Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhërrëfyesi në Limesin Romak të Danubit

Muri i kështjellës së dikurshme romake Durostorum
Foto: bg.wikipedia.org
Një udhërrëfyes nëpër rrjedhën e poshtme të Danubit dhe më saktë nëpër kufirin tonë të dikurshëm me Perandorinë Romake do të tërheqë turistët ndaj trashëgimisë sonë të pasur nga e kaluara. Projekti është i Muzeut të Ruses dhe është miratuar në një konkurs të Qendrës Shkencore Amerikane, Fondacionit “Amerika për Bullgarinë” dhe The Field Museum në Çikago. Ai do të realizohet gjatë këtij viti dhe vitit tjetër.

Veprimtaritë kryesore janë lidhur me shënimin e objekteve, kryesisht të kështjellave nga Limesi i Danubit. Parashikohet gjithashtu një modul arsimor dhe krijimi i një loje për kërkimin e artefakteve. Projekti është lidhur drejtpërsëdrejti me detyrat e Kongresit Ndërkombëtar të Arkeologjisë Romake, i cili u zhvillua vitin e kaluar në Bullgari. Qëllimi është rritja e nivelit të njohurive për lumin Danub dhe Limesin Romak dhe shndërrimi i objekteve arkeologjike në destinime turistike.

“Pikërisht kështjellat nëpër lumin Danub e përshkruajë më mirë këtë limes romak – shpjegon doc. Nikollaj Nenov, drejtor i Muzeut Historik Regjional në Ruse. – Në Ruse kemi një kështjellë të tillë “Seksaginta Prista”. Afër qytetit të sotëm Svishtov ndodhet polisi romak Nove. Në vendin e kështjellës së dikurshme romake dhe qytetit të madh Durostorum ndodhet qyteti i sotëm Silistra. Afër Tutrakanit gjithashtu ka mbeturina. Ky rajon është shumë i rëndësishëm sot, sepse është studiuar mirë, kurse vetë kështjellat ndodhen në një mjedis urban, gjë që u siguron vizituesve akses te kjo pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare. Për shembull kështjella “Jatrus” te grykëderdhja e lumit Jantra studiohet tashmë 40 vjet nga ekipe bullgare dhe gjermane dhe shpresojmë të ketë interes nga ana e turistëve. Ka shumë vende të panjohura nëpër rrjedhën e Danubit dhe është e rëndësishme se si ato të jenë të pranishme këtej e tutje në hartën turistike të Bullgarisë. Muzeu i Ruses bashkë me Bashkinë e Ruses dhe partnerët nga Austria dhe Gjermania do t’u japin mundësi të gjithë udhëtarëve në afërsi të lumit të përdorin një software, i cili mund të merret falas nga smartfoni i tyre. Në saje të këtij softueri ata do të mund t’i shohim kështjellat, po ta drejtojnë celularin ndaj mbeturinave arkeologjike.

Ky udhërrëfyes do t’i përshkruajë kështjellat e vjetra dhe krahinat historike. Ndërkohë, do të paraqitim dhe kuzhinën tradicionale të kësaj krahine. Do të provojmë dhe disa prej recetave nga koha romake. Kemi dhe një projekt të lidhur me arsimimin muzeor. Jemi duke përgatitur një libër, me të cilin duam t’i bindim adoleshentët se muzeu është një vend interesant, i cili duhet vizituar të paktën një herë në jetë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Svetllomira Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD
Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD