Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ichak Finci u dekorua nga Sofia Film Fest për kontributin e tij në artin e shtatë

Foto: BGNES
Më 7 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje filloi aktiviteti më i madh kinematografik i vitit – Sofia Film Fest. Në hapjen e tij aktori i madh bullgar Ichak Finci mori çmim për kontributin e tij në artin e shtatë. Gjatë prillit ai do të mbushë 80 vjeç. Mbi 70 janë rolet e tij në kinema, si në filma bullgarë, ashtu dhe në filma të huaj. Ka shumë role dhe në skenën teatrale. Icko Finci është dhe muzikant – i bie violinës, pianos, fizarmonikës.

Në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje paraqitet filmi “Numërimi i lepujve të egër”, në të cilin aktori luan rolin e një specialisti të statistikës, të ngarkuar me këtë detyrë të rëndë. Gjatë edicionit të sivjetshëm të Sofia Film Fest paraqitet dhe premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Vera”, i cili mori çmimin prestigjioz “Vitjazi i artë” në festivalin me të njëjtin emër në Rusi. Në këtë film Finci luan rolin e një profesori nga Sorbona. Në vigjilje të përvjetorit të tij të 80-të ai merr një letër nga një grua, të cilën nuk e ka parë nga 50 vjet. Kjo është dashuria e tij e madhe Vera... Skenaristja, regjisorja dhe operatorja e filmit është Liza Boeva.

“Filmi u xhirua në Paris dhe Amboaz të Francës, si dhe në Itali: në Firence, Bolonjë, Vinçi – na tregon aktori. – Më pëlqeu tregimi i Lizës, mbi të cilin e xhiruam filmin. Ky është tregimi – monolog i një intelektuali. Protagonisti im është një njeri, i cili fsheh ndjenjat e veta – madje nga vetvetja, i cili lufton kundër dhimbjes së tij dhe nuk lejon për t’u parë dinjitetet e tij.”

Ndoshta një prej shkaqeve për suksesin e filmit “Vera” në Rusi është fakti se Finci i lexon vetë titrat në rusisht. Që në rininë e tij aktori ka marrë pjesë në një program televiziv një herë në javë, në të cilin u ka dhënë dëgjuesve mësime të gjuhës ruse. “Në qoftë se ulemi me njerëz të moshës sime, unë edhe tani mund t’ia bjerë fizarmonikës, ose pianos një sasi të madhe këngësh sovjetike nga filma të ndryshëm – thotë Ichak Finci. – Përpiqem të mos lavdërohem vetë, por është vështirë. Kisha një të afërm, i cili pasi mbushi nëntëdhjetë e nëntë vjeç vazhdimisht lavdërohej, që të mirëmbante në këtë mënyrë tonusin. Tani vetëlavdërimi është një sjellje e zakonshme dhe mund të shihet kudo. Mendoj se u detyrohet reklamave televizive.”

Ichak Finci thotë se edhe tani do që të ketë role në kinema. Para pak kohe aktori ka parë filmin e Hankes “Dashuria”, i cili fitoi çmimin “Oskar” për film në gjuhë të huaj. Atëherë, duke parë rolin e shkëlqyeshëm të Trentinjanit të moshuar, i ka thënë vetes: “Të mund ta bësh këtë në një moshë të përparuar nuk është keq”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD