Kush do të fitojë në një legjendë moderne për Davidin dhe Goliatin? Dyqanet e vogla apo qendrat e mëdha tregtare? Nëse vetëm me “llastik dhe gurë” dyqanet e vogla do të mund të përballojnë luftën me qendrat e mëdha tregtare?
Disa ekspertë pohojnë se, koha e artë e Goliatit po përfundon dhe se biznesi po ridrejtohet nga sheshet e mëdha tregtare drejt dyqaneve të vogla komode “në një hap distancë “ nga shtëpia. Hipermarketët po humbasin pozitat e tregut, ku një nga shkaqet është se ato janë bërë shumë. Shkaku tjetër është i lidhur me çmimet e larta të lëndëve, bumi i tregtisë elektronike, si dhe kriza, e cila detyron pjesën më të madhe të njerëzve të blejnë vetëm produktet e domosdoshme. Kaloj koha, kur pazari javor qe një atraksion i ditëve të pushimit. Benzina tanimë është e shtrenjtë, por dhe cili është kuptimi të udhëtosh gjatë në kohën e trafikut, kur të njëjtin mal mund ta gjesh fare afër. Shumë njerëz, duke u kthyer nga puna, preferojnë tanimë të kalojnë përmes dyqanit të lagjes dhe të blejnë shpejt e shpejt diçka për darkë.
Specialistë të tjerë në degë, janë të mendimit të kundërt. Ata shikojnë të ardhmen në hipermarketët, sepse mendojnë se tregu është akoma jo i përmbushur. Kurse tani një milionë bullgarëve u bien nga 54 dyqane të mëdha. Vetëm në kryeqytet përpara Krishtlindjeve pritet të hapin dyer 2 hipermarketë të rinj të mëdhenj.
© Foto: BGNES
“Me çmime nuk mund të luftojmë me ta, sepse ata vazhdojnë bile dhe nën furnizimet, konkurrenca është jo luajale, na mbysin pikërisht me çmimet”, thotë Sasho Aleksiev, pronar i një dyqani të vogël, kryesisht për fruta dhe perime. Në lagje ka disa dyqane të mëdha dhe konkurrenca është e madhe. “Bëhet gjithnjë e më vështirë, shikohet fundi – tregon për problemet e tregtarëve të vegjël Sasho. – Kurse këto dyqane zakonisht janë familjare. Punojmë vetëm për bukën e gojës. Po të mbyllim – nuk do të kemi punë.” Sipas Sashos, i cili shet 20 vjet në dyqanin e lagjes, tendenca është që tregtarët e vegjël të zhduken nga tregu që t’u lenë vend vargjeve të mëdhenj tregtar. Për shkak të krizës njerëzit kërkojnë mall më të lirë dhe nuk mbajnë më kaq për cilësinë.
A do të mund ta mposht Davidi Goliatin?
“Jo, është kategorik tregtari. E ardhmja është e dyqaneve të mëdhenj tregtar”. Kurse dyqanet e vogla të lagjes mbeten në sajë të klientëve të vet të përhershëm. “Njihemi shumë mirë, akoma kur klienti e kap dorezën e dyqanit me dorë dhe unë e di se çfarë do të blejë. Po është shumë mirë të njohësh personalisht shijet dhe preferencat e klientëve, por nuk e di se deri kur do të vazhdojë. Është shumë e vështirë – ankohet Sasho. – Thjesht sepse dhe konkurrenca është jo luajale, sepse tolerohen qendrat e mëdha tregtare, se sigurojnë vende pune. Kështu është, por sa vende do të sigurojë për shembull një qendër e madhe tregtare? 100-200? Kurse sa mijë dyqane do të mbyllin, sa njerëz do të shkojnë në borsën e punës? Kjo nuk llogarite në asnjë vend. Unë ta zëmë jam me dy veta ndihmës. Le të ketë konkurrencë në çmimet, në cilësi e kështu me radhë. Por ne nuk mundim pikërisht me çmimet të luftojmë. Dyqanet e mëdha mund të shesin disa artikuj me humbje por të fitojnë nga të tjerët. Unë nuk mund të shes me humbje. Unë jam me 20 ose 30 artikuj, kurse ata janë me mijëra.”
Me çfarë Davidi lufton me Guliatin?
“Me një mall me cilësi, me shërbimin e mirë dhe me kohën e zhdërvjellë të punës – tregon Sasho. – Ka punë, nuk ka punë, unë duhet të jem në dyqan. Njerëzit duhet të mbështeten tek unë. Ata vijnë këtu sepse e dinë se do të marrin një mall të mirë, do të këmbejnë një fjalë të mirë, kuptim dhe buzëqeshje.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..