Leximi është domosdoshmëri, kënaqësi, një ritual, me të cilin shkojmë të flemë, një gllënjkë harmoni dhe qetësi ndër problemet e së përditshmes. Imagjinoni se lexoni një libër dhe keni harruar faqen deri në të cilën e keni lexuar. Sigurisht që nuk është problem, por do të humbisni disa minuta, që ta gjeni përsëri. Që ta kursejnë shfletimin, disa lexues kthejnë cepin e faqes, por kjo është mungesë respekti ndaj librit dhe lexuesve të ardhshëm. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë adhurues të librave shkëmbejnë njëri me tjetrin titujt e blerë, që të kursejnë para në kohën e krizës. Madje ka sajte, nëpërmjet të cilave ky shkëmbim bëhet gjithnjë e më i gjallëruar. Kështu qe në vend që ta prishni librin, duke e kthyer cepin e faqes, mund të përdorni fletëndarëse të posaçme për libra. Disa prej shtëpive botuese te ne madje tashmë i përhapin librat në treg me fletëndarëse të tilla. Këto janë shirita prej kartoni, të cilat janë në përputhje me dizajnin e kapakut të fortë të librit. Kuptohet mund të shënojmë deri ku e kemi lexuar librin me një kartolinë, me një biletë të vjetër kinemaje, me faturën për rrymën elektrike, ose telefonin etj.
© Foto: Veneta Pavllova
Mirëpo fletëndarëset artistike për librat krijojnë një atmosferë të posaçme të ritualit të leximit. Tashmë gjashtë vjet me radhë krijues bullgarë, të cilët punojnë në fusha të ndryshme, organizojnë një ekspozitë me vepra të tilla. Në edicionin e sivjetshëm të ekspozitës në librarinë “Helikon-Vitosha” marrin pjesë nëntë autorë: skulptorë, grafikë, një fotografe etj.
© Foto: Veneta Pavllova
“Çdo vit punohet me një fantazi gjithnjë e më të madhe, me materiale gjithnjë e më origjinale dhe përkatësisht veprat tona bëhen gjithnjë e më unikale – thotë piktorja Mihalella Pëdeva, kujdestare e ekspozitës. – Sivjet paraqesim madje fletëndarëse prej gurësh të hollë, të lustruar, ose të prerë. Në gurët e zinj kemi tekste dhe piktura të bardha, kurse në ata të bardhë kemi përkatësisht dekorime të zeza. Duke folur për ide origjinale, Elena Panajotova për shembull ka bërë një herbarium special. Këto janë tufa prej lulesh të kompozuara në mënyrë të ndryshme nga vetë ajo. Ato janë vendosur në libra të vjetër gjermanë, të botuar me shkronja gotike. Kështu tregojmë lidhjen midis librave të ruajtur dhe bimëve të ruajtura.”
© Foto: Veneta Pavllova
Në ekspozitë ka dhe një vitrinë speciale për prindër të rinj. Në të janë paraqitur libra, të cilët i mësojnë se si t’i rritin foshnjat e tyre. Fletëndarëset për këta libra janë lodra fëmijësh, ose lista, ku janë përshkruar gjërat më të domosdoshme, të cilat duhet të blihen për foshnjën: biberonë, kozmetikë, pelena etj. A mund të lexojë bashkë me ju macja e dashur? Sigurisht që po! Një fotografe e re ka bërë fotografi me mace të bukura, të cilat me ndihmën e bishtave të tyre shënojnë deri ku e keni lexuar librin.
© Foto: Veneta Pavllova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..