Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria dhe punëdhënësit me prognoza të ndryshme për papunësinë

Gjersa një pjesë e madhe e biznesit dhe ekspertëve mendojnë se vitin tjetër do të ketë ulje të numrit të të punësuarve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e një mendimi tjetër. Sipas ministrisë papunësia do të mbetet në nivelin e këtij viti, madje pritet ulje e numrit të papunëve në saje të financimit në kuadrin e programeve evropiane. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave në fund të tetorit përqindja e bullgarëve të papunë është 11,5.

Sipas ministrit social Totju Mlladenov vitin tjetër nuk mund të ketë tronditje të mëdha në tregun e punës dhe papunësia do të lëvizë nga 11 deri më 12 për qind. Që të përmirësohet situata në tregun e punës për vitin 2013, janë parashikuar rreth 38 mln euro. Këto janë programe të ndryshme në përkrahje të biznesit për ruajtjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Përveç tyre, shton ministri social në një intervistë për gazetën “Standard”, janë parashikuar akoma rreth 190 mln euro në kuadrin e programit evropian “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Punësimi i subvencionuar e ndihmon biznesin, është i mendimit z. Mlladenov. Përveç kësaj me ndihmën e programeve evropiane krahu i punës kualifikohet në përputhje me kërkesat e reja teknologjike. Në sfondin e papunësisë në rritje në një sërë shtetesh evropiane, te ne niveli i papunësisë mbetet dy herë më i ulët nga 25 përqindjet rekord në Spanjë dhe Greqi”, vënë në dukje pushtetarët.

Mirëpo nuk është i tillë mendimi i ekspertëve në Agjencinë e Punësimit. Parashikimet për vitin tjetër janë shumë shqetësuese, mendojnë ata dhe shtojnë se gjatë 2013-ës numri i të papunëve mund të rritet, sidomos ndër të rinjtë. Krahas kësaj pritet rritje e atyre të papunëve, të cilët nuk kërkojnë punë dhe nuk regjistrohen në Byrotë e Punës. Sipas Agjencisë së punësimit do të rritet dhe numri i njerëzve të kategorisë së të dëshpëruarve. Këta janë njerëzit, të cilët janë të papunë më se dy vjet. Në këto grupe, sipas Kamelia Llozanovës – drejtoreshës ekzekutive të agjencisë, do të përfshihen dhe shumë të pushuar nga puna gjatë 2011-ës dhe 2012-ës, të cilët tashmë nuk do të marrin dëmshpërblime.

Biznesi është shqetësuar edhe për nivelin e papunësisë vitin tjetër. Ekspertët e Dhomës Ekonomike Bullgare dhe Asociacionit të Kapitalit Industrial mendojnë se pushtetarët janë tepër optimistë sa i përket papunësisë, pasi në kornizën buxhetore është parashikuar një papunësi prej 10,3 për qind për vitin 2013. Kjo, sipas Bozhidar Danevit – kryetarit të Dhomës Ekonomike Bullgare, është e pamundur, duke pasur parasysh rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 1,8 për qind për vitin e ardhshëm. Për një nivel të tillë të papunësisë PBB-ja për vitin 2013 duhet të jetë të paktën 3,5 për qind. Sipas Bozhidar Danevit nuk është real dhe numri i parashikuar prej pak mbi 2 mln e 770 mijë personave të siguruar. Aktualisht numri i tyre është pak mbi 2 mln veta dhe ka akoma 200 mijë, të cilët sigurohen vetë. Specialistët e Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari janë të mendimit se numri i bullgarëve të papunë do të rritet vitin e vijueshëm dhe papunësia do të tejkalojë 12 për qind, “Gjatë katër viteve të fundit janë mbyllur 400 mijë vende pune, kurse vitin tjetër akoma 200 mijë bullgarë mund të humbasin punën e tyre” – thotë Jordan Hristoskov, ish shef i Institutit Kombëtar të Sigurimeve. Sipas tij parashikimet e pushtetarëve për nivelin e papunësisë gjatë 2013-ës nuk janë reale. Për mendimin e ekspertit niveli real është 15 për qind. Edhe sipas ish ministrit të financave të qeverisë së kaluar Pllamen Oresharski duhet të pritet punësim i ulët vitin tjetër.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD