Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interpretime të muzikantëve të lindur gjatë dhjetorit

Ju njohim me disa prej muzikantëve të njohur bullgarë – interpretues të muzikës popullore bullgare, të cilët kanë lindur gjatë muajit dhjetor.

Hristo Kësijotov Hristo Kësijotov nga Ugërçini i rrethit të Lloveçit është ndër muzikantët e parë në Orkestrën e krijuar në vitin 1952 për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Është i njohur si tamburist dhe gajdexhi. Ai ka lindur në vitin 1921 dhe ka punuar në orkestër në vazhdim të tri dekadave, ka dhënë shumë koncerte te ne dhe jashtë. Përveç si instrumentist Hristo Kësijotov është i njohur gjithashtu si mësues i tamburasë në ansamblin për fëmijë “Izvorçe”. Shumë prej nxënësve të tij sot janë profesionistë të shquar.

Bojka PrisadovaBojka Prisadova ka lindur në vitin 1944 në fshatin Vërbovo të rrethit të Smoljanit. Krijimtaria e saj është lidhur me folklorin e Rodopeve. Është mbajtëse e shumë çmimeve. Një prej tyre është shumë i vlershëm për këngëtaren. Ky është çmimi i parë i Radio-konkursit të XVI-të ndërkombëtar në Bratislavë.

Dafinka Damjanova ka lindur në vitin 1956 në qytetin Kotell. Është këngëtare në korin “Misteri i zërave bullgarë” dhe mësuese e këndimit popullor. Një prej instrumentistëve të njohur të muzikës popullore është gajdexhiu Neno Ivanov. Ai ka lindur në vitin 1931 në Drallfa të rrethit të Tërgovishtes. Ai është një prej themeluesve Neno Ivanovtë Orkestrës popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe pedagog i shquar.

Kostadin VarimezovKostadin Varimezov gjithashtu është një gajdexhi i njohur bullgar. Ai ka lindur në vitin 1918 në fshatin e Stranxhës – Rosenovo. Është i njohur si një prej interpretuesve më të mirë të muzikës popullore bullgare. Ka dhënë koncerte në katër kontinente, ka punuar si pedagog në universitetin në Toronto, në shkollat e ansamblit “Izvorçe”, në shkollën e Kotelit. Shumë prej nxënësve të tij sot janë muzikantë të shquar. Një prej tyre është Timoti Rajs, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, adhurues i madh i muzikës popullore bullgare.

Nikolla Vaklinov ka lindur në vitin 1948 në Dupnica. Krijimtaria e tij është lidhur me ansamblin maqedonas “Goce Dellçev” të Sofjes. Nikolla Vaklinov është kompozitor dhe dirigjent i ansamblit të njohur bullgar. 20 vjet ka punuar në Radio Bllagoevgrad, ka punuar gjithashtu për Televizionin Kombëtar Bullgar dhe formacionin “Të gjithë bullgarët së bashku”. Radioja Kombëtare Bullgare ruan shumë prej përpunimeve të tij melodike të këngëve popullore bullgare nga Bullgaria Jugperëndimore.

Për t’i dëgjuar interpretimet e këtyre muzikantëve klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv

По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD

32 violinistë të rinj nga 14 vende marrin pjesë në konkursin "Vasko Abaxhiev"

Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..

botuar më 25-11-20 5.20.PD