Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE i ndërpret procedurat për deficit të tepruar kundër Bullgarisë

Bullgaria dhe Gjermania do të nxirren nga lista e vendeve, të cilat janë të frikësuara me sanksione, me qenë se kanë pakësuar deficitet e veta buxhetore nën limitin e caktuar nga Bashkimi Evropian prej 3% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Këtë e njoftoi personalisht kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Barozo. Komisioni Evropian rekomandoi të ndërpritet procedurat për Bullgarinë, pasi vendi e korrigjoi deficitin e vet gjatë vitit 2011 deri më 2.1%. Nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, 21 shtete e shkelin këtë tregues.

Komisioni Evropian llogarit përparimin e Bullgarisë në reforma të rëndësishme për vendin, por sfidat bazë ekonomike mbeten të pandryshuara. Vendi ynë ka një disiplinë të qëndrueshme fiskale dhe borxhin e dytë më të ulët shtetëror si përqindje nga Produkti i Brendshëm Bruto në kuadrin e Bashkimit Evropian pas Estonisë. Përpjekje serioze bëhen për reforma në sistemin e pensionimit. Brukseli e përcakton sektorin bankar si stabil dhe me një përkatësi të lartë të kapitaleve, pavarësisht se në fund të vitit 2011 kreditë “e këqija” kanë arritur 15% nga portofoli i bankave.

Ekspertët e Komisionit Evropian i kushtojnë vëmendje rrezikut të varfërisë për disa grupe sociale te ne. Rritja e papunësisë është sinjal, se tregu i punës duhet të aktivizohet dhe të krijohen më shumë vende pune, më në veçanti për njerëzit e rinj. Cilësia e arsimit po kështu do të jetë në nivelin e duhur.

Brukseli i kushton vëmendje dhe pavarësisë së vendit tonë nga importi i resurseve energjetike kundrejt vetëm një furnizuesi, dhe kjo mbi një trase. Në sferën e biznes-financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është kufizuar, kurse barrierat administrative janë të mëdha. Ekspertët llogarisin se, teknologjitë inovative shfrytëzohen pak për rritjen e ekonomisë bullgare. Pavarësisht nga shfrytëzimi aktiv i fondeve evropiane, përvetësimi i mjeteve evropiane është akoma i ulët, ku shkaqet bazë janë procedurat e ndërlikuara administrative dhe mungesa e resursit të parave në biznes për bashkëfinancimin e projekteve. Brukseli e kritikon Bullgarinë dhe për shkak të vonimit të qeverisë elektronike.

Komisioni Evropian drejtoi edhe rekomandime ndaj vendit tonë. Më i rëndësishmi është që Bullgaria të vazhdojë politikën e rreptë fiskale. Të tjerat janë të lidhura me garantimin e qëndrueshmërisë të sistemit të pensionimit dhe uljen e rreziqeve gjatë reformave. Brukseli rekomandon dhe një përshpejtim të masave për papunësisë rinore, si dhe reforma në arsim, lidhur më tepër me modernizimin e kritereve dhe rritjen e kualifikimit të mësuesve. Një pjesë nga rekomandimet e Komisionit Evropian janë për përmirësimin e cilësisë të sistemit gjyqësor. Dhe jo në vend të fundit Brukseli i kushton vëmendje dhe shtimit të efikasitetit energjetik në Bullgari, si dhe përmirësimit të lidhjeve të gazit dhe të korrentit në regjion.

Bullgaria mbetet në listën e 12 vendeve të kërcënuara nga disbilanc makroekonomik, të cilat mund të krijojnë rrezik për ekonominë e vendit. Në këtë grup bien Belgjika, Qiproja, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Hungaria, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Britania e Madhe. Brukseli ve në dukje se disbilancet e llogaritura për Bullgarinë nuk janë të larta, por kërkojnë ndërmarrjen e masave të caktuara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD
Dimitër Gllavçev

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..

botuar më 25-01-08 4.27.MD

Anëtarësimi në Eurozonë sjell pluse për biznesin dhe ekonominë bullgare

Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..

botuar më 25-01-08 1.03.MD