Orkestra e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare ka lënë mbas vetes veprimtari më se gjysmëshekullore. Vitet e para të themelimit të orkestrës, anëtarët e saj kanë interpretuar drejtpërdrejt para mikrofonit të radios së sapokrijuar. Fillimisht interpretimet kanë qenë të shoqëruara me fyell, gajde, tambura dhe daulle. Vazhdimisht ndaj grupit u anëtarësuan këngëtarë nga mbarë vendi. Gjatë vitit 1952 u themelua Ansambli i muzikës popullore me orkestër dhe kor të femrave.

Dirigjenti legjendar i Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare është Kosta Kolev. Fillimisht ai ka qenë solist në orkestër, ka regjistrua me fjalë interpretime dhe ka mbledhur muzikë popullore për fondin e artë të radios. Gjatë gjithë kohës ai ka kontribuuar në mësimin e muzikantëve të rinj popullorë, ka themeluar dhjetëra shkolla të folklorit në Bullgari. Siç ka thënë bashkëshortja e tij, Maria Leshkova, gjithashtu këngëtare popullore “Kosta Kolev na bënte të shpresojmë në të nesërmen!”

Pas dirigjimit shumëvjeçar dhe shumë të suksesshëm të Kosta Kolevit, erdhi Hristofor Radanov. Në historinë e orkestrës së muzikës popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, emri i Hristofor Radiovit lidhet me shumë festime solemne, me prezantime të talenteve të reja, me koncerte madhështore etj. Dirigjenti i tanishëm i Orkestrës së muzikës popullore është Dimitër Hristov. Ai e mori përsipër këtë detyrë gjatë 2011-ës me ambicien të nxjerrë me shpesh muzikantët në skenën e huaj dhe të popullarizojë folklorin bullgar jashtë vendit.
Po të klikoni mbi ikonën AUDIO, do të dëgjoni interpretime të Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..