Vlladimir Stojanov është një bariton bullgar, i cili është më i njohur në botë, sesa në atdhe. Zëri i tij dëgjohet në skenat më të mëdha botërore. Një prej roleve të tij më karakteristike është ai i Zhermonit në “Traviata” të Verdit. Me këtë rol ai debutoi në “Arena di Verona” në Itali para një publiku të madh në hapjen e sezonit të 89-të.
Vlladimir Stojanov ka lindur në Pernik në vitin 1969. “Në fisin tim ka njerëz, të cilët tregojnë interes për muzikën, por nuk ka muzikantë. Babai im ishte avokat, nëna ime – infermiere – tregon Vlladimir. – Unë fillova të këndoja që si i vogël, në korin për fëmijë të dirigjentes Zoja Vidas. Isha në kor 7 vjet. Një hap shumë i rëndësishëm për mua ishte qëndrimi im në Akademinë “Boris Hristov” në Roma, njohja ime me Nikolla Gjuzelevin dhe puna jonë e përbashkët. Është shumë mirë të njihesh me njerëz, të cilët kanë arritur majat më të larta në profesion. Ata janë të një niveli më të lartë dhe është më lehtë të komunikosh me njerëz të tillë, të cilët jo vetëm të ndihmojnë në profesion, por të ndryshojnë tërë mënyrën e të menduarit, qëndrimin ndaj jetës.
Gjatë disa viteve të fundit baritoni Vlladimir Stojanov kishte shfaqje në shumë skena të autoritetshme – në Paris, Valencie, Barcelonë, por pohon se e tërheqin teatrot më të vegjël dhe të vjetër operistikë italianë, të cilët kanë një atmosferë, akustikë dhe bukuri origjinale.
Bullgari ka kënduar me disa prej yjeve më të mëdha të operës, ndër të cilët është prima ruse Anna Netrebko (në Vjenë) dhe sopranoja gjermane Diana Damrau (në Metropolitën).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..