Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumë bullgarë kërkojnë mundësi për punë jashtë shtetit

Foto: BGNES
Danieli është 23 vjeç, me arsim të mesëm dhe punon në sferën e ndërtimit. Përpara disa muajve është kthyer nga Franca, ku ka punuar 10 muaj me ndërmjetësinë e një firme bullgare të ndërtimit. Pas kthimit të tij në Bullgari ka punuar në disa brigada ndërtimi, por nuk është i kënaqur nga pagesa dhe kushtet e punës. Tani po kërkon mundësi përsëri të niset për punë në ndonjë vend të BE-së, ku standardi i jetesës është më i lartë. Të ngjashme janë historitë dhe të akoma shumë njerëzve të rinj, të cilët shpresojnë të gjejnë punë, pavarësisht edhe të përkohshme, në ndonjë shtet tjetër.

Këtu nuk flasim për specialistët bullgarë, për të cilët mundësitë për punë jashtë vendit janë mjaft më të mëdha. Një pjesë e madhe prej tyre e kthejnë qëndrimin e vet në një shtet tjetër në të përhershëm. Sipas statistikës të Bankës Popullore Bullgare vetëm nga janari deri në maj emigrantët bullgarë kanë transferuar në Bullgari pothuajse 340 milionë euro. Pothuajse kaq është dhe shuma e dërguar dhe për po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e Agjencisë së punësimit për 6 muajt e parë të vitit tregojnë se, mbi 1400 bullgarë kanë shkuar në mënyrë legale në punë në shtet nga Bashkimi Evropian për disa muaj. Në këtë numër nuk hyjnë ata, të cilët i kanë gjetur vetes zënie pa ndërmjetësinë e Agjencisë. Punësim i përkohshëm si punonjës agrar në Spanjë kanë gjetur rreth 1200 bullgarë. Mbi 100 veta të tjerë janë të marrë në punë në qendrat për ushqim të shpejt në Gjermani. Të tretë janë nisur dhe punojnë si një personal ndihmës në hotelet, si dhe si ndihmës në ekonomitë shtëpiake.

Agjencia bullgare e punësimit është anëtare e Rrjetit ndërkombëtar EURES, në të cilin punëdhënës evropianë dhe bullgarë shpallin vendet e lira. Çdo një punëdhënës nga bashkësia dhe nga Konfederata Zvicër mund të deklaroi në rrjet vendet e lira të punës dhe të kërkojë nëpunës bullgarë. Mes anëtarësisë së Bullgarisë në Bashkimin Evropian që nga fillimi i vitit 2007, shumë shtete hapën tregjet e veta të punës për punonjësit bullgarë mjaft më shpejt se të tjerët. Aktualisht bullgarët mund të punojnë pa leje në Danimarkë, Estoni, Spanjë, Islandë, Greqi Portugali, Poloni, Rumani, Itali, Qipro, Letoni, Lituani, Sllovaki, Finlandë, Slloveni, Hungari, Çeki, Suedi. Që nga fillimi i këtij viti Gjermania po kështu lehtësoi qasjen deri në tregun e vet të punës për bullgarët dhe rumunët. Për punë në Austri, Belgjikë, Holandë, Irlandë, Angli, Francë, Maltë dhe Luksemburg punonjësit bullgarë kanë nevojë për leje. Do ta marrin, në qoftë se për vendin përkatës nuk ka kandidatë, banorë të shtetit përkatës. Danieli i cili është punonjës ndërtimi thotë, se përveç një pagese të mirë, me rëndësi është dhe siguria e mirë sociale. Për kohën e punës në Francë ai ka marrë rrogë prej 1350 euro, për të cilën në Bullgari firma ndërmjetëse ka paguar kontribute shëndetësore mbi shumën maksimalisht të mundshme në Bullgari prej rreth 1000 euro.

Një vështrim mbi Buletinin për vendet e lira të shpallura nga punëdhënësit evropianë në rrjetin EURES tregon se, më të kërkuarit janë specialistët në fushën e financave, shitës dhe prezantues në dyqane, ndihmës shtëpiake, mjekë, infermiere, rehabilitues, elektroteknikë. Një Raport i Komisionit Evropian nga nëntori i vitit të kaluar tregon se, në sajë të ndikimit afatgjatë nga qëndrimi i bullgarëve dhe të rumunëve në shtete të tjera nga Bashkimi Evropian, PBB i bashkësisë është rritur me 0,3 për qind. Kështu hidhet poshtë mendimi se, në kushtet e krizës punonjësit nga Bullgaria dhe Rumania janë një barrë për tregjet vendase të punës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD