Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Greqia më keq administrojnë plehrat e veta

Foto: arkiv
Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për administrimin e plehrave në vendet e veçanta anëtare, Greqia radhitet në vendin e fundit, ndërsa Bullgaria është në vendin e parafundit për sa i përket zgjidhjes së këtij problemi në plan kombëtar. Analiza zbulon mospërputhje të mëdha në praktikat e vendeve evropiane. Vija ndarëse kalon midis të ashtuquajturve anëtare “të vjetra” dhe atyre “të reja” të BE-së.

Dallohen dy grupe të mëdha shtetesh. Në krye të klasifikimit janë Austria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Suedia me shumë pak elemente negative në administrimin e plehrave. 12 shtetet – Bullgaria, Qiproja, Çekia, Estonia, Greqia, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Rumania dhe Sllovakia tregohen si vende, që nuk administrojnë mirë plehrat e veta. Menjëherë bie në sy, se në këtë grup shtetesh janë kryesisht vendet e porsapranuara në BE-në, që disponuan më pak kohë dhe më pak rezerva financiare për përballimin e këtij problemi tepër të vështirë, por në të njëjtën kohë edhe të rëndësishëm. Përjashtim bëjnë vetëm Italia dhe Greqia, që janë nga shtetet e vjetra anëtare të bashkimit.

Raporti dallon 6 shtetet – Austria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Suedia, në të cilët vetëm 6 për qind nga plehrat transportohen në depo. Ato shtete disponojnë një sistem tepër të mirë të përpunimit të plehrave, kapacitete të mjaftueshme për përpunimin e plehrave dhe zgjidhin mirë problemin me plehrat biodegjeneruese. Në polin tjetër janë shtetet me politikë të dobët në administrimin e plehrave, ku mungon edhe infrastruktura për transportimin e tyre. Varësia e madhe nga groposja e plehrave do të thotë, se nënvleftësohen variantet më të mira të administrimit të plehrave si për shembull ripërdorimi dhe riciklimi.

Administrimi i plehrave është një problem i vjetër për Bullgarinë. Ai u evidentua edhe në raportin e fundit të qeverisë për gjendjen e ambientit rrethues tek ne. Sipas ministres së mjedisit dhe urejave Nona Karaxhova Ligji i Administrimit të Mbeturinave, që u miratua kohët e fundit, është një hap i madh përpara te praktikat më të mira. Mirëpo, partia e të gjelbërve është e mendimit, se në të nuk parashikohen stimuj për mënyrat e zgjidhjes së problemit si për shembull: kufizimi i sasisë së plehrave, mundësi për shfrytëzimin ose riciklimin e tyre dhe si hapi i fundit – grumbullimi në depo.

Komisioni Evropian filloi të hartojë udhëzime për dhjetë shtetet me rezultate më të këqija. Ata do të diskutohen me autoritetet e shteteve përkatëse gjatë vjeshtës së këtij viti. Udhëzimet do të ndihmojnë për përhapjen e praktikave më të mira dhe do të përmbajnë rekomandime specifike për çdo shteti. Komisioni kërkon mënyra për shfrytëzimin e fondeve strukturore të BE-së. Theksi vihet mbi qëllimet e BE-së në fushën e administrimit të plehrave. Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 subvencionimet në këtë fushë do të jepen për parandalim, ripërdorim dhe riciklim. Do të shfaqet dhurim edhe ndaj djegies me gjenerimin e energjisë, por groposja dhe djegia pa shfrytëzimin e energjisë do të mbeten masat më të fundit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD