Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektet ndërkombëtare të grupit “Deep Zone Project”

Grupi “Deep Zone Project” dhe këngëtarja Joana prezantuan Bullgarinë në konkursin e Eurovisionit në Beograd.
Foto: BGNES

Viti 2012 ishte shumë i suksesshëm për grupin “Deep Zone Project”. Interpretimi i tij “I love my DJ” u dekorua në kategorinë e këngës më të mirë DJ në ndarjen e Çmimeve Vjetore të Muzikës së Klubit.

“E vlerësojmë lart këtë se për ne votuan mbi 20 mijë veta. Jemi mirënjohës për ndihmën e fansave tanë. Nuk do t’i zhgënjejmë kurrë. Le ta ruajmë magjinë e cila ekziston në mes nesh.” Këtë koment “Deep Zone Project” e ka hedhur në faqen e tij zyrtare në internet. Grupi është themeluar më 1998 në qytetin bregdetar Varna. Albumi i tij i parë “Eja, lind” u prit shumë mirë nga dëgjuesit dhe kënga me të njëjtin titull, ku merr pjesë dhe prezantuesi shakaxhi Kamen Vodeniçarov, shpejt zuri vendet e para të klasifikimeve muzikore.

“Deep Zone Project” vazhdimisht merr pjesë në festivale, mbrëmje në klube dhe koncerte në SHBA, Britani të Madhe, Portugali, Maltë etj. Gjatë 2007-ës grupi përfaqësoi Bullgarinë në Konkursin e Këngës “Eurovizion”. Interpretimi “DJ, take me away” u bë një hit i vërtetë.

© Foto: deepzoneproject.com

Nadja – këngëtarja e re e “Deep Zone Project”

Viti 2012 i solli “Deep Zone Project”-it disa ndryshime profesionale. Grupi firmosi kontratë me një kompani të madhe muzikore në Rumani. Po ashtu tani grupi gëzon një voklaiste të re – Nadja. “Ajo është nga qyteti i Varnës ku ka mbaruar shkollën muzikore – sqaron DJ Dian Solo. – Disa vite me radhë ka interpretuar në korin “Dobri Hristov”. Nadja u popullarizua pasi mori pjesë në konkursin e 2008-ës “Këndo bashkë me mua”. Në skenën e konkursit ajo u prezantua me ish-vokalistin e grupit “Te”, Ljubo Kirov. Më 2011 kur vokalistja e atëhershme e “Deep Zone Project”-it, Joana, u largua nga grupi, ne organizuam një konkurs. Nadja u përgjigj kërkesave tona – këndon shumë mirë live, vizionin e ka të bukur dhe shqipton drejt fjalët në anglisht.”

Në mars u promovua kënga “Askush tjetër”, në të cilën “Deep Zone Project” interpreton së bashku me reperin Krisko. Kjo këngë dhe 9 kompozime të tjera do të përfshihen në albumin e ri të grupit. Albumi ende nuk ka titull. Ai do të nxirret në dy variante – në CD dhe me version digjital për t’u shkarkuar legalisht nga interneti. “Besojmë se verën do ta përfundojmë albumin dhe do të kënaqim publikun me muzikë të bukur bullgare – thotë DJ Dian Solo. – 2013-ën kemi shumë koncerte. Shpeshherë na ftojnë në klube të ndryshme dhe diskoteka. Më 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit, dhamë një koncert në sallën “Hristo Botev” në kryeqytet. Gjatë marsit bëjmë turne nëpër qytetet e mëdha të Bullgarisë. Në fillim të prillit do të udhëtojmë për në Rumani dhe pas kësaj, do të shkojmë në Brazil.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD