Edicioni i sivjetshëm i Javës së Arkitekturës në Sofje (Sofia Architecture Week – SAW) fton publikun dhe rrjetet profesionale për debat të gjerë rreth lidhjes arkitekturë – kulturë. Organizatorë janë revista “Një” me ndihmën e Fondacionit “Amerikë për Bullgarinë” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës ku nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor do të zhvillohen aktivitetet kryesore. Partner mediatik i festivalit është edhe Radioja Kombëtare Bullgare.
“Sivjet vendosim temën për kulturën sepse u forcuan përpjekjet e shtetit dhe të kryebashkisë për zhvillimin e hapësirave kulturore – shpjegon koordinatorja programore e SAW, znj. Bojka Ognjanova. – Duke përpiluar janë strategjitë kombëtare dhe të Sofjes për kulturë. Ka mundësi të shkëlqyeshme për realizimin e projekteve përmes përgatitjes së planeve të integruara për rimëkëmbje dhe zhvillim urban. Ky përqendrim i aktiviteteve jep mundësi për zbatimin e ideve reale. Synimi i programit ynë është të mblidhem të gjithë pjesëmarrësit për t’i bashkuar përpjekjet. Shpresojmë se edhe publiku do të marrë pjesë aktivisht në këtë proces. Çdo ditë ia kemi kushtuar një grupi artesh, duke ftuar rrjetet profesionale të marrin pjesë mbi temat.”
Edicioni i sivjetshëm i Javës së Arkitekturës realizohet në mbështetje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës. Në panelin “Sofja 2019” arkitektë, artistë dhe producentë të njohur, si edhe menaxher të kryeqyteteve të mëparshme të kulturës do të hartojnë iniciativa të vijueshme mbi kandidaturën.
© Foto: Maria Peeva
“Tema për Kryeqytet Evropian të Kulturës u theksua përmes projektit të vet të festivalit – hartimi i hapësirave për kulturë në Sofje, i udhëhequr nga Shoqata “Transformatorë”. Projekti sistematizon mbi 1200 objekte – një resurs i madh i cili do të tregohet përmes ekspozitës. Shpresojmë se ky të jetë thelbi i kandidaturës”, është e bindur Bojka Ognjanova.
Si gjithmonë SAW do të prezantojë tendencat globale përmes kumtesave dhe prezantimeve të disa prej emrave më të njohura të arkitekturës botërore. Në panelin e posaçëm “Përparimi aziatik” arkitektë nga Kina, Koreja dhe Japonia do të tregojnë mënyra innovative dhe shpejtësinë e punës në këtë kontinent. Në kuadër të festivalit do të prezantohen rezultatet e konkurseve për mjedis urban – për transformim të Sheshit “Sllavejkov” dhe të hapësirës dhe monumentit para Pallatit Kombëtar të Kulturës. Janë organizuar shëtitje tematike arkitekturore në disa prej ndërtesave më interesante publike në Sofje si Pallati Kombëtar i Kulturës, Opera, Radioja Kombëtare Bullgare etj. Për adhuruesit e kinemasë do të prezantohen tituj interesante mes të cilave “Ndenja për qytet”, producuar nga SAW. Organizatorët kanë menduar edhe për më të vegjlit të cilët janë ftuar në punishte dhe laboratori të posaçme fëmijërore.
© Foto: Maria Peeva
Një ekspeditë arkeologjike, e udhëhequr nga Doc. Dr. Boni Petrunova – drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, zbuloi një statujë masive prej bronzi të një perëndeshë nga panteoni greko-romak. Artefakti u gjet në dhoma banimi në të..
“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov. Ideja..
Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..
Bashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New..
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke..