Karabashliev, Kalin Terzijski, Teodora Dimova, Dejan Enev, Elena Aleksieva, Ivo Siromahov, mbajtësi i dekoratës “Helikon” për vitin 2011 Vasill Gjeorgjiev, poeti Stefan Ivanov dhe shumë shkrimtarë të tjerë dhe krijues të fjalës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD