Në mes të verës bullgarët u tronditën nga shtrenjtimi i ngrohjes qendrore dhe rrymës elektrike, të gazit natyror dhe ujit. Nuk mbetën mbrapa edhe nafta dhe dizeli, çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare përcaktohen nga dollari amerikan. Dimri i cili po vjen do të jetë mjaft më i vështirë se të deritanishmet, sepse shtrenjtimi i çmimit të energjisë do të rrisë çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve. Kurse kjo do të thotë varfërim të një pjese të re nga bullgarët. Por, a janë fajtore çmimet ose të ardhurat e ulëta në Bullgari?
Nga data 1 korrik korrenti u shtrenjtua me 13 për qind, me 3 për qind më shumë nga ajo e parashikuar, kurse për industrinë – me 16% për qind. Pakësimi i parashikuar i dyfishtë i çmimeve blerëse preferenciale të energjisë prej burimeve të ripërtërishme energjetike nga fillimi i muajit korrik i detyrojë investitorët të përshpejtojnë të marrin leje për futjen në veprim të dy herë më shumë nga kapacitetet e parashikuara. Kompania kombëtare elektrike e blen energjinë elektrike të prodhuar sipas Ligjit të miratuar për energjetikën nga viti 2007. “Në qoftë se korrenti nuk ishte shtrenjtuar me 13%, por me më pak, humbjet do të qenë për Kompaninë elektrike kombëtare, thotë shefi i Komisionit shtetëror për rregullim energjetik dhe të ujit Angell Semerxhiev. Në fund të fundit shtrenjtimin e korrentit e paguajnë më tepër bullgarët e zakonshëm. Sipas statistikës evropiane çmimi i energjisë elektrike te ne është më i liri në Evropë mbi një vlerë absolute. Por, e krahasuar me aftësinë blerëse të bullgarëve, ajo është mbi mesataren për Bashkimin Evropian dhe më e lartë nga vende si Britania e Madhe, Franca, Suedia e të tjera. Çmimi i korrentit do të vazhdojë të rritet, me qenë se termocentralet, të cilat prodhojnë energji elektrike që nga viti 2013 duhet të blejnë në ankand kuota për dyoksidin e karbonit në atmosferë dhe të bëjnë investime në modernizimin e prodhimit të vet.
Gjatë kësaj lëvizjeje të çmimeve tatëpjetë të ardhurat nga puna e bullgarëve po vazhdojnë të jenë nga më të ulëtat në Evropë. Prej 3 vjetëve shumica prej tyre janë të ngrira dhe për shkak të krizës botërore ekonomike dhe financiare. Më të prekur nga rritja e çmimeve janë pensionistët për shkak të pensioneve të ulëta. Sipas ministrit social Totju Mlladenov është e mundur të ketë një shtesë ndaj pensioneve në fund të vitit për shkak të çmimit të rritur të korrentit. Por edhe kjo nuk është akoma e sigurt – varet nga kryerja e buxhetit. Familjet më të varfra në vend (mbi 300 mijë) do të marrin një shtim të shumave të cilat shteti përmes Agjencisë për ndihmë sociale iu lëshon për ngrohje gjatë dimrit. Për këtë Ministria e financave ndan rreth 5 milionë e 500 mijë euro. Sipas Konfederatës së sindikatave të pavarura të Bullgarisë, njëri nga dy sindikatat më të mëdha në Bullgari, të ardhurat më të larta në buxhet japin mundësi që bullgarët me pensione nga më të ulëtit (rreth 200 euro) të marrin shtesë ndaj pensioneve akoma gjatë muajit tetor. Nga sindikata këmbëngulin për një shtim me 10 për qind të të gjitha pensioneve që nga fillimi i vitit të ardhshëm. Me po të njëjtën përqindje sipas tyre, duhet të shtohen edhe rrogat në sferën buxhetore, të ngrira prej 3 vjetëve, kurse rroga minimale e punës nga rreth 145 euro të bëhet 165 euro. Çmimet e rritura të korrentit do të venë përpara sprovës jetën e bullgarit, dhe jo vetëm të shtresave të dobëta sociale dhe grupet, pohojnë nga Konfederata e sindikatave të pavarura të Bullgarisë. Prandaj, sipas tyre është e domosdoshme një marrëveshje e re e mekanizmave kompensatore në përkrahje të të ardhurave të popullsisë jashtë ndihmës tradicionale të çmimeve për ngrohje – një rrogë minimale pune, rrogat buxhetore dhe pensionet, kurse në një nivel firmash – rrogat e punës dhe shtesa sociale.
Një është e qartë – pjesa më e madhe e bullgarëve do të vazhdojnë të “ngushtojnë rripat”. Të dhënat e statistikës për muajin maj tregojnë pakësim të konsumit në të gjitha veprimtaritë ekonomike. Në tregtinë me pakicë ulja është me 1,8 për qind kundrejt të njëjtit muaj të vitit të mëparshëm. Pjesa më e madhe e të ardhurave të bullgarëve shkojnë për ushqim dhe konsumative. Për kohëra më të mira janë të lëna teknika, mobiliet, elektronika, rrobat. Në kufirin e varfërisë janë shumë bullgarë, të cilët kufizohen vetëm ma atë më të domosdoshmen. Kurse në të njëjtën kohë buxheti ndan miliona për muze, të cilat mund të kryhen në kohëra më të mira për financim nga shteti, dhe për veprimtari të tjera të ngjashme... Politika më e mirë varet nga kryerja e buxhetit, por gjëra të tjera jo dhe aq. Në fakt lëvizja qytetare DNES (Sot) shpërndan letër, në të cilën këmbëngulet që shoqërisë t’i jepet një informatë për nivelet e pritura të çmimeve energjetike pas vitit 2013 dhe një listë e qartë në kohë për rritjen e tyre. Kjo është e diktuar nga prognozat për një rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike që nga viti 2013, lidhur me ankandet për emisione të dyoksidit karbonik dhe domosdoshmëria prej investimesh për pakësimin e këtyre emisioneve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Jana Mihajllova
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..