Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi all inclusive ose se si të pushojmë gjatë, më lirë dhe më këndshëm

Byzylykë nga hotelet all inclusive
Foto: Veneta Nikollova

Sistemi all inclusive është mënyra më e lirë që njeriu t’i sigurojë vetes një pushim të këndshëm në bregdetin vendas. Çmimet e ulëta të paketave tona turistike, të cilat përfshijnë fjetje me mëngjes, drekë dhe darkë, e “shtyn” Bullgarinë mes pozitave të para në klasifikimet evropiane si një destinacion të leverdishëm turistik. Pavarësisht nga përpjekjet e shtetit dhe të degës të zhvillojnë një turizëm kulturor dhe ekologjik gjatë gjithë vitit, vendi ynë vazhdon të njihet nëpër tregjet botërore jo me lavdinë e vet të një shteti të lasht evropian me një trashëgimi unikale kulturore dhe historike, por me imazhin e një vendi të lirë për pushime detare.

Ekstra, e cila në ditët tona i mbush hotelet në det, por dhe vendpushimet tona dimërore, quhet all inclusive, ose ngrënie aq sa mundesh. Në qoftë se njeriu bën rezervim për verën akoma gjatë janarit, mund të pushojë me çmime shumë të leverdishme në Bullgari, pa e privuar veten prej asgjë. E tillë është praktika dhe e qindra mijë turistëve të huaj, të cilët vijnë në bregdetin tonë të Detit të Zi përmes operatorëve turistikë, që të shijojnë jo vetëm diellin dhe plazhet, por edhe tryezave të bollëkshme nga 3 herë në ditë. Del se, sistemi all inclusive deri në një shkallë të madhe është një sjellje bullgare në praktikën turistike në Ballkan. Akoma gjatë viteve ‘50 të shekullit të kaluar, kur janë ndërtuar vendpushimet tona të para bregdetare, pushuesit kanë marrë bashkë me fjetjen dhe 3 ngrënie në restorantin e hotelit. Vetëm se në vend të all inclusive, atëherë paketa është quajtur “pansion i plotë”. Shumë shpesh hotelet kanë qenë pa restorant personal dhe turistët është dashur të ushqehen në hotelet fqinje. Ka rastisur në një kohë me shi miqtë të vrapojnë nën shi, që të mund të hanë “në vendin komshi”. Pavarësisht nga kjo sistemi “pansion të plotë” ka një sukses të madh dhe më pas është futur dhe në vendet fqinje Greqia dhe Turqia, të cilat janë dhe konkurrentet tona bazë në tregjet botërore turistike.

Në ditët tona operatorët turistikë dhe hotelierët janë në garë në propozimin e paketave all inclusive. Por problemi është dhe në cilësinë e ushqimit të propozuar dhe shërbimi. “Përkrahësit e sistemit all inclusive janë njerëzit me më pak para, të cilët bëjnë llogari të parave – tha Rumen Draganov, drejtor i Institutit për analiza dhe vlerësime të turizmit. – Ata duan të dinë se pikërisht sa do t’u kushtojë pushimi, kështu që të mund të llogarisin paraprakisht se çfarë të paguajnë për veten, për fëmijët për prindërit e moshuar gjatë kohës së pushimit të tyre detar. Ata nuk duan të marrin shumë para me vete dhe të rrinë në det 3-4 ditë, derisa t’u mbarojnë! Me një fjalë, paketat all inclusive janë të drejtuara ndaj turizmit masiv, me buxhet të ulët.”

Por derisa shërbimet e përfshira në këto paketa janë me cilësi, është një çështje mjaft e diskutueshme dhe varet nga hotelet e veçanta. Shpesh gjatë all inclusive asgjë nuk është kështu siç duket, kurse kuzhinierët vendas tregojnë një fantazi të madhe dhe shpikje gjatë improvizimit. Kështu për shembull pula e pjekur e cila ka mbetur nga dreka, mund të paraqitet dhe në darkë, por e maskuar si një jahni e shijshme ose sufle, kurse në ditën tjetër do t’u jepet si një supë e mirë. Në synimin e vet të sigurojnë bollëkun e domosdoshëm prej gjallave, por dhe të kursejnë nga shpenzimet e veta, disa sipërmarrës në degë janë të aftë për të bërë çudira! Në fakt, kështu është jo vetëm në Bullgari. Prandaj turistët të cilët kërkojnë cilësinë e lartë të shërbimit, shikojnë me sy të keq mbi all inclusive. Por dhe bashkësitë vendase janë të pakënaqur sepse sistemi inkurajon pushimet stacionare. Miqtë nuk lëvizin nga plazhi dhe hoteli, ku hanë dhe nuk harxhojnë para për asgjë jashtë kufijve të kompleksit, kurse kjo është në dëm të biznesit vendas, i cili mbahet me të ardhurat nga stina turistike. Në fakt, kohët e fundit me këmbëngulje filloi të flitet për kufizimin e këtij tipi shërbimesh në hotelet bullgare.

“Ideja e tanishme e Agjencisë për ushqimet, e cila është akoma vetëm ide në zhvillim, është që all inclusive të jetë vetëm për hotelet me 4-5 yje, nën pretekstin se, ka keqësim të cilësisë së shërbimit në disa vende – thotë Rumen Draganov. – Shkelje të këtij lloji nuk duhet të përbuzen, por ato nuk i përkasin vetëm all inclusive shërbimeve, por deri te sistemi i plotë për ushqim në vendpushimet tona. Me fjalë të tjera, pavarësisht nëse keni paguar paraprakisht ose do të paguani në vend, nuk mund të ketë kompromis me ushqimin!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plazhi qendror i Sozopolit

Bullgaria është në vendet e para për plazhet më të pastra në Evropë, dhe tendenca është në rritje

Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..

botuar më 25-07-30 7.00.PD

Në një gllënjkë largësi – rrugët e verës në verilindje

Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...

botuar më 25-07-29 7.00.PD

"Bullgaria Lend" – një shëtitje përmes shekujve në zemër të Pravecit

Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..

botuar më 25-07-27 9.00.PD