Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elektromobilat – mundësi të reja para ekonomisë bullgare

Foto: BGNES
“Prodhimi i elektromobilave mund të bëhet lokomotiva e ekonomisë bullgare”- këtë e tha në një konferencë të posaçme për shtypin në Dhomën Ekonomike Bullgare Ilia Levkov – kryetar i degës industriale “Elekromobilat”. Sipas parashikimeve të ekspertëve, deri në vitin 2025 nëpër rrugët e Bullgarisë do të lëvizin të paktën 200 mijë elektromobila, domethënë rreth 3 për qind e automobilave në vendin tonë. Hit ndër shërbimet e tregut do të jetë konversioni i automobilave klasikë në automobila elektrikë. Për këtë periudhë në vendet e BE-së automobilat, të cilët lëvizin me rrymë elektrike, do të formojnë gjysmën e shitjeve.

Kjo industri është me tatim të lartë mbi vlerën e shtuar, por elektromobilat kanë çmime të larta. “E gjithë kjo është vepër e një pune të madhe nga ana e inxhinierëve,
Ilia Levkov
dizajnerëve, punëtorëve etj. – shton Ilia Levkov. – Duam që të ketë një industri të tillë edhe në Bullgari. Prandaj sfida është e madhe”. Le të rikujtojmë se në fillim edhe celularët ishin shumë të shtrenjtë, kurse sot i ndërrojmë pa problem.
“Bullgaria mund të jetë pjesë e kësaj familjeje të madhe evropiane të prodhuesve të elektromobilave, sepse vendi ynë ka tradita, histori, kuadro dhe potencial – thotë Ilia Levkov. – Kjo do t’i sjellë Bullgarisë jo vetëm dobi industriale, por dhe dobi ekologjike dhe njerëzore. Nuk është e rastit se firma të huaja erdhën dhe vazhdojnë të vijnë te ne. Brenda disa ditësh në Bullgari do të mbërrijë dhe një prodhues i madh autobusësh, i cili e vlerëson vendin tonë si një partner serioz në bashkëpunimin e ardhshëm industrial. Ne duhet të ecim në këtë drejtim.”

Ekspertët në këtë sferë japin një sërë këshillash për stimulimin e kësaj industrie te ne. Për shembull të mos ketë tatim vjetor për të gjithë elektromobilat dhe automobilat hibridë, të ketë parking të lirë në hapësirat publike etj. Që të stimulohen bullgarët për të blerë automobila të tillë, specialistët ofrojnë 30 për qind prej çmimit të automjetit të jetë nën formën e përkrahjes financiare nga shteti. Specialistët ngulin këmbë që termi “elektromobil” të përdoret në legjislacionin bullgar. Ata kanë bërë oferta dhe shpresojnë se kjo do të ndodhë deri në fund të vitit.

Specialistët në këtë sferë i kanë bërë analiza dhe vlerësime prodhimit të pajisjeve elektrike në vend: “Vetëm në Bullgarinë Jugore ka mbi 1000 kompani, të cilat merren me prodhimin e pajisjeve elektrike – elektromotorë, kolektorë, kompjuterë për udhëheqje, prodhim baterish – shton Ilia Levkov. – Kështu qe potenciali ynë në këtë industri është i madh. Thjeshtë duhet të bëjmë hapat strategjikë së bashku me shtetin, bashkitë, shkencën dhe arsimin.”

Qeveria bullgare gjithashtu nuk është indiferente ndaj kësaj vale të re në Evropë dhe botë. Është përpunuar një plan kombëtar në ndihmë të elektromobilave. Është parashikuar gjithashtu heqja e një sërë taksash, si dhe heqja e disa tatimeve. Bashkia e Sofjes do t’i lirojë këto automjete nga pagimi i taksave për parkingun në qendër të qytetit. Sipas ministrit të ekonomisë Deljan Dobrev, blerja e një automobili është një investim i shtrenjtë dhe prandaj stimujt janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Pritet që deri në fund të vitit të hyjnë në fuqi ndryshime legjislative, të lidhura me këtë lloj transporti.

Bullgaria ka përvojë në prodhimin e makinave elektrike që nga koha e socializmit. Sot ky prodhim është kufizuar me afro 50 për qind, kështu qe ka bazë për prodhimin e elektromobilave. Në fakt provat e para te ne për përpunimin e veturave, të cilat lëvizin me rrymë elektrike, datojnë që në vitin e largët 1952. Sot Universiteti teknik në Sofje ka prototipa të përpunuar të elektromobilave, të cilët madje fituan çmime për ekonominë e tyre. Përveç kësaj kryeqyteti ynë mund të lavdërohet me tetë karikues për “veturat e së ardhmes”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD

Banka Kombëtare Bullgare sqaron se çfarë do të ndryshojë në lidhje me adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..

botuar më 25-02-25 3.16.MD
Martin Dimitrov

Inflacioni në Bullgari përshpejtohet në 3.8% në janar

Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..

botuar më 25-02-24 5.49.MD