Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Dellçev – një dirigjent bullgar në Danimarkë

Mihaill Dellçevi drejton korin e grave “Sedjanka”
Foto: arkiv personal
Më se 20 vjet Mihaill Dellçevi jeton dhe punon në Danimarkë. Aty ai drejton korin e grave “Sedjanka” – në përkthim “Ndeja” dhe orkestrën frymore “Tonika”. Mihaill Dellçevi mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje, ku studionte te profesori Vasill Arnaudov – në klasën e dirigjimit koral pranë Fakultetit të Teorisë dhe Kompozimit. Pasi mbaroi Akademinë në vitin 1986 Mihaill Dellçevi punonte në qytetin e lindjes – Haskovo, si dirigjent i disa koreve – një i fëmijëve, një i burrave dhe një i përzier. Më vonë bëri një specializim në Konservatorin e Kopenhagenit.

Mirëpo, çfarë ndodh në jetën e tij pas këtij specializimi do të mësoni, nëse do të klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me koncertin e Ars Nova Napoli, Sofja kremton 2500 vjetorin e themelimit të Napolit

Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..

botuar më 25-11-09 8.00.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Marin Goleminov dhe drama e vallëzimit “Nestinarka”

E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..

botuar më 25-11-07 6.10.PD

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD