Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Kallofer është duke u përgatitur për Festën e Dantellës

Foto: marica.bg

Qyteti Kallofer ndodhet buzë shpateve të malit Stara Pllanina, kurse distanca nga Sofja deri në qytezën e bukur është afro 160 km. Gjatë muajve verorë banorët e tij mirëpresin shumë turistë nga të gjitha këndet e Bullgarisë. Ata vijnë, që të vizitojnë shtëpinë e lindjes të poetit dhe revolucionarit të madh bullgar Hristo Botev. Qyteti ka një histori pothuaj pesëshekullore, e cila është lidhur me zhvillimin e zanateve. Bukuria e Dantellës së Kalloferit është e njohur afër dhe larg. Vendasit madje e quajnë “magjinë e bardhë të Kalloferit”.

Sot gjatë të gjitha festave të Kalloferit paraqiten thuret e bukura prej dantelle në sfondin e muzikës së gajdexhinjve, numri i të cilëve rritet çdo vit. Kështu, me moral të lartë, Kalloferi do të shënojë edhe këtë vit, më 15 gusht, Festën e Dantellës. Sipas traditës ajo fillon me një Liturgji të shenjtë në kishën vendase “Shën Mëria”.

© Foto: wikipedia.org

Çfarë është historia e kësaj dantelle të njohur të Kalloferit?

“Dantella e Kalloferit është një art, i cili zhvillohet dhe ruhet më shumë se 100 vjet – na tregon sekretarja e Vatrës së kulturës “Hristo Botev”, znj. Svetlla Joveva. – Arti i ka rrënjat e veta në Kallofer në saje të disa njerëzve patriotë. Sipas tyre gruaja e Kalloferit duhej të ishte jo vetëm një amvisë shumë e mirë, e arsimuar shumë mirë, por edhe ta nxirrte bukën e gojës për familjen e vet. Me këtë qëllim në vitin 1909 ata dërguan një grua të zgjuar nga Kalloferi në Shkollën industriale në Sofje, ku ajo përvetësoi zanatin e përpunimit të dantellës së njohur të Brukselit. Meqenëse kjo grua ishte shumë e talentuar dhe inteligjente, ajo arriti të imponojë një stil të vet në përpunimin e dantellës dhe në fakt kështu lindi Dantella e Kalloferit. Pas kësaj kjo dantellë u përhap në krahina të ndryshme të Bullgarisë. Kështu qe deri në mesin e shekullit të XX-të banorët e Kalloferit e nxirrnin bukën e gojës në saje të kësaj dantelle. Gratë i thurnin dhe i shitnin dantellat jashtë Bullgarisë dhe kështu kujdeseshin për familjen e vet. Në saje të parave të fituara nga shitja e dantellave, qytetarët e Kalloferit arritën ta rimëkëmbin qytetin e tyre të lindjes, i cili ishte djegur disa herë para Çlirimit nga zgjedha osmane (1878). Historia e dantellës në Kallofer nuk mund të harrohet. Edhe tani ka gra, të cilat thurin dantella. Në vitin 1998, me ndihmën e një fondacioni, morëm mjete dhe organizuam një konkurs për gra të reja, të cilat duan të mësohen ta thurin dantellën e Kalloferit. Në saje të projektit rreth 50 vajza e mësuan këtë zejtari dhe ky vërtet ishte një bum në rilindjen e traditës. Projekti u përkrah edhe nga gra të tjera, të cilat megjithëse nuk janë nga 

qyteti mund ta thurin Dantellën e Kalloferit. Atëherë, bashkë me udhëheqësen e vatrës së kulturës në Kallofer ato morën vendim të organizojnë çdo vit një festë të dantellës në qytet. Kështu tashmë më se 10 vjet çdo verë organizohet Festa e Dantellës së Kalloferit. U zgjodh data 15 gusht, sepse atëherë është festa e madhe e krishterë “Fjetja e Hyjlindëses Mëri”, e cila mund të konsiderohet gjithashtu si festa e gruas. Gjatë të gjitha këtyre viteve, në Kallofer kanë ardhur gra nga tërë vendi, madje erdhën miq nga Skocia, ku gjithashtu ka një traditë të tillë. Që në fillim të iniciativës në vatrën e kulturës u themelua një Fond i posaçëm i dantellës. Çdo vit në të dërgohet vepra nga mjeshtërit e këtij arti. Tani fondi disponon qindra vepra, të cilat paraqiten çdo vit më 15 gusht në sallat e bashkisë së qytetit të Kalloferit.”

Duhet shënuar se në Kallofer ruhen dhe zanate të tjera të vjetra bullgare. Një prej tyre është endja e velenxave tradicionale. Përpunohen dhe shumë suvenirë, enë prej bakri, thika të bukura etj. Kalloferi është i njohur edhe për gajdexhinjtë e tij. Më shumë se 100 janë gajdexhinjtë në Kallofer. Më i riu prej tyre është vetëm 4 vjeçar. Para pak kohe ata u dekoruan lart dhe u kthyen me një çmim nga festivali i veglave popullore në Francë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..

botuar më 24-06-09 7.27.MD