“E kemi detyrë të shkollojmë fëmijët tanë me dashuri ndaj mësimit. Kur ata përvetësojnë idenë se mësimi është një gjë pozitive dhe njëkohësisht argëtuese, vetë fillojnë ta shtojnë informacionin që absorbojnë. Atëherë pjesëmarrja e prindërve në mësim zvogëlohet dhe shumë pak ka nevojë për t’u marrë me fëmijët.” Këto janë fjalët e Petër Porumbaçanovit, një prind i cili ka vendosur të shkollojë fëmijën e tij në shtëpi.
Rreth 150 është numri i familjeve në Bullgari të cilat nuk i çojnë fëmijët në shkollë dhe ua riprodhojnë atyre ambientin shkollor në shtëpi. Në SHBA dhe Evropë kjo praktikë është e përhapur dendur. Në disa vende shkollimi në shtëpi është i miratuar me ligj. Sipas të dhënave të Asociacionit të Shkollimit Shtëpiak mbi 2 mln fëmijë amerikanë shkollohen në shtëpi. Në Britaninë e Madhe numri jozyrtar i nxënësve në shtëpi është nga 20 deri në 100 mijë, ndërsa në Rusi ky numër arrin 1 mln fëmijë. Për mendimin e Petër Porumbaçanovit projektligji aktual në Bullgari për arsimin parashkollor dhe për atë shkollor do të vështirësojë familjet të cilat i shkollojnë fëmijët në shtëpi. Sipas këtij projektligji do të gjobohen të gjithë prindërit, të cilët nuk i çojnë fëmijët në shkollë të zakonshme.
Si argumentohet Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Shkencave të mos e verifikojë zyrtarisht shkollimin në shtëpi?
“Arsimi është një proces i tërë i shkollimit, edukimit dhe i socializmit. Ky i fundit arrihet duke komunikuar me të tjerët përreth, nëpërmjet punës në ekip dhe mendimit kritik, që gjëra janë të bazuara në programet e reja shkollore – sqaron Milena Damjanova, zv/ministre e arsimit. – Kur fëmijës nuk i jepet mundësia për të komunikuar, për të punuar ne ekip me bashkënxënësit e tij, si atëherë ai do të përpilonte një projekt? P.sh. puna në ekip dhe në përgjithësi arsimi drejtuar përpilimit të projekteve kërkon një komunikim të shumanshëm. Kjo nuk mund të bëhet në ambientin e shtëpisë. Shkollimi në shtëpi kategorikisht e kundërshton filozofinë tonë.”
Asociacioni i Shkollimit Shtëpiak i ka vënë si qëllim vetës të popullarizojë mënyrën alternative të shkollimit mes shoqërisë dhe njëkohësisht të mbrojë të drejtën e zgjedhjes të prindërve. Kryetari i Asociacionit u zgjodh Petër Porumbaçanov. Ai është baba i tre djemve dhe një vajze.
© Foto: arkiv personal
“Për sa i përket socializmit, unë dhe bashkëshortja ime interesohemi më tepër me çështjen me kë do të komunikojnë fëmijët tanë – thotë z. Porumbaçanov. – Ia kemi bërë vetes pyetjen a na pëlqen që fëmijët tanë të bashkohen me njerëz në mënyrë të rastit, që njerëz janë mbyllur në një dhomë, apo në vend të kësaj të komunikojnë me të afërmit e tyre. Përgatitja për jetën reale që në moshë të vogël është shumë e rëndësishme. Nuk jemi të kënaqur me sistemin shkollor në Bullgari që sistem nuk përshtatet me pikëpamjen tonë se si duhen të përgatiten fëmijët tanë për jetën jashtë shkollës. Jemi të mendimit se çdo fëmije duhet t’i kushtohet vëmendje individuale. Kjo nuk mund të ndodh në klasë me 30 nxënës dhe një mësues. Në ambientin e shtëpisë e mundësojmë fëmijën që të ecë me hapat e vetë. Kur filluam t’i shkollojmë fëmijët në shtëpi, u çuditëm sesa shpejt ata zhvillojnë talentin që kanë në fusha të ndryshme. P.sh., megjithëqë djalin e kam 17 vjeç, ai ka lexuar librat universitare të historisë dhe letërsisë. Për sa i përket matematikës ai ecë me tempin që i takon moshës së tij. Një argument tjetër i shkollimit në shtëpi është që të transmetohen vlerat etike dhe morale të prindërve te fëmijët ata të fundit duhet t’u qëndrojnë afër. Edhe një gjë tjetër, në shumicën rasteve fëmijët në shkollë kopjojnë “liderin e klasës” që lider mund të mos jetë shembull i mirë.”
Sfida e parë me të cilën ballafaqohen familjet si ajo e z. Petër Porumbaçanov është mungesa e një sistemi të hartuar të shkollimit në shtëpi. “Në anglisht, p.sh., gjenden shumë materiale, të cilat i kemi porositur nga SHBA-ja”, sqaron babai i ri dhe thotë se shkollimi në shtëpi nuk është kaotik, kurse ka një program i cili duhet të ndiqet. Fëmijët mësojnë matematikë, gjuhë bullgare, letërsi bullgare e të huaj, histori, kimi, fizikë, biologji, përfshi edhe art e sport. Një vend i rëndësishëm në shkollimin në shtëpi zënë gjuhët e huaja. Z. Porumbaçanov jep shembullin e djalit të tij më të madh i cili mëson kryesisht në gjuhën angleze për arsye se librat i ka në anglisht. Po ashtu ai mëson latinisht dhe frëngjisht.
“Mësimi në shtëpi zhvillohet në një mënyrë shumë të ndryshme se ai në shkollë, thotë babai. – P.sh., nëse bëhet fjalë për histori, me bashkëshorten time njohim fëmijët me informacionin nga vetë burimet historike, jo veç me të dhënat e hedhura në librin shkollor. Shkollimi në shtëpi të mundëson t’i japësh makinës dhe të nisesh për në vendet e përshkruara në libër. Zakonisht fëmijët ndajnë kohën në shtëpi në dy: kohë mësimi dhe kohë argëtimi. Shkollimi bëhet kudo dhe në çdo moment dhe fëmijët duhet të mësojnë se e gjithë jeta përbën një proces arsimor.”
© Foto: arkiv personal
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..