Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Eurofshati bullgar 2012”

Foto: euroselo.bg
Cili është ky fshat bullgar, i cili ka arritur të përfitojë më shumë nga financimi në kuadrin e programit evropian për Zhvillim të rajoneve rurale dhe të përmirësojë jetën e njerëzve në të? Përgjigja pritet pas një muaji, kur një juri kompetente do të vlerësojë arritjet e të nominuarve. Deri më 15 tetor kryetarët e bashkive të fshatrave-kandidate për titullin mund t’i regjistrojnë në një sajt të posaçëm në internet. Qëllimi i fushatës “Eurofshat – zemra e Bullgarisë” është popullarizimi i Programit për zhvillim të rajoneve rurale dhe inkurajimi i vendbanimeve të vogla për të përfituar nga mundësitë e mëdha financiare të këtij programi. Nëpërmjet tij Evropa u bëri sfidë fshatrave bullgare për të ndryshuar dhe zhvilluar, sepse ato janë zemra e Bullgarisë.

Konkursi për Eurofshat 2012 zhvillohet nëpërmjet një sajti special. Kryetarët e bashkive mund të dërgojnë informacion për vetë fshatin, për projektet, që mbrojnë, ose të cilat kanë realizuar në kuadrin e Programit për zhvillim të rajoneve rurale, që t’i ndryshojnë. Kështu do të bëhet e qartë se çfarë është përmasa e mjeteve të tërhequra financiare si nga fondet e BE-së, ashtu dhe nga burime të tjera. Programi ka parashikuar një financim të konsiderueshëm për Bullgarinë për periudhën deri në vitin 2013 me përmasë 3 mlrd e 200 mln euro. Përmasa e ndihmës falas me mjete evropiane është në varësi nga projektet e veçanta dhe luhatet nga 50 deri në 100 për qind. Qëllimi është përmirësimi i kushteve të jetesës, gjallërimi ekonomik dhe përmirësimi i infrastrukturës sociale në fshatrat bullgare, përkrahja e sipërmarrësve dhe firmave, të cilat sigurojnë vende pune në fshatra, krijimi dhe përmirësimi i infrastrukturës kaq të domosdoshme – kanalizimi, ujësjellësi, lidhja e internetit, rikthimi i jetës në shkollat vendore dhe në vatrat e kulturës. Sajti do të zhvillojë dhe një anketë paralele, në të cilën do të ketë mendime të njerëzve nga fshatrat, të cilët rrëfejnë se si ka ndryshuar vendbanimi i tyre pas aderimit të Bullgarisë në BE në vitin 2007 dhe pas realizimit të projekteve në kuadrin e Programit për zhvillim të rajoneve rurale.

Në fund të muajit tetor një juri ekspertësh do të krahasojë sukseset e fshatrave të nominuara dhe do të caktojë fituesin. Kryetari i bashkisë së këtij fshati do të jetë mysafir i një prej shteteve në BE, që të mësojë ide të reja nga regjionet e tyre për shfrytëzimin më të suksesshëm të parave nga fondet evropiane.

Udhëheqësja e projektit dhe iniciatore e konkursit Eva Llazarova tha se ka disa shkaqe që fushata të ketë emrin “Eurofshat 2012 – zemra e Bullgarisë”: “Emri “Eurofshat” ka në vetvete shumë simbole dhe kuptime – vë në dukje Llazarova. – Në vend të parë dhe për fat të keq fshati bullgar gjatë 23 viteve u bë një prej viktimave më të mëdha të të ashtuquajturit “tranzicion”. Aderimi i Bullgarisë në BE para pesë vitesh na dha shpresën se situata po ndryshon. Më e rëndësishmja që duhet të ndodhë gjatë disa viteve të ardhshme është lidhur me evropeizmin jo vetëm të Sofjes dhe të qyteteve të mëdha, por dhe të fshatit bullgar. Ka shanse reale që kjo të ndodhë me mjete evropiane, të cilat të jenë në përkrahje të sipërmarrësve dhe të idesë së tyre – vazhdon Eva Llazarova. – Këtu është dhe roli i konkursit “Eurofshat – zemra e Bullgarisë” – të popullarizojë shembujt pozitivë dhe ata të provokojnë dhe njerëz nga vendbanime të tjera. Sigurisht ky konkurs gjatë këtij viti do të provokojë aktivitetin e autoriteteve vendore dhe të vetë njerëzve, për të cilat janë destinuar këto mjete nga Programi evropian për zhvillimin e rajoneve rurale.”

Njerëzit, të cilët banojnë në fshatrat bullgare, kanë zemra të mëdha, ata kanë nevojë vetëm për pak përkrahje, që të kenë më shumë sedër – thotë Eva Llazarova. Fundi i muajit tetor do t’i japë përgjigje pyetjes cili do të jetë vendbanimi-fitues në klasifikimin për Eurofshatin 2012.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD

Vesella Rajçinova nga Bat Jam: Ditët kritike për vendime të rëndësishme janë përpara

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..

botuar më 24-10-04 5.10.MD

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD