Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fijet e përziera të gollobordësve” – një dokumentar i Vesellka Tonçevës

БНР Новини
Foto: arkiv
Doc. dr. Vesellka Tonçeva nga Instituti i Etnografisë dhe Folklorit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave prezantoi në Sofje dokumentari i saj “Fijet e përziera të gollobordësve”. Skenaristja prej vitesh studion bashkësitë sllave në Shqipëri. Kësaj radhe ka sjellë në mënyrë profesionale një shirit filmi për traditat e vjetra që ekzistojnë deri më sot. Në territorin e Gollobordës gjenden 21 fshatra. Popullsia në disa prej tyre është e përzierë për nga feja – bashkëjetojnë myslimanë dhe të krishterë. Producenti i filmit është shtëpia “KAIA vision”. Dokumentari zgjat 45 minuta dhe është i financuar nga fondi i Ministrisë së Arsimit “Hulumtime shkencore”.

Filmi për bashkësinë sllave në Gollobordë përbën një shikim ndaj së kaluarës, së tanishmes dhe së ardhmes. Gollobordësit kujtojnë kohën e Enver Hoxhës. Po ashtu kamera ka kapur momente të ditës së tyre të përditshme, p.sh. se si vendasit ende korrin me anë të dorës, sepse makina vështirësish i ngjiten rajonit malor. Dokumentari shpie në një mënyrë patriarkale të jetesës dhe zbulon tradita dhe zakone të vjetra, të cilat respektohen edhe sot. Muaji i gushtit, kur gollobordësit kurbetçi rikthehen në vendlindje, bëhen dasmat. Familja është gjëja më e çmuar në jetë dhe është me rëndësi të trashëgohet me djalë. Kur të bësh pyetjen në Gollobordë a ke fëmijë, nënkuptohet a ke djalë.
“Fijet e përziera” është një titull metaforik, sepse vetë jeta e gollobordësve në t vërtetë duket si fije të trazuara, sqaroi skenaristja Tonçeva. – Pas Luftërave Ballkanike 2012-2013 krahina e Gollobordës u përfshi zyrtarisht në territorin e shtetit të sapokrijuar Shqipëri. Pas kësaj erdhi regjimi i Enver Hoxhës që regjim vendasit e kanë përjetuar në mënyrë tepër të vështirë edhe pse jenden në një zonë kufitare. Gjatë viteve të 90-të, pas rënies së regjimit totalitar u hapën kufijtë. Shoqëria shqiptare u mundësua të komunikojë me botën e jashtme. Për sa i përket bashkësisë sllave në Gollobordë, kohën e fundit rruga filloi të shtrohet me asfalt. Rruga e vetme që ishte deri tani e kishin ndërtuar italianët më 1939 gjatë okupimit të Shqipërisë. Sot gollobordësit kanë mundësi të zgjedhin a Shqipërinë, shtetasve të së cilës janë, a Bullgarinë e cila është në BE, ose Maqedoninë të cilën e kanë fqinjë. Çështja e identitetit është shumë delikate dhe nuk mund të shqyrtohet në mënyrë të njëanshme. Disa përcaktojnë veten si gollobordës, d.m.th. e lidhin identitetin me vendlindjen e tyre. Identifikimi lokal, përbën një lloj mbrojtjeje. Disa nga të moshuarit thonë se e kanë origjinën bullgare, kurse një pjesë e të rinjve identifikohet me Maqedoninë. Ka edhe të tillë të cilët pohojnë se pavarësisht nga fakti se flasin sllavisht, ata janë shtetas shqiptarë dhe vijon të jenë shqiptarë. Për sa i përket Deri më sot fëmijët sllavishtfolës në Gollobordë mësojnë gjuhën shqipe në moshën 6-vjeçare, kur të fillojnë shkollën. Në familje flasin të folmen sllave. Është e vërtetë se shqipen e mësojnë si gjuhë të huaj dhe krenohen se e kanë shumë të pastër. Në fund të fundit këto janë fije të përziera. Analogjia e fijeve ka të bëjë me tezgjahun i cili herë pas here shfaqet në film dhe i cili përbën motori i dokumentarit. Në Gollobordë vazhdojnë të enden kostume dhe vendasit i veshin gjatë festave. Kjo është nder për ta. Zbukurimi me veshjet popullore nuk bëhet në mënyrë të detyrueshme. Kemi xhiruar një grua e cila punon në tezgjah. Ajo tregon se si gjatë gushtit, muajit të dasmave, ka shumë porosi. Kështu lindi ideja e titullit të filmit.”

Në dokumentari është xhiruar dasma në Gollobordë, ku ajo zgjat një javë. Gjatë stinës së verës beqarët kthehen nga kurbeti për të marrë nuse nga fshati. Dasma zhvillohet sipas zakonit vendas. Siç sqaron specialistja Tonçeva për gollobordasit dasma tradicionale është shumë e rëndësishme. Megjithëse vërehen edhe tendenca të reja, p.sh. fustani i bardh, në përgjithësi zakonet e vjetra ruhen. Ditën pasi nusja ka fjetur në shtëpinë e dhëndrit, ajo vishet me kostum. Filmi është xhiruar në 8 fshatra të populluara me sllavishtfolës. Këta janë Ostreni i Madh, Ostreni i Vogël, Trebishta, Vormica, Ginevec, Orzhanovo, Steblevo dhe Klenja.

Vesellka Tonçeva (djathtas)

“Xhirimet në vendbanimet e ndryshme kanë të bëjnë me histori të ndryshme, tha doc. Vesellka Tonçeva. Dasmën e kemi xhiruar në Ostrenin e Madh, në një fshat kemi dokumentuar xhami, kurse në tjetër – kishë. Njëra nga temat kryesore të dokumentarit është ajo e marrëdhënieve miqësore në mes të myslimanëve dhe të krishterëve. Edhe para vitit 1967, kur Enveri ka ndaluar fetë në Shqipëri, në Gollobordë të gjithë kanë bashkëjetuar në mënyrë paqësore. Bile pas ndryshimeve demokratike myslimanët dhe të krishterët e ndihmojnë njëri-tjetrin në rindërtimin e tempujve fetarë. Një temë tjetër i “Fijeve të përziera” është ajo e këngëve në Gollobordë. Interpretohen dy lloj këngësh. Femrat mbajnë mend interpretimet të cilat shoqërojnë ritet e ndryshme, kurse burrat interpretojnë këngë moderne të cilat i kanë mësuar në vende të tjera. Edhe sot gollobordësit janë punëtorë shumë të shquar të ndërtimit. Dikur ata kanë lëvizur në mënyrë të lirë në çdo qoshe të Perandorisë Otomane. Sot, p.sh., gollobordasit të cilët janë vendosur në Tiranë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në lagjen ku banojnë së bashku. Kur ta bësh pyetjen për të kaluarën, vendasit menjëherë kujtojnë kohën e Enver Hoxhës. Mirëpo, kujtimet janë kontradiktore. Kështu siç te ne, kur bëhet fjalë për regjimin komunist. Disa kujtojnë punën e vështirë në kooperativa dhe shpërblimet e pakta që kanë marrë. Të tjerë mbajnë mend, p.sh. se në atë kohë nuk janë shqetësuar për pasurinë, as për jetën e tyre. Normalisht çdo risi përbën në një farë mënyre edhe rrezik. Një grua nga Orzhanovo rrëfen se në atë kohë ka punuar në dyqanin e fshatit dhe duhej të shpinte paratë në Klenjë. Rrugën e ka bërë në këmbë në vazhdim të disa orëve. Pohon se kurrë nuk ka menduar se dikush do të rrëmbente dhe do t’ia merrte paratë. Vizionet ndaj së kaluarës gjithashtu janë fije të përziera. Nuk ka gjë të njëanshme dhe me rregull.”

Vitet e regjimit totalitar në Shqipëri janë të riprodhuara në dokumentar falë xhirimeve arkivore. Radio Televizioni i Serbisë ka dhënë disa materiale arkivore të kohës së Enverit.

“Dokumentari fillon dhe përfundon me personazhin e urtarit vendas. Ky është Fuat Tolja, në shtëpinë e të cilit ishim vendosur, kujtoi regjisorja Ekaterina Minkova. – Më pëlqen të bëjë xhirime në fshatra, sepse njerëzit sillen në mënyrë natyrore. Të xhiruarit në Gollobordë, ata që interpretojnë këngët dhe vallet, me të vërtetë kanë talent artistik. Hasëm pak vështirësi në komunikim. Ne kuptonim pothuajse çdo fjalë të së folmes. Për gratë vendase nuk ishte e lehtë të marrin vesh kur ne filluam të flisnim, derisa burrat kërkonin mënyra të ndryshme për të biseduar me ne. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe më la bërja e hallvës. U nxor një kazan i madh dhe u vë në zjarr. Jashtë temperatura shënonte 30-40 gradë dhe disa meshkuj pa ndërprerje trazonin përmbajtjen që të mos digjet hallva. Nevojiten sasi të mëdha të sheqerit, miellit dhe ullirit.”

Hallva shpërndahet mes gjithë fshatit. Kjo është mbrëmja e hallvës dhe e kumbarisë, kur të gjithë hiden në valle. Doc. Tonçeva tha se dukur hallva shpërndahej në dorë, kurse sot paketohet. Gjatë ditëve të përgatitjes së dasmës në familjen e dhëndrit sillen produkte të ndryshme për ta ndihmuar atë. Interesante është që në ditën e grurit në shtëpi mblidhen vetëm gra.

Mesazhi i cili përcjell dokumentari “Fijet e përziera të gollobordësve” është që shikuesi bullgar të njihet me këtë krahinë. Për mendimin e specialistes Tonçeva Shqipëria është një vend i cili po zhvillohet me tempe të shpejta dhe lidhja e Bullgarisë me të mund të jetë pikërisht Golloborda.

Fotografitë janë ofruar nga Vesellka Tonçeva

По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD