Më 4 janar të vitit 1878 Sofja u çlirua nga pushteti osman si rezultat i një sulmi ngadhënjimtar të Ushtrisë Ruse gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877 – 1878. Atë ditë nënrepartet e Krahut Perëndimor të Ushtrisë Ruse, në krye me gjeneralin Gurko hyrën në kryeqytetin e ardhshëm bullgar. Ky qytet me histori mijëvjeçare, shtruar në rrugën e rëndësishme nga Evropa Qendrore drejt Stambollit, ishte një nga qëllimet e sulmit rus në jug.
Më 12 dhjetor të vitit 1877 në fshatin Pordim të Bullgarisë Veriore u mblodh këshilli ushtarak i ushtrisë ruse në krye me perandorin Aleksandër II. Oficerët, që asistuan, duhej të zgjidhin çështjen e rëndësishme për kalimin e malit Stara Pllanina gjatë dimrit. Ndryshe nga teoria dhe praktika e atëhershme e betejave dhe veprimeve luftarake, ministri ushtarak gjeneral Miljutin bëri propozim, që papritmas për ushtrinë turke, repartet ruse të kalojnë përmes grykëve malore dhe të avancojnë më shpejtë te Rrafshina e Trakisë. Perandori rus ishte i shqetësuar nga ky propozim i guximshëm dhe reagoi me një dozë ngurrimi. Mirëpo, argumentet e gjeneralit Miljutin dhe oficerëve të terë e siguruan, se operacioni do të ishte i suksesshëm.
Reparti perëndimor i gjeneralit Gurko ishte i përkrahur me tri divizione dhe numëronte afro 71 400 veta dhe 318 topa. Qëllimi ishte, që trupat në krye me gjeneralin Gurko të kalojnë malin Stara Pllanina përmes grykës Arabakonashki, të shpartallojnë repartet e Sahkir Pashës dhe pasi do të pushtojnë Sofjen përmes luginës së lumit Marica të përparojë drejt Plovdivit, që të dalin në prapavijën e nënreparteve turke.
© Foto: stara-sofia.com
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..