Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me këngët e Radostina Kënevës – nga fshati Samuilovo deri te Las Vegasi

Foto: bg.wikipedia.org

Radostina Këneva është ndër këngëtaret më të shquara të muzikës folklorike nga krahina Trakia. Zërin e ka të pasur, interpreton me shumë stil dhe gëzon një përvojë të madhe në skenë. Pohon se publiku e frymëzon dhe i sjell optimizëm. Interpretimet e Radostina Kënevës janë emocionuese, me tekste tërheqëse e melodi të bukura. Një pjesë e madhe e repertorit të saj janë këngë autori. Këngëtarja popullore ka lindur në fshatin Samuilovo, në afërsi të qytetit Sliven, Bullgari Juglindore. Talentin në muzikë e ka trashëguar nga prindërit e saj. Radostina Këneva ka mbaruar shkollën muzikore të qytetit Kotel në degën e tamburit. Në atë kohë ajo ka bërë hapat e saj të parë në skenë. Është shoqëruar me interpretuesin popullor të krahinës Trakia, Denisllav Kehajov. Bashkë me të ka punuar shumë vite me radhë.

“Gjithmonë jam nxitur nga nevoja për gjërat e vlefshme, si dhe nga bindja se këto duhet t’i ruajmë për brezat e ardhshëm”, është e mendimit Radostina Këneva. Vite të tëra këngëtarja popullore ka bashkëpunuar me orkestra të ndryshme. Incizimet e para i ka bërë në Radion Kombëtare Bullgare më 1993 së bashku me grupin muzikor “Stralxha”. Ka dhënë koncerte jashtë vendit me formacionin “Bëllgari”. Më 1995 ka nxjerrë në treg albumin e saj të parë. Atëherë shkrimtari Borisllav Gerontiev e përshëndeti me këto fjalë: “Radostina Këneva shkeli pragun e artit folklorik me një zemër të pastër, si dhe me mendime të pastra për të dhënë kungim edhe neve. Unë jam njëri nga besimtarët në këtë tempull muzikor dhe ju sugjeroj të kënaqeni me këngëtaren, të besoni në të dhe ta përkrahni atë.”

Gjashtë vite me radhë Radostina Këneva është me banim në Las Vegas. Para se të vendoset në SHBA, ajo ka dhënë shumë koncerte andej. Turneun e parë e ka bërë më 1998, duke qenë soliste e grupit “Bëllgari”. Më pas është ftuar edhe katër herë të tjera. Koncertet i ka organizuar gajdexhiu Georgi Dojçev, bullgar me banim në SHBA.

Megjithëse është larg atdheut, Radostina Këneva vazhdon të prezantojë këngët bullgare. Krahas interpretimeve popullore, ajo merret me bizhuteri. Këngëtarja thotë se dy profesionet që ushtron kanë ngjashmëri. I pëlqejnë takimet me njerëzit. Duke prezantuar folklorin bullgar, Radostina ka për qëllim ta bindë publikun e huaj në cilësitë e tij. E ngjashme është detyra e saj, duke shitur gurët e çmuar.

© Foto: arkiv personal

Radostina Këneva ndihet e lumtur me dy profesionet e saj.

“Pata fat se gjeta punë ku të komunikojë me njerëzit, tha këngëtarja popullore. – Si duket, e kam prirje atë. Për mua është një kënaqësi e madhe që të bisedojë me njerëzit dhe t’ua jap energjinë pozitive që kam. Stolitë të cilat shes janë të punuara me diamante. Përvoja ime si artiste më ndihmon. Gjithsesi këngët popullore nuk i kamë lënë pas. Ato janë brenda meje. Nuk ka lidhje, ku shkon njeriu, ai gjithmonë mban shpirtin e vet. Vitet e fundit punoj dendur me djalin tim. Ai gjithashtu merret me muzikë. Japim koncerte dhe kujdesim për zërin në dy galeri ku ekspozohen veprat e piktorëve nga Evropa Lindore. Muzika përbën një ndërmjetës në mes të arteve të ndryshme. Vizituesit e galerive mund të shijojnë artin e piktorëve nga Polonia, Çekia, Bullgaria dhe Rusia dhe njëkohësisht të njihen edhe me muzikën tonë.”

Më 2003 në fshatin Samuilovo Radostina Këneva themeloi një konkurs për interpretues të rinj të muzikës popullore. Deri tani janë mbajtur katër edicione të tij. Edicioni i fundit u dha më 2006. Sot këngëtarja popullore mendon se si ta vazhdojë organizimin e konkursit.

“Më vjen mirë se mund të jetojë në dy vendet pavarësisht nga distanca, pohoi Radostina Këneva. – Kam nevojë të jem afër pemëve dhe luleve aq të dashura për mua në fshatin ku kam lindur. Isha jashtëzakonisht e lumtur se sivjet festova ditët e Krishtlindjeve me familjen.”

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO, do të përmbyteni në krahinën folklorike Trakia, duke shijuar zërin e këngëtares popullore Radostina Këneva.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD