Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Ilieva – këngëtare e talentuar dhe producente e suksesshme

Foto: arkiv

Maria Ilieva është ndër këngëtaret më të talentuara, tërheqëse, simpatike dhe inteligjente të skenës muzikore të Bullgarisë. Tashmë 10 vjet ajo me sukses bën karrierën e saj të solistes. Ka fituar shumë çmime të edicioneve të ndryshme të konkurseve të muzikës. Disa herë është dekoruar me çmimin “Interpretues i vitit”. Të gjithë ne jemi në kërkim të formulës së suksesit, sipas Maria Ilievës ajo mbështetet në talent, disiplinë, besim dhe fat.

“Muzika rrjedh në venat e mia – pohon Maria Ilieva. – Prindërit i kamë muzikantë. Mamaja ime Vanja Moneva është dirigjente e korit dhe ka themeluar korin “Zërat e Kozmosit”, të cilin e drejton. Para shumë vjetësh, në sajë të interpretimeve të korit unë u dashurova pas muzikës popullore bullgare, e cila përmban gjithë historinë dhe energjinë e popullit tonë. Kjo është muzika e cila çdo herë kur e dëgjoj më bën që të dridhem. Babi im është mjeshtër koncerti në Orkestrën Frymore të Sofjes. Ai quhet Krasimir Iliev dhe është një klarinetist shumë i talentuar. Kur isha e moshës pesëvjeçare fillova t’i bija pianos, kurse gjashtëvjeçarja – të këndoja në korin e mamait. Këndimi gjithmonë më ka tërhequr vëmendjen si një proces, si një përjetim në plan profesional. Ndërkohë dëgjoja lloje të ndryshme të muzikës. Në shtëpi i kishim në dispozicion të gjitha pllakat e gramafonit të “Beatles”-ave, të artistëve francezë dhe atyre italianë, që atëherë ishin të njohur. Vazhdova të këndoja në kor deri në momentin, kur u larguam nga qyteti i vendlindjes Veliko Tërnovo dhe u vendosëm në Sofje. Kur mësova se e kam karakterin e fuqishëm dhe kur fillova të ndërtojë personalitetin tim, vendosa të nisem me hapa të sigurt në rrugën muzikore. Mbase, edhe pse muzika gjithmonë ka qenë rreth e rrotull meje. Realisht, kam mbaruar Gjimnazin e Matematikës në Sofje dhe për mendimin tim matematika është baza e çdo arti. Besoj se kur gjendet mënyra e përshtatshme dhe qëndrimi i drejtë ndaj një të riu, ai mund të nxitet kaq shumë pa hasur vështirësitë e lëndës përkatëse. Mësuesit i kisha shumë të mirë. Për sa u përket atyre të muzikës, jam mësuar prej më të mirëve, qoftë prej profesionalistëve të muzikës klasike, qoftë prej atyre të muzikës popullore, po ashtu shumë kam mësuar prej interpretuesve më të mëdhenjtë të muzikës rock dhe metal. Nuk ka lidhje cilit stili i përket muzikanti, nëse është i aftë në muzikën që bën. Gjithmonë mund të mësosh prej tij.”

© Foto: BGNES


Këngëtarja e talentuar qëllimisht ka kthyer kokë ndaj muzikës derisa ka studiuar në Universitetin Ekonomik të Sofjes. “Një herë, kur isha në vitin e dytë në fakultet shkova në një party me studentë e tjerë. Atje u njoha me pianistin e grupit të parë ku interpretova dhe ai më bëri ftesë që të bëjë disa prova. Kjo ishte hera e parë që iu afrova muzikës, duke bërë pjesë e saj. Më kujtoi se nuk e dija si të mbaja mikrofonin. Sot këto momente i rikthej në kujtesë, duke ndierë kënaqësi. Këngën e parë që interpretove bashkë me muzikantët ishte “Nobody’s wife” të këngëtares rock nga Holanda Anouk. Pasi këndova tonet e para, e ndjeva veten e sigurt. Në fund të interpretimit të gjithë e dinim se do të punonim së bashku. Kështu u bëra këngëtarja e grupit “Visoko” (në përkthim “Lart”).”

Me këtë formacion Maria Ilieva ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Bullgarisë, ku ka interpretuar në klube. Muzikantët nuk e kishin repertorin e vet. Ata kanë dhënë vetëm këngë cover, me të cilat bënin publikun për vete. Grupi ka interpretuar në stil rock. Që nga ai moment Maria Ilieva filloi të fitonte popullaritet dhe u dallua si dhe prezantuese e dy emisioneve televizive. Këngëtarja pohon se emocionet që ka pasur me grupin “Visoko” në skenë dhe në sallën e provave kanë qenë shumë të forta. Gjithsesi rrugët e muzikantëve u ndanë. Vitet në vijim Maria Ilieva interpretoi bashkë me gripin “Kaffe”. Ndërkohë mori ftesë nga kompania e produksionit artistik dhe vendosi të bëjë një karrierë të solistes. “Rrezikova shumë, por jam e kënaqur se e kisha guximin ta bëjë këtë, sepse rrugën, në të cilën po eci e jep kuptim jetës sime”, thotë e bukura Maria Ilieva.

© Foto: BGNES

Maria Ilieva është producente e këngëtares së re Krista

Një fakt shumë pak i njohur për këngëtaren e talentuar është se ajo ka mbaruar në degën e biznesit të sigurimeve dhe ka bërë master në degën e marrëdhënieve me jashtë. “Arsimi i lartë jep një pikëpamje tjetër ndaj botës, po ashtu pasuron kulturën e njeriut – thotë Maria Ilieva. – Edhe pse përkushtova kohë në këtë lloj njohurish, më vonë përfitova nga ato, duke i përdorur në përgatitjen e projekteve në kompanitë të mia të produksionit. Njëra është drejtuar ndaj projekteve të mia muzikore, derisa përmes kompanisë tjetër “Stereo dhomë” zhvillohen talentet e reja të muzikës bullgare.”

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO do të dëgjoni zërin e bukur të këngëtares Maria Ilieva

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maja Rajkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD