Në udhëkryqin midis Azisë dhe Evropës, Bullgaria është një nga vendet, që ndodhen në udhën e mëndafshit nga atdheu i tij Kina deri te Kontinenti i Vjetër. Rritja e krimbit të mëndafshit dhe prodhimi i mëndafshit kanë një traditë të vjetër në Bullgari. Deri në fund të shekullit XX Bullgaria ishte në një nga vendet e para në Evropë dhe në vendin e tetë në botë për nga prodhimi i mëndafshit natyror për frymë të popullsisë. Ndërkaq jo vetëm për nga sasia, por edhe për nga cilësia.
Fabrika më e madhe e konfeksionit të veshjeve prej mëndafshi natyror në qytetin danubian Ruse, prodhonte kostume, këmisha, fustane elegante dhe të bukura. Krahas kësaj 90 për qind nga prodhimi i vet eksportonte në mbarë botën. Mirëpo, shkatërrimi i ekonomisë, që filloi në Bullgari pas rrëzimit të Murit të Berlinit, i zhduki të gjitha këto arritje. Në fakt për vitin 2010 për sasinë e mëndafshit natyror prodhuar në Bullgari, janë të regjistruara dy zero. Me këtë fakt nuk mund të pajtohen nga Klastëri “Koprina” – tog firmash, që janë me ambicien të rilindin lavdinë e vjetër të kulturës së rritjes së fshikëzave të krimbit të mëndafshit dhe të prodhimit të mëndafshit natyror. Kjo është një detyrë jo e lehtë, por e realizueshme, sipas përfaqësuesve të klastërit.
Për rilindjen e industrisë së tekstileve në Bullgari, e cila zhvillohej me prosperitet në të kaluarën, është e domosdoshme të rimëkëmbet prodhimi i lëndëve të para të domosdoshme për prodhimin e tekstileve si pambuku, mëndafshi natyror, leshi. Kjo industri në fakt siguron shumë vende të punës. Për rimëkëmbjen e industrisë së tekstileve dy faktorë luajnë rol të rëndësishëm. Në radhë të parë bota filloi të heqë dorë nga veshjet artificiale, që ishin në modë. Krahas kësaj në politikën e përbashkët bujqësore të BE-së tashmë parashikohen stimuj special për rimëkëmbjen e rritjes së pambukut dhe të fshikëzave të krimbit të mëndafshit. Në periudhën më të mirë Bullgaria për vit prodhonte 3 mijë tonë fshikëza të krimbit të mëndafshit.
© Foto: EPA/BGNES
Strategjia e hartuar nga Klastëri “Koprina” për rimëkëmbjen e prodhimit të mëndafshit natyror në Bullgari fillon me rivendosjen e sipërfaqeve të mbjella me pema të manit. Pikërisht ato janë baza ushqimore për rritjen e krimbit të mëndafshit. Është mirë, se klima e Bullgarisë është e përshtatshme për rritjen e pemëve të manit. Më shumë hollësi sjell kryetarja e Këshillit të Klastërit “Koprina” Millka Dimitrova: “Në Bullgari kanë mbetur më se 3 miliona pemë të manit. U bëjmë apel prodhuesve bujqësorë të kujdesen për ato pemë të vjetër dhe të bëjnë të gjitha punimet bujqësore për prodhimin e sasisë më të madhe të gjetheve, që janë të domosdoshme për ushqimin e krimbave të mëndafshit. Në sajë të këtyre pemëve të vjetra, që gjatë vitit 2013 do të krijohen mundësi në Bullgari të rriten shumë fshikëza të krimbit të mëndafshit. Pas vitit 2005 në fakt u krijuan edhe pemishte të reja të manit.”
Për garantimin e përkrahjes së politikës së përbashkët bujqësore evropiane për prodhimin e mëndafshit natyror, është e domosdoshme që fshikëzat të përpunohen kështu që prej tyre të merret lënda e parë e mëndafshit – e ashtuquajtura grezh, gjë që do të thotë fije mëndafshi të formuara me nxjerrjen e fijeve prej disa fshikëzave të krimbit të mëndafshit. Kjo për arsye se BE-ja jep subvencionime jo për rritjen e pemëve të manit ose për krimba të prodhuara, por për sasinë e fijeve të quajtura grezh. Prandaj klastëri është duke nxituar në ndërtimin e fabrikës së parë të përpunimit të fshikëzave të krimbit të mëndafshit. Ajo po ndërtohet në qytetin Bjalla Sllatina të Bullgarisë Veriperëndimore. Ky është rajoni, në të cilin klima është më e përshtatshme për rritjen e pemëve të manit.
Rajoni i Bullgarisë Veriperëndimore është më i varfri jo vetëm në Bullgari, por edhe më mbarë BE-në. A do të ndihmojë industria e rritjes së krimbit të mëndafshit për rilindjen e këtij rajoni? Kësaj çështjeje iu kushtua një diskutimi kushtuar rilindjes së rritjes së krimbit të mëndafshit dhe prodhimit të mëndafshit natyror në Bullgari. Programi i Klasterit “Koprina” parashikon, që gjatë vitit 2016 sasia e fshikëzave të krimbit të mëndafshit të arrijë nivelet e periudhës më të mirë të këtij prodhimi në Bullgari.
“Për gëzimin e të gjithë prodhuesve të fshikëzave të krimbit të mëndafshit gjatë vitit 2013 do të blejmë 360 tonët e parë të fshikëzave, ndërsa gjatë vitit 2014 parashikojmë të blejmë 700 tonë. Kulmi do të jetë gjatë periudhës së viteve 2015 dhe 2016, kur kemi ndërmend të blejmë nga 3 mijë tonë fshikëza të krimbit të mëndafshit – saktëson zonja Dimitrova. – Ky program është baza e planifikimit të prodhimit të fshikëzave të krimbit të mëndafshit gjatë viteve, dhe që këtu të marrjes së subvencionimeve në kuadrin e politikës së re të përbashkët bujqësore të BE-së.”
© Foto: EPA/BGNES
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..