Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i bullgarëve të pasur po shtohet

Bullgari më i pasur ka regjistruar përpara autoriteteve taksambledhëse të ardhurat për vitin e kaluar prej 6.7 milionë euro. Ai është nga Sofja, kurse në TOP 3 hyjnë një banues i Plovdivit me 6 milionë euro dhe një banues i Varnës me mbi 5 milionë euro të ardhurat për të gjithë vitin 2011. Të ardhurat e TOP 20 të bullgarëve më të pasur janë me një vlerë të përgjithshme 59 milionë euro. Kurse familja e bullgarëve të pasur është shtuar gjatë vitit të fundit me afro 30 milionerë të rinj.

Cili është profili i milionerit bullgar?

“Nuk ka një profil tipik të milionerit – thotë zëdhënësi i Agjencisë kombëtare për të ardhurat, z. Rosen Bëçvarov në një intervistë të posaçme. – Më shpesh këta janë drejtues të kompanive personale, të cilët marrin shuma të caktuara parash si shpërblim – shpesh në përmasë të milionave. Ka njerëz, të cilët marrin honorarë të larta dhe të ardhura nga qiratë”. Prijës në listën e Agjencisë kombëtare mbi të ardhurat në bazë të të ardhurave më të larta janë në një moshë aktive midis 40 dhe 50 vjeç. Bullgarët e pasur kanë fituar nga shit-blerja e aksioneve dhe pjesëve të firmave, nga shërbime avokate, financiare dhe konsultative. Më shumë të ardhura janë të regjistruara në sferën e tregtisë.

Ku janë të përqendruar bullgarët e pasur?

“Bullgarët e pasur janë të përqendruar në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Burgas”, vizaton vendet me më shumë milionerë Rosen Bëçvarov. Del se, qytetet e mëdha të rretheve janë dhe qendrat, ku zhvillohet më mirë biznesi te ne dhe respektivisht fitohet. Gjatë këtij viti debutim bëri dhe qyteti Smoljan, i cili pati dy përfaqësues të vet për klubin e milionerëve.

Sa të pasur janë bullgarët e pasur?

“Nuk ka një përgjigje të kësaj pyetjeje, sepse standardi bullgar është mjaft më i ndryshëm nga ai evropianoperëndimor për shembull – vazhdon Rosen Bëçvarovi. – Po patjetër kemi edhe bullgarë të pasur, të cilët fitojnë shumë me një punë të paguar mirë. Kështu që ka dhe milionerë të vërtetë në Bullgari. Ata nuk janë pak dhe përveç të tjerave, dalin se janë dhe taksapagues të ndershëm. Shembulli i tyre është i suksesshëm dhe mbase ka ardhur kohë të rimendojmë tezën se, të pasurit gjithmonë janë “të maskuar” ose se njerëzit me një influencë më të madhe në vend detyrimisht janë kriminelë.”

Me sa u shtuan milionerët te ne për 1 vit?

“Gjatë një situate krejtësisht identike llogaritet një vëllim mjaft serioz i të ardhurave nga taksa mbi të ardhurat e personave fizik – vizaton tendencat Rosen Bëçvarovi. – Shikojmë në përmbledhje prej të ardhurave prej mbi 61 milionë euro vetëm nga honorarë dhe qira. Kurse çmimet e qirave dhe tregu i pronave të patundshme në Bullgari nuk janë zhvilluar shumë në mënyrë intensive, si dhe shpërblimet jashtë marrëveshjes së punës. Mbi 174 milionë euro janë të ardhurat nga qiratë dhe 446 milionë euro nga honorarë për vitin të të gjithë bullgarëve. Me fjalë të tjera gjatë bazës së konstatuar makroekonomike kemi më tepër një sjellje më të mirë të taksave të një pjese më të madhe prej njerëzve.”

 A ka një rinim të milionerëve?

“Ka njerëz me të ardhura të deklaruara prej mbi 500 mijë euro të cilët janë në moshë rreth 30 vjeç, ka dhe në kategorinë më të lartë të moshës – thotë bashkëbiseduesi ynë. – Mjaft i gjerë është kufiri i njerëzve me të ardhura të larta. Në mënyrë shumë të barabartë janë të shpërndarë për nga mosha, që të mund të themi se ka ndonjë farë profili specifik, i cili të na orientojë.”

Në Bulgari më duket se nuk ka “Mekë” të milionerëve...

“Me të vërtetë nuk ka as kriter moshe, as të degës, as territorial, i cili të na thotë se, pikërisht një kufi i caktuar moshe, me një specializim të përcaktuar qartë, në vendin e caktuar është receta për sukses tek milionerët. Jo, është kategorik Rosen Bëçvarov, kjo është si pasojë nga një aktivitet normal ekonomik, të shpërndarë kudo në vend.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD
Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD