Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekoratat “Molla e artë” e Rrjetit kombëtar për fëmijë

Foto: BGNES
Qershori – muaji, i cili premton një kohë të ngrohtë dhe verë me diell, vjen me një nga festat më të gëzueshme dhe të hareshme – Dita e fëmijëve. Ditë, e pritur nga vogëlushët nëpër të gjithë botën dhe e lidhur për ta më tepër me festat, tullumbacet, gjendjen shpirtërore të gëzuar dhe kuptohet, me peshqeshet.

Bota shënon Ditën e fëmijëve që nga viti 1949. Vetëm një vit më vonë ai është i njohur për një festë zyrtare në 51 vende. Por në realitet, ideja për të lindi mjaft më herët gjatë vitit 1925, gjatë kohës së Konferencës botërore për mirëqenien e fëmijëve, që u zhvillua në Gjenevë të Zvicrës. Në këtë datë konsulli i përgjithshëm i Kinës në San Francisko mbledh një grup me fëmijë jetimë kinezë, që të shënojnë Festivalin e varkave të dragoit. Dhe me qenë se në thelbin e vet këto dy ngjarje kanë qenë të drejtuara ndaj përmirësimit të kushteve të jetës së fëmijëve, 1 qershori fillon të shënohet si Dita ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve. Pjesa më e madhe e vendeve perëndimore, popujt në Lindjen e Afër dhe në Afrikë kanë ditë të vet të fëmijës, të cilën e festojnë në data të ndryshme të vitit në Indi – më 14 nëntor, në Brazili – më 12 tetor, në Japoni – më 5 maj, në Gjermani – më 20 shtator. Pavarësisht nga kjo, Dita ndërkombëtare e fëmijëve – 1 qershori, mbetet një nga festat botërore më të konsiderueshme, e cila e kthen vështrimin drejt të ardhmes së fëmijëve, drejt varfërisë dhe shpërndarjes së virusit të SIDA-s në Afrikë, drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës të brezit të ri. Kuptohet se, kjo nuk bëhet pa pjesëmarrjen e organizatave botërore si OKB, UNICEF dhe BE.

Përpara ndryshimeve demokratike kujdesi për fëmijët në Bullgari ishte i prindërve të tyre dhe të shtetit. Sot në vend ekzistojnë dhe mbi 100 organizata joqeveritare, të cilët punojnë mbi programe të ndryshme dhe projekte, të adresuara drejt fëmijëve bullgarë. Përpara rreth 10 vjetëve u krijua dhe filloi të punojë dhe Rrjeti kombëtar për fëmijët, që i bashkon këto organizata. Kryetar i këtij rrjeti z. Georgi Bogdanov na tregon më shumë hollësira: “U ndryshuan shumë gjëra që të jetojmë më mirë. Mund të vëmë themelet e një sistemi të tipit të ri për mbrojtjen e fëmijës. Por duhet bërë një punë jo e lehtë për përsosjen e saj dhe për zhvillimin, që kërkon përpjekje të bashkuara të shoqërisë, politikanëve dhe organizatave joqeveritare, të angazhuara me të drejtat e fëmijës te ne. Tanimë ka shërbime alternative për fëmijët në rrezik, por do të bëhet dhe një punë jo e lehtë mbi mbylljen e shtëpive të mëdha sociale të trashëguara nga e kaluara dhe zëvendësimi i tyre me banesa të tipit të përzier dhe familjet e pranimit. Një problem serioz është dhe varfëria e fëmijëve. Bullgaria po vazhdon të jetë vendi me të ardhura më të ulëta në Bashkimin Evropian, që padyshim që reflekton dhe mbi fëmijët dhe kujdeset për ta.”

Gjatë vitit të kaluar Rrjeti kombëtar për fëmijët themeloi dekoratën “Molla e Artë”, e cila jepet më 1 qershor: “Ideja e “Mollës së artë” është ti dallojë ata, të cilët me punën e tyre gjatë vitit kanë kontribuuar për përmirësimin e mirëqenies të fëmijëve në Bullgari – shpjegon z. Georgi Bogdanov. – Prijëse është dekorata “Hero nga përrallat”, e japim njerëzve të zakonshëm, të cilët me vullnetarisht u ndihmojnë fëmijëve. Nominojmë po kështu dhe politikanë, veprimtarë shoqërorë, gazetarë, shkolla, përfaqësues të organizatave joqeveritare... Gjatë këtij viti kemi nominuar dhe dy spitale për shkak të njerëzve me zemra të mëdha, të cilët me shumë dashuri dhe kujdes u ndihmojnë fëmijëve të sëmurë rëndë dhe prindërve të tyre. Dekorojmë dhe “Mollën e artë” të një biznes organizate, e cila zhvillon veprimtari bamirësie, kushtuar fëmijëve dhe familjes. Gjatë vitit të kaluar dekoratën “Hero nga përrallat” e mori një djalë, i cili anëtarëson në klubin e rinisë të Varnës “Delfinët”. Ai i bashkoi njerëzit e rinj nga klubi, bashkë grumbulluan mjete dhe rinovuan repartin psikiatrik për fëmijë në qytetin Varna, duke e bërë tërheqës për fëmijët të cilët shërohen aty.”

Dita ndërkombëtare e fëmijëve ka edhe flamur. Mbi një sfond jeshil, i cili simbolizon rritjen, harmoninë, freskinë dhe begatinë, janë vendosur figura të stilizuara njerëzore me ngjyra të ndryshme. Ato simbolizojnë larminë dhe tolerancën. Shenja e Tokës, e vendosur në qendër të flamurit, është simbol i shtëpisë sonë të përbashkët. Shënimi i festës na ndihmon për të gjithë këtë. Por, një qershori na kujton dhe për diçka tjetër: çdo një prej nesh vazhdon të mbajë në vetvete fëmijërinë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD