Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nënshkroi vendimin për “Rrymën Jugore” dhe mori 20 për qind ulje të çmimit të gazit

Shefi i “Gazpromit”, z. Aleksej Miller dhe kryeministri i Bullgarisë, z. Bojko Borisov
Foto: BGNES
Bullgaria ishte shteti i fundit – pjesëmarrës në projektin rus “Rryma Jugore”, i cili nënshkroi vendimin investues. Moska kishte nevojë për këtë nënshkrim, që të fillojë ndërtimin e gazsjellësit strategjik për të, i cili do të transportojë gaz për Evropën, duke e evituar Ukrainën. Rusia bëri çmos, që të startojë projektin që këtë vit. Moska nuk dispononte kohë për të kërkuar itinerar tjetër, përveç përmes Bullgarisë dhe kjo u bë shkas që Sofja të arrijë marrëveshje për uljen e çmimit të gazit.

Itinerari i “Rrymës Jugore” pas Bullgarisë do të vazhdojë drejt Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë, që të arrijë deri në Itali. Gazsjellësi në territorin bullgar do të jetë i gjatë rreth 540 km dhe do të eksploatohet 25 vjet. Kryeministri bullgar Bojko Borisov nënvizoi se gazsjellësi, i cili do të kalojë përmes Bullgarisë, u jep garanci shtetasve bullgarë se nuk do të ketë krizë gazi. “Me pjesëmarrjen e saj në “Rrymën Jugore” Bullgaria rrit sigurimin e furnizimeve të gazit, sepse nuk do të varemi nga shtete të tjera”, deklaroi ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Deljan Dobrev. “Me këtë projekt ne krijuan një kufi të drejtpërdrejt gazi midis Bullgarisë dhe Rusisë” – tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Sofje kryetari i këshillit drejtues të “Gazpromit” Aleksej Miller. Ai nënvizoi se “Rryma Jugore” është projekti më i madh investues në territorin e tërë Evropës.

Afati i marrëveshjes është 10 vjet. Gjatë vitit të gjashtë do të ketë përsëri bisedime për çmimin dhe cilësinë e gazit, të transportuar me anë të gazsjellësit. Bullgaria ka në plan të kufizojë varësinë e saj nga gazi rus nëpërmjet prodhimit të vet, ose nëpërmjet furnizimit nga burime të tjera. Bëhet fjalë për lidhjet e gazit me Greqinë, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë. Hapi i parë në ndërtimin e segmentit detar të projektit do të realizohet më 7 dhjetor të vitit 2012 në qytetin rus Anapa, kurse sasitë e para të gazit Bullgaria do të marrë përsëri gjatë dhjetorit, por të vitit 2015. Në përputhje me kontratën, Bullgaria do të ruajë taksat e transitit, të cilat tani i merr për transportimin e gazit rus deri në Greqi, Maqedoni dhe Turqi.

Bullgaria mori më se 20 për qind ulje të çmimit të gazit rus nga viti tjetër. Kështu në vend që të paguajë 472 dollarë për 1000 metra kubikë, vendi ynë do të paguajë rreth 405 dollarë. Sipas Aleksej Millerit, shef i “Gazpromit”, ulja e çmimit të lëndës djegëse i detyrohet edhe partneritetit të ardhshëm strategjik midis Sofjes dhe Moskës. “Gazprom” ka për qëllim gjithashtu të ndërtojë dy elektrocentrale të gazit në territorin tonë dhe të shesë energji elektrike me çmime më të ulëta.

Një ditë para nënshkrimit të projektit “Rryma Jugore” nga ana e Bullgarisë më 15 nëntor, Bordi i drejtorëve i kompanisë “South Stream Transport” mori përfundimisht vendimin investues për segmentin detar të gazsjellësit. Në fakt kjo kompani do të ndërtojë pjesën nënujore të projektit, e cila fillon nga Rusia, kalon përmes Detit të Zi dhe arrin deri në territorin bullgar afër Varnës.

Ekspertët komentojnë se projekti “Rryma Jugore” ende nuk ka marrë vlerësim për ndikimin e tij mbi mjedisin rrethues dhe pa këtë vlerësim ai nuk mund të startojë. Mbetet e hapur dhe çështja nëse Komisioni Evropian do t’i lejojë “Gazpromit” për të përdorur krejtësisht kapacitetin e gazsjellësit, ose, sipas kërkimeve të legjislacionit evropian, gjysma e kapacitetit të gazsjellësit duhet të përdoret nga kompani të tjera gazi. Ndërkaq Komisioni Evropian vazhdon të jetë në pritje të raportit për ndërtimin e “Rrymës Jugore”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD