Në qytetin Pleven u zhvillua festivali i 28-të Ditë të Laureatëve “Katja Popova”. Për herë të parë kjo veprimtari u zhvillua me ide të këngëtares së ndjerë Katja Popova në vitin e largët 1966. Kështu ajo themeloi një traditë, e cila respektohet edhe më sot. Në kuadrin e Ditëve të Laureatit Katja Popova u rregulla edhe një ekspozitë me fotografi të kësaj këngëtareje të paharrueshme operistike bullgare. Kështu të gjithë që frekuentuan këtë veprimtari në qytetin Pleven kishin mundësi të njihen me krijimtarinë e saj, me gjithë se jeta e saj ishte shumë e shkurtër dhe karriera e saj artistike u shua shumë herët.
Të gjithë admiruesit e muzikës klasike, që frekuentuan veprimtarinë e sivjetshme patën mundësi të dëgjojnë interpretues dhe ekzekutues të rinj me dekorata nga konkurse ndërkombëtare. Sipas rregullave, ata duhet të jenë nën 30 vjeç dhe dallimet ta kishin fituar brenda 12 muajve të fundit.
Në këtë program do të keni mundësi të dëgjoni incizime dokumentare nga festivali i sivjetshëm dhe intervista me disa nga pjesëmarrësit. Vetëm duhet të klikoni AUDIO!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...