Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Puna në kushtet e verës së nxehtë

Foto: EPA/BGNES
Pas dimrit të ftohtë, kur temperaturat e ulëta i bënë bullgarët për të ndjekur me vëmendje të madhe parashikimet e motit, edhe vera na befasoi me vapa të mëdha. Korriku i nxehtë, me temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vise ndryshoi ritmin e jetës. Pritet që edhe gushti të jetë shumë i nxehtë. Sipërfaqet ujore u bënë shumë tërheqëse për njerëzit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shatërvanin e qytetit, ose për pishinën e lagjes.

Pushuesit u nisën për në det, kurse adhuruesit e malit u orientuat drejt liqeneve malore dhe shtigjeve malore me hije. Për ata, që janë në vendin e punës i vetmi shpëtim janë ventilatorët dhe klimatikët. Kryeinspektorati i Punës u rikujtoi punëdhënësve se duhet të sigurojnë kushte të parrezikshme pune dhe ta përshtatin regjimin e punës për temperaturat e larta. Filloi të flitet edhe për “siesta” pasdreke për shkak të vapës së madhe.

Vala e nxehtë, e cila kaploi vendin, është e rrezikshme, sidomos për ata, të cilët punojnë në të hapur. Punonjësit në rrugë, punëtorët ndërtimorë, ata që punojnë në sferën e bujqësisë, policët, të cilët me gjithë vapën punojnë me uniformë të posaçme, si dhe punëtorët që marrin pjesë në prodhimet me temperatura të larta, janë sidomos të rrezikuar. Rikujtimi i Inspektoratit të Punës për përshtatjen e punës për temperaturat e larta është pjesë e legjislacionit të lidhur me kushtet e sigurta dhe shëndetësore të punës, që është detyrë kryesore e punëdhënësit.

Ekspertët bëjnë thirrje për zbatimin e masave të parashikuara nga shërbimet e Mjekësisë së Punës. Inspektorati i Punës ka konstatuar se 80 për qind e firmave kanë kontrata të lidhura me shërbime të tilla. Përveç masave preventive punëdhënësi duhet të jetë i gatshëm për të dhënë ndihmë në rast incidenti për shkak të vapës.

Sipas legjislacionit temperatura në dhomat e punës duhet të jetë nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Punëdhënësit nga ana e vet duhet t’i përshtatin orët e punës për temperaturat. Disa firma kanë zvogëluar orët e punës. Një kusht i detyrueshëm është sigurimi i ujit të ftohtë për punonjësit, si dhe i pijeve të tjera freskuese.

Në fakt gjatë pranverës së këtij viti Bullgaria miratoi Programin kombëtar për siguri dhe shëndet në kushtet e punës. Ky është programi i katërt që nga viti 2007 e këtej. Ky program ka për qëllim uljen e rreziqeve profesionale dhe rritjen e sigurisë së punonjësve. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve që nga viti 2009 deri në vitin 2011 incidentet në vendin e punës te ne janë ulur me 12 për qind. Sektorët ekonomikë, ku ka risk më të madh për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, janë industria përpunuese (prodhimi i metaleve), ndërtimi, tregojnë të dhënat. Gjatë vitit të kaluar ekspertët e Agjencisë ekzekutive “Kryeinspektorati i Punës” kanë realizuar mbi 53 kontrollime në pothuaj 38 ndërmarrje. 95 për qind e firmave kanë vlerësim të përgatitur për sigurinë e punonjësve dhe shëndetin e tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD