Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “Së bashku në mësimin dhe në lojën” integron fëmijët romë

Foto: diverseequal.eu
Arsimimi i ulët dhe largimi i hershëm nga shkolla vazhdojnë të jenë në qendrën e vëmendjes së integrimit të romëve. Pikërisht me problemet e arsimimit dhe integrimit të një pjese prej këtyre fëmijëve merret Shoqata “Të ndryshëm dhe të barabartë”. Bashkërisht me përfaqësuesit e dy shkollave të kryeqytetit ata fillojnë realizimin e projektit “Së bashku në mësimin dhe në lojën”. Qëllimi i tij është integrimi social i fëmijëve dhe i adoleshentëve romë dhe familjeve të tyre dhe sigurimi i mundësive të barabarta për arsim. Projekti realizohet me ndihmën financiare të Fondit Arsimor Romë – Budapest. Afati i realizimit do të jetë 10 muaji në kuadrin e dy viteve shkollore.

Zornica Moskova nga Shoqata “Të ndryshëm dhe të barabartë” sjell më shumë hollësi: “Organizata jonë është joqeveritare dhe qëllimi i saj është të mbrojë të drejtat e romëve në Bullgari dhe të ndihmojë integrimin e tyre në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Në Shoqërinë tonë punojnë specialistë me përvojë të ndryshme profesionale dhe me përkatësi të llojllojshme etnike. Brenda ekzistencës vendosëm një bashkëpunim të ngushtë me disa bashki. Shoqata jonë realizon projekte dhe nisma të ndryshme. Gjatë viteve të fundit përqendruan punën tonë kryesisht në fushën e arsimit dhe në parandalimin e largimit të fëmijëve romë nga sistemi arsimor.”

Projekti “Së bashku në mësim dhe në lojë” përkrah 290 fëmijë që nga mosha parashkollore deri në klasën e tetë. “Kësaj here në qendrën e vëmendjes së Shoqatës janë prindërit, sepse fëmijët nuk mund të integrohen, në se prindërit qëndrojnë anas këtij procesi. Prandaj anëtarët e shoqatës bëjnë përpjekje të motivojnë prindërit të marrin pjesë aktive në punën e shkollës dhe në marrjen e vendimeve, që kanë të bëjnë me arsimin e fëmijëve të tyre. Detyra nuk është e lehtë, por është një hap në drejtimin më të saktë” shpjegon kryetari i Shoqatës “Të ndryshëm dhe të barabartë” Radostin Manov. Veprimtaritë e parashikuara në projekt ai i përgjithëson ashtu:
“Identifikimi i 40 familjeve me fëmijë në moshën parashkollore, të cilëve do t’u jepet ndihmë financiare dhe arsimore. Do të blihen materiale dhe libra shkollorë. Do të krijohen edhe qendra për adaptim dhe për zhvillim fizik, estetik dhe intelektual të këtyre fëmijëve. Kjo do të realizohet me ndihmën e programit hartuar nga mësuesit partnerë të projektit. Qëllimi është të afirmohet integrimi i fëmijëve në moshën parashkollore. Programi parashikon orë suplelemtare mësimore të gjuhës bullgare, të letërsisë, të matematikës, orë mësimore të tolerancës ndaj kulturave dhe etnoseve të ndryshme, orë mësimore orientuara te zhvillimi personal të nxënësve. Do të blihen libra shkollorë dhe materiale për 250 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e tetë dhe për 40 fëmijë nga grupet parashkollore. Kemi në plan të organizojmë dy ekskursione kulturore arsimore deri te vende me rëndësi historike dhe kulturore. Planifikojmë edhe dy fushata arsimore ndër prindërit e këtyre fëmijëve. Do të krijohen komitete të prindërve, të cilët do të ndihmojnë për realizimin e projekteve. Parashikohet edhe kualifikimi i mësuesve për punë në një mjedis multikulturor. Në komitetet e prindërve do të përfshihen edhe prindër romë, gjë që duhet të ndihmojë për integrimin social të kësaj bashkësie.”

U krijuan mundësi, që realizimi i projektit të ndiqet edhe në mënyrë virtuale, në sajë të portalit internet. Në fund të projektit do të organizohet edhe një diskutim mbi çështjet e integrimit të fëmijëve romë në shkollë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD