Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Së bashku mund ta ndryshojmë botën” – një projekt i Shoqatës rinore “GLOW”

Foto: bgglow.com
Ato janë të reja, ambicioze, plot ide dhe më e rëndësishmja – nuk janë indiferente ndaj njerëzve dhe natyrës. Janë bashkuar nga dëshira për të ndryshuar qëndrimin negativ në shoqëri dhe mënyrën e të menduarit. Në vitin 2004 disa vajza nga Veliko Tërnovo iniciuan krijimin e Shoqatës rinore “GLOW” pranë Qendrës informative rinore në qytet. Emri i saj përkthyer nga anglishtja do të thotë: “Vajzat udhëheqin botën tonë”.

“Shoqata përbën një rrjet rinor prej vullnetarësh, të cilët janë trajnuar në organizimin e iniciativave me dobi për shoqërinë – thotë Margarita Kalejnska, kryetare e “GLOW”. – Deri tani rrjeti përfshin tetë vendbanime në tërë vendin. Qëllimi ynë është që të rinjtë të përhapin informacion për mënyrat, në të cilat i zgjidhin problemet e veta dhe e ndryshojnë botën rreth tyre.”

Shoqata “GLOW” është krijuar nga disa vajza, por është e hapur për të gjithë vullnetarët, pa pasur rëndësi se çfarë është seksi i tyre. I vetmi kusht është që ata të jenë motivuar në kërkimin e ndryshimit pozitiv të botës, e cila na rrethon. “Bëhet fjalë për altruizëm, mirësi, tolerancë” – thotë Margarita Kalejnska. – Iniciativat e shoqatës në kërkimin dhe zbulimin e shembujve të mirë në këtë drejtim janë bashkuar në projektin “Mund ta ndryshojmë botën së bashku”, financiar nga Programi kombëtar për rininë (2011-2015). Ai realizohet në periudhën mars-gusht 2012. Qëllimi është popullarizimi dhe zhvillimi i vullnetarizmit ndër të rinjtë në Bullgari si një motor për përmirësimin e cilësisë së jetesës në bashkësi dhe për zhvillimin e personalitetit. Para pak kohe banorët dhe vizituesit e qyteteve Varna, Dobriç dhe Kavarna morën pjesë në një prej iniciativave të tij me emrin “Buzëqeshu dhe vazhdo më tej!”.

“Qëllimi i aksionit është përmirësimi i klimës emocionale në qytetet, duke ulur stresin dhe duke i provokuar njerëzit për të buzëqeshur më shumë – shpjegoi Margarita Kallejnska. – Papritmas edhe për vetë ne iniciativa kishte sukses të madh. Për rreth 2 orë në Varna u shpërndanë afro 3 500 flier me mesazhet e fushatës. Në to kishte buzëqeshje dhe ndonjë mendim pozitiv, i cili stimulon të menduarit pozitiv të lexuesit. Vullnetarët tanë u bënin thirrje njerëzve për të mos e hedhur këtë flier, por ta ruajnë dhe t’ia japin ndonjë njeriu tjetër. Kishim sukses të madh. Pas kësaj e vazhduam këtë iniciativë online. Kështu njerëzit mund ta përhapin mesazhin pozitiv me versionin elektronik. Deri tani tashmë 1000 veta u bashkuan me ne.”

Nisma më e re e shoqatës “GLOW” zhvillohet në Berkovica me emrin “Jashtë standardit, por reale”: “Iniciativa ka për qëllim stimulin e të rinjve për të komunikuar live, në jetën reale. Aktualisht në tërë rrugën kryesore të Berkovicës shëtitin të rinj me mure reale të Facebook-ut, të bëra nga vetë ata. Ata u bëjnë thirrje kalimtarëve për të vendosur atje ndonjë njoftim, ku të shprehin mendimin e tyre për çështje më të ndryshme. Qëllimi është stimulimi i komunikacionit dhe rikujtimi i kënaqësisë për komunikacionin real live me miq dhe të panjohur. Ky është njëfarë apeli kundër izolimit, në të cilin nganjëherë gjendemi.”

Një prej ngjarjeve më të pritura, organizuar nga shoqata “GLOW” në fund të gushtit është Akademia për vajza – lidere të moshës 14-18 vjeç. Ajo përbën një kurs njëjavor trajnimi, i cili ka për qëllim të inkurajojë respektin ndaj vetvetes, aftësitë për vendimmarrjen, vënin e qëllimeve, komunikimin, si dhe të inkurajojë tolerancën... Krahas kësaj, gjatë akademisë përhapet informacion për disa probleme, për shembull për trafikimin e njerëzve, shëndetin e grave, shëndetin reproduktiv, SIDA-n, mjedisin ekologjik dhe shëndetësor. “Akademia për liderë “GLOW” zhvillohet vetëm në gjuhën angleze dhe përfshin shumë veprimtari unikale: lojëra, debate në grupe të vogla dhe të mëdha, seminare, takime me lektorë. 12 vajza, të cilat kanë marrë pjesë në të, do të marrin mundësinë për t’u rikthyer vitin tjetër në Akademi, por tashmë si mësues, pasi kalojnë një kurs suplementar treditor. Ai zhvillohet nga vullnetarët e Korpusit të paqes – Bullgaria, të cilët janë partnerë dhe miq tanët” – shtoi për veprimtarinë e shoqatës rinore “GLOW” kryetarja e saj Margarita Kalejnska.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD