Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Referendumet në Bullgari

Foto: Архив
Filloi fushata informative për referendumin “Të zhvillohet apo jo energjetika bërthamore në Republikën e Bullgarisë nëpërmjet ndërtimit të centralit të ri atomik?” Çështja është shumë aktuale në vend në një moment, kur shumica e popullsisë mendon se duhet të kërkohen vendime për prodhimin e elektroenergjisë më të lirë. Por shumë njerëz mendojnë se centrali i ri bërthamor nuk do ta bëjë rrymën elektrike më të lirë dhe nuk do të jetë i parrezikshëm për mjedisin rrethues. Votimi do të mbahet më 27 janar. Rregullat e këtij referendumi janë të njëjta me ato për zhvillimin e zgjedhjeve kombëtare – ato parlamentare dhe ato presidenciale. Dallimet kryesore janë dy. I pari: variantet e përgjigjes janë dy: “pro” dhe “kundër”. I dyti: në vend të propagandës tradicionale parazgjedhore, zhvillohet një fushatë informative, në të cilën pjesëmarrësit e regjistruar nuk janë parti politike, por tri komitete të iniciativës dhe një grup deputetësh.

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878 deri më sot ka pasur gjithsej njëmbëdhjetë referendume të planifikuara në lidhje me vepra të rëndësishme shtetërore dhe vendore, por në fakt kjo ka ndodhur tri herë. Propozimi i parë për zhvillimin e referendumit është nga viti 1878 nga Dragan Cankov – lider i Partisë Liberale, dhe i përket formës së udhëheqjes së vendit. Referendumi nuk u zhvillua, sepse çështja u zgjidh nga Fuqitë e Mëdha me Traktatin e Berlinit nga 1 korriku i vitit 1878, në të cilin ishte shënuar monarkia si forma e udhëheqjes së Bullgarisë. Kështu në vitin 1879 Kuvendi Popullor i Bullgarisë gërshetoi udhëheqjen monarkike me demokracinë parlamentare në Kushtetutën moderne të Tërnovos.

Referendumi i parë u zhvillua më 19 nëntor të vitit 1922 gjatë udhëheqjes së Bashkimit Popullor Agrar, në lidhje me zgjidhjen e çështjes të dërgohen apo jo në gjyq ministrat e disa qeverive, të cilët konsideroheshin fajtorë për katastrofat kombëtare të Bullgarisë në vitin 1913 dhe në vitin 1918. Gjatë 1913-ës Bullgaria filloi luftën e pasuksesshme kundër ish aleatëve të saj Serbia dhe Greqia. Edhe më e pasuksesshme ishte pjesëmarrja e Bullgarisë në Luftën e Parë Ballkanike. Pyetja u zhvillua sipas një ligji të posaçëm të miratuar nga pushtetarët dhe përmbante disa rregulla jo shumë demokratike. Për shembull, ministrat e shpallur ishin arrestuar që para zhvillimit të referendumit. Afro 927 mijë bullgarë morën pjesë në referendum. 647 mijë votuan “pro” fajit të ish ministrave. Procedura e gjykatës kundër tyre filloi, por së shpejti u ndërpre gjithashtu në një mënyrë jodemokratike nga qeveria e re e Aleksandër Cankovit, qeveri kjo e cila erdhi në pushtet me një komplot ushtarak më 9 qershor të vitit 1923. Më 8 shtator 1946 u zhvillua referendumi i parë me pasoja reale politike për Bullgarinë. U shtrua çështja për formën e udhëheqjes shtetërore – monarki apo republikë. Ndër motivet për këtë referendum ishte akoma një luftë e humbur – Mbretëria e Bullgarisë hyri në Luftën e Dytë Ballkanike si aleate e Gjermanisë naziste. Referendumi u zhvillua nga Fronti Patriotik, i cili përgatiti kushtet e vendosjes së udhëheqjes totalitare te ne. Udhëheqja republikane e Bullgarisë u miratua me shumicë të madhe prej pothuaj 93 për qind. Bullgaria u shpall Republikë Popullore. Pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989 u bënë prova për përgënjeshtrimin e rezultateve të referendumit. Por në fund të fundit forma e udhëheqjes – republika – u ripohua dhe u miratua në vitin 1991 në Kushtetutën tonë më të re. Ajo u votua nga Kuvendi i Madh Popullor, i zgjedhur me zgjedhje demokratike.

Në vitin 1968 Kuvendi Popullor mori vendim për përpilimin e Kushtetutës së re të Republikës Popullore. Gjatë muajit mars të vitit të njëjtë u zgjodh një komision për përpilimin e projektit të kushtetutës, në të cilin morën pjesë 78 deputetë me në krye Todor Zhivkov – liderin e Partisë Komuniste. Projekti u diskutua gjerësisht në shoqërinë bullgare, por pa pjesëmarrjen e subjekteve politike me pozita alternative dhe u miratua pasi u zhvillua referendum. Në votimin më 16 maj të vitit 1971 pothuaj 97 për qind e zgjedhësve përkrahën Kushtetutën e re. Ky ligj kryesor përmbante një sërë të drejtash dhe lirish për shtetasit bullgarë. Një pjesë e tyre, si e drejta e punës dhe e arsimit të lirë, respektoheshin. Tekstet e tjera, si liria e fjalës dhe e shtypit, mitingjet, de facto mbetën vetëm në letër. Shkaqet për këtë ishin udhëheqja totalitare e shtetit dhe neni i parë i Kushtetutës, i cili garanton rolin udhëheqës të Partisë Komuniste në pushtet.

Përveç këtyre referendumeve kombëtare, në Bullgari disa herë u miratuan ligje, të cilat rregullonin konsultime për disa çështje vendore. Për shembull në vitin 1909 u miratua “Ligji për pyetjen ndaj popullit për punët bashkiake”. Sipas tij në bashki mund të zhvilloheshin referendume mbi disa çështje, si ndërtimi i godinave shoqërore, i projekteve infrastrukturore, shitja e pronësisë bashkiake. Ligji u anulua në vitin 1934. Gjatë 2009-ës u miratua Ligji për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të shtetasve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen vendore, ligj ky i cili është aktual edhe sot. Në kuadrin e këtij ligji tashmë u zhvilluan konsultime në disa bashki mbi çështje të ndryshme, si për shembull për zhvillimin e projekteve me pasoja të diskutueshme për mjedisin, për shkëputjen e disa vendbanimeve nga bashkia. Pavarësisht nga dyshimet se referendumi nuk do të çojë në zhvillimin e energjisë bërthamore dhe në rezultate reale dhe pozitive, një sërë politologësh bullgarë mendojnë se ai do të ketë një rol pozitiv për zhvillimin e demokracisë së drejtpërdrejtë në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kolazh: Vergil Mitev
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD